Shpjegime, saktësime dhe diskutime rreth ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Jugore” u zhvilluan ditët e fundit midis Sofjes dhe Brukselit. Tensioni u shkallëzua, pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë kundër ndërtimit të gazsjellësit. Lidhur me këtë u zhvillua një takim midis ministrit të ekonomisë Dragomir Stojnev dhe komisionarit evropian të energjetikës Gjunter Jotinger. Pas diskutimve të dy ata dolën me interpretime të ndryshme. Komisioni Evropian akuzoi vendin tonë, se nuk e respekton legjislacionin e bashkisë dhe shtoi, se ka ndërmend të vendosë sanksione. Sofja zuri pozitën e fortë, se projekti “Rryma Jugore” do të realizohet. Kështu Bullgaria për herë të parë u kërcënua në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Brukseli, ndërsa qeveria bullgare u konfrontua haptazi me Komisionin Evropian.
Molla e sherrit
Parlamenti Bullgar miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin e Energjetikës, me të cilët pjesa detare e gazsjellësit “Rryma Jugore”, e cila depërton 24 kilometra në territorin e Bullgarisë do të konsiderohet interkonektor. Qëllimi është të ndryshohet statusi juridik i kësaj pjese të gazsjellësit, kështu që ai të përjashtohet nga legjislacioni energjetik evropian. Komisioni Evropian reagoi ashpër, sepse terminali, i cili do të dalë në territorin bullgar, domethënë edhe evropian, do të shfrytëzohet vetëm nga “Gazpromi”. Dhe kjo është në shkelje të Pakos së Tretë Energjetike të BE-së.
“Rryma Jugore” kurrë nuk ka qenë prioritet të BE-së
Kjo është pozita e Komisionit Evropian, i cili ka ndërmend të realizojë korridorin jugor të gazit nga rajoni i Detit Kaspik. E drejta e BE-së shtrihet edhe mbi ujërat territoriale bullgar, deklaruan nga ekipi i komisionarit evropian të energjetikës, të shqetësuar nga ndryshimet ligjore në Bullgari në favor të ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Jugore”. Brukseli prapë kërcënoi Bullgarinë me sanksione, në se nuk do të respektohet legjislacioni evropian. Për më tepër se Sofja i siguron “Gazpromit” preferenca tatimore për ndërtimin e tubacionit të gazit, gjë që gjithashtu është në shkelje të ligjit të bashkisë.
“Rryma Jugore” nuk do të ndalohet
Kjo është pozita bullgare, shprehur nga ministri i ekonomisë Dragomir Stojnev menjëherë pas takimit të tij me zotin Jotinger. Ministri bullgar është kategorik, se Bullgaria nuk shkel rregullat e BE-së. “Rryma Jugore” ka rëndësi jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për mbarë Evropën, u argumentua ministri bullgar, duke dhënë si shembuj Italia dhe Austria, të cilat kanë aspirata, që projekti të vazhdojë edhe në territoret e tyre. Bullgaria do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” në territorin e vet gjatë këtij viti. Dhe kjo për arsye, se “Rusia është partnere strategjike e Bullgarisë”, theksoi ministri.
Përgjigja e “Gazprom”-it
Ndërtimi i gazsjellësit “Rryma Jugore” në Bullgari dhe Serbi do të fillojë gjatë kësaj vere. Vendosja e tubacioneve do të fillojë gjatë majit. “Vetëm “Rryma Jugore” mund t’i sigurojë Evropës garanci suplementare për siguri energjetike”, komentoi shefi i “Gazprom”-it Aleksej Miler. Gjatë vjeshtës do të fillojë vendosja e tubacioneve në pjesën detare, ndërsa gazi i parë do të lëshohen në fund të vitit 2015.
Konfrontimi me Brukselin
Pse qeveria hyri në një konfrontim direkt me Brukselin, pasi Komisioni Evropian kurrë nuk ka thënë, se do të ndalojë “Rrymën Jugore”. Përkundrazi presioni nga Brukseli ishte, që “Gazpromi” të insistojë për përjashtimin e projektit nga reglamenti evropian – kështu siç ndodhi me “Rrymën Veriore”. Kriza në Ukrainë ndryshoi drejtimin e erës. Moska filloi të ushtrojë presion mbi Bullgarinë, se mund të ndërrojë trasenë e gazsjellësit në territorin e Rumanisë ose Turqisë. Bullgaria nuk ka dëshirë të humbë para për ekonominë e vet, ndërsa Komisioni Evropian përpiqet të ndëshkojë Moskën për Kievin. Kështu u arrit te një përplasje kokë më kokë.
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..