Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryengritja e Prillit dhe sakrifica e Canko Dystabanovit

БНР Новини
Monumenti i Canko Dystabanovit në Gabrovo
Foto: arkiv

Para 138 vjetëve shpërtheu Kryengritja e Prillit që ishte kulmi i luftërave nacional-çlirimtare të bullgarëve kundër robërisë otomane pesëshekullore. Kryengritja e vitit 1876 tërhoqi vëmendjen e Evropës ndaj vuajtjeve dhe sakrificës së bullgarëve. Dy vjet më vonë me ndihmën e Rusisë bullgarët u çliruan. Njëri nga pjesëmarrësit e shumtë në këtë kryengritje ishte Canko Dystabanov. Edhe sot e kësaj dite mbahet mend fjalimi i tij i zjarrtë para gjykatës turke para se t’i vihej litari. “E jotja tanimë përfundoi. Evropa nuk ju duron më dhe së shpejti do t’ju përjashtojë nga harta.”

Kryengritja shpërtheu më 20 prill 1876 dhe sipas stilit të ri më 2 maj në qytetin Koprivshtica. Disa muaj para kësaj date revolucionarët bullgarë e kishin ndarë vendin në 4 qarqe revolucionare. Ndër aktivistët më të shquar dallohen Hristo Botev, Stefan Stambollov, Stojan Zaimov, Georgi Benkovski, Panajot Vollov, Zahari Stojanov etj. Kryengritja shpërtheu shpejt dhe papritur, sepse pushteti turk kishte marrë vesh për synimet e bullgarëve. Mijëra ushtarë turq dhe bashibozukët nisën t’ua vinin flakën vendbanimeve kryengritëse. Rreth 30 mijë bullgarë u vranë. Për një pjesë të mizorive sot kujtojnë kafkat e të vrarëve me thikë në kishën e Batakut ku revolucionarët ishin fshehur për ta shpëtuar veten e tyre. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit kryesorë të kryengritjes ishin vrarë, të tjerët ishin varur në trekëmbësh ku u vinte keq vetëm për një gjë – se nuk do të shihnin Bullgarinë e çliruar. Për bullgarin e madh Canko Dystabanov rrëfen përgjegjësi i Muzeut Historik në Gabrovo, z. Rosen Josifov.

Снимка“Canko Dystabanov ka lindur me 13 maj 1843-ës në Gabrovo. Rrjedh nga një familje e pasur. Shtëpia e familjes është mes më të bukurave në stil rilindës dhe gjendet në qendër të qytetit. Canko Dystabanov ka pasur tre vëllezër dhe pesë motra.”

Në vitin 1862 ai ka mbaruar shkollën e Gabrovos dhe filloi të merrej me mirëmbajtjen e pronave familjare. Forca e tij më e madhe ishte vetedukimi. Njohuritë e tij ishin për çudi të bashkëkohorëve të tij. Canko Dystabanov ka folur frëngjisht, italisht, greqisht, turqisht dhe rusisht. Ka qenë specialist i së drejtës fetare turke. Gjatë vizitës së tij dyvjeçare në Stamboll ka ndjekur ligjëratat në Kolegjin Robert. Ka përkthyer Kodin e Napoleonit nga turqishtja në greqishte dhe bullgarishte. Në Gabrovo ka qenë mësues dhe është bërë anëtar i gjykatës vendase. Canko Dystabanov ka qenë i bindur se me anë të kryengritjes nuk mund të luftohet kundër një perandorie dhe se në çlirimin duhet të ndërhyjnë forcat e huaja. Në vitin 1876 ai është hedhur në hovin revolucionar.

“Canko Dystabanov është bërë anëtar i Komitetit Revolucionar të Gabrovos dhe u përzgjodh në krye të çetës vendase, sqaron specialisti Josifov. – Ai e ka marrë përsipër këtë përgjegjësi, megjithëse ka qenë në dijeni se veprimet revolucionare do të çonin në sakrificë të madhe e cila ndoshta nuk do të korrte suksesin e pritur. Duke qenë në krye të çetës së Gbarovos Canko Dystabanov është përqendruar në mbrojtjen e popullsisë vendase nga turqit. Më 2 maj çeta është grumbulluar në Manastirin e Gabrovos dhe më 9 maj aty janë zhvilluar beteja të mëdha. Çeta dallohej me manovrimet e veta, megjithëse vojvodëve u mungonte përgatitja ushtarake profesionale. Sepse nuk kanë arritur t’i rezistonte armikut çeta bullgare i është drejtuar malit Ballkan, duke u vendosur në majën Maragidik. Në betejën e fundit Canko Dystabanov e ka plagosur dorën e majtë. Me disa miq ai nisi të vërtitej malin. Më 16 maj për shkak të plagës së hapur Canko Dystabanov u kap nga turqit.”

Duke qëndruar para gjykatës turke, ai ka mbajtur një fjalim të zjarrtë, i cili fjalim është shkruar në memoaret e një bullgari, anëtar të Gjykatës së Qarkut të Veliko Tërnovos. Rosen Josifov rrëfen:

“Disa ditë para ekzekutimit turqit ia kanë drejtuar revolucionarit bullgar: “O, efendi Canko, ti je mjaft i mençur, di historinë dhe shkencat e tjera, njeh armët tona, forcën tonë, atëherë pse nuk e paramendove përfundimin e kryengritjes, si e kishe imagjinuar se pak njerëz si ju do të luftonin kundër një shteti të fortë si i yni? Më vjen çudi se si pikërisht ti ndërmori këto veprime të çmendura dhe u bë rebel?” Duke u çuar në këmbë, Canko Dystabanov u përgjigj shpejt: “Unë di shumë mirë se shtetin e keni të madh, se arma dhe ushtria janë në favor të tuaj, se me anë të forcës nuk do të arrijmë t’ju mposhtim. Por e di gjithashtu edhe se ju jeni barbarë dhe tiranë, se për shkak të kryengritjes do të lëndoni banorët e pafajshëm dhe paqësorë. Qëllimi ynë nuk ka qenë t’ju mundim me anë të forcës, por vetëm të mbrohemi nga mizoritë për të cilat do të kompensoni para gjithë botës së arsimuar. Qëllimin tonë tanimë e kemi arritur. Duhet të dini se e gjithë Evropa nuk ju duron më dhe së shpejti do t’ju përjashtojë nga harta. Prandaj më mirë të ikni për në Azinë e Vogël. E jotja tanimë përfundoi.”

Më 15 qershor 1876 Canko Dystabanovit i vihej litari. “Për mua ky trekëmbësh nuk është turp” – janë fjalët e fundit të revolucionarit të madh. Për sakrificën e heronjve sot kujton monumenti i revolucionarëve të vdekur në Kryengritjen e Prillit i cili monument gjendet në qendër të Veliko Tërnovos, në sheshin para kodrës Carevec.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD