Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

110 vjet nga lindja e kompozitorit Georgi Dimitrov

Kolazh: Vergil Mitev

Në fillim të majit mbushen 110 vjet nga lindja e kompozitorit dhe dirigjent prof. Georgi Dimitrov – themelues i shkollës korale bullgare si dhe të asaj të dirigjimit. Rruga e tij jetike fillon nga qyteti i bukur malor Bellogradçik. Ai është rritur në familjen e muzikantëve, dhe prandaj dhe interesi i tij ndaj artit paraqitet që në moshë fare të vogël. Shumë shpejt përparon me violinën, shkruan vjersha, pikturon.

Në një intervistë të ruajtur në “Fondin e artë” të Radios Kombëtare Bullgare, Georgi Dimitrov kujtohet: “Fillimisht fillova të merrem me violinë, sepse që të gjithë në shtëpi e kishim këtë instrument. Bëja prova të kompozoj akoma si nxënës-shkrova një kuartet “Një mbrëmje verore në fshat” për katër violina. Këtë krijim fare naiv e krijova pas një ekskursioni deri tek shpella Magura. Ja tregova profesorit tim në  konservatorin në Varshavë, që të mund të shikoj sesi në një vend të larguar nga çdo lloj qytetërimi muzikor, mund të lindin ide. Atëherë unë bile nuk i njihja ligjet e harmonisë dhe të kontrapunkteve. Më vonë në konservator qesh një violinist shumë i mirë. Paralelisht me këtë fillova gjithnjë e më shumë të dua krijimtarinë vokale, mbase nën ndikimin e prindërve të mi të cilët këndonin dhe kryesonin kore. Në konservator i jepet një përparësi më të madhe muzikës instrumentale, baza vokale mbetet në plan të dytë. Por më vonë e kuptova se jashtëzakonisht shumë më ndikon ngrohtësia e zërit njerëzor. Asnjë lloj instrument nuk mund të zëvendësojë çdo një dridhje, të cilën ai është i aftë ta transmetojë. Kjo dashuri mbizotëronte gjithnjë e më shumë dhe unë vendosa se duhet të përqendroj të gjithë krijimtarinë time ndaj muzikës vokale dhe para së gjithësh drejt artit koral. Mendoj se zërat e këngëtarëve bullgar kanë një vitalitet të veçantë dhe një forcë të brendshme. Muzika instrumentale po kështu ka dinjitetet e veta  të mëdha por kjo është çështje të shijes dhe të pasionit.”

Më shumë se 10 vjet Georgi Dimitrov jeton jashtë Bullgarisë, ku më gjatë jeton në Poloni. Në Varshavë drejton korin e studentëve bullgar “Hristo Botev”.

Pavarësisht se e ndajnë qindra kilometra nga Bullgaria, patriotizmi i kompozitorit nuk dobësohet aspak. “Nuk mund të gjeja në asnjë vend tjetër, atë që gjeja në atdhe. Kisha një miqësi të mirë me Ljubomir Pipkovin, pavarësisht se ai mësonte në Francë, kurse unë në Poloni. Gjatë takimeve tona ne gjithmonë kemi ndarë dashurinë ndaj atdheut-kujtohet muzikanti i njohur.

Potenciali i madh krijues i Georgi Dimitrovit shpërndahet në shumë drejtime-kompozitor, dirigjent, pedagog. Në vazhdim të 8 vjetëve ai ka qenë sekretar artistik i operës së Sofjes. Brezi më i vjetër i muzikantëve e kujton Georgi Dimitrovin si kompozitor i këngëve korale, krijimet e të cilit dhe sot e kësaj dite janë të pranishme në repertorin e koreve bullgare.

Maestroja vdes gjatë vitit 1979, duke lënë për brezat e ardhshëm një krijimtari të madhe. “Autori gëzon më tepër atëherë kur dëgjon krijimet e veta të interpretohen nga ata drejt të cilëve janë drejtuar. Mendoj se, çdo një nga krijimet e mia, i cili ka arritur deri tek zemrat e dëgjuesve, ka vlerë” – fjalë këto të Georgi Dimitrovit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD