Bullgari është tip i cili gjithmonë le të holla anash dhe kursen për ditë të vështira. Bullgarit i pëlqen të mbajë të hollat në vend të sigurt. Shtresa e mesme e shoqërisë bullgare preferon depozitën bankare. Ky është një variant i mirë, duke pasur parasysh interesin e favorshëm megjithëqë u vë taksë mbi të ardhurat e kursyera. Arsye tjetër që të jetë bullgari kursimtar ishte kriza e cila na bën të ndihemi jo të sigurt dhe të harxhojmë kot.
Kohët e fundit depozitat bankare të personave fizikë tejkaluan 19 mlrd euro që është me 11% më shumë në krahasim me një vit më parë. Mirëpo, statistika tregon se mezi 33% e popullsisë bullgare bën depozita në bankë. Në vit një bullgari i bien mesatarisht nga 200 euro të kursyera. Kur të përfshihen po ashtu dhe kursimet e firmave, depozitat arrijnë shumën rekord prej 29 mlrd eurove. Le të rikujtojmë se PBB-ja për vitin 2013 ishte gati 40 mlrd euro, pra kursimet në Bullgari tejkalojnë 72% nga PBB-ja e shtetit.
Interesante është se çfarë bëjnë bankat me këto depozita. Si duket nuk i mbajnë në arkën-trezor të bankës sepse kjo nuk sjell fitim. Nëse merret parasysh kreditë e lëshuara, pothuajse të gjitha kursimet shkojnë për kreditimin e biznesit dhe të ekonomive. Shuma e kredive arrin 27 mlrd euro kundrejt kursimeve në vlerë 29 mlrd euro. Prandaj bankat në Bullgari janë në gjende të mirë – ato nuk mbajnë “para të ngrira”.
Nuk dihet me siguri a do të vazhdojë kjo tendencë e cila tendencë varet nga nivelet e interesit. Derisa vitin e kaluar interesi mesatar ishte 3.76%, nga janari i 2014-ës vërehet një tendencë e qëndrueshme e pakësimit të nivelit të tij dhe aktualisht ky është rreth 3%. Kjo do të thotë se depozitat nuk janë aq atraktive se përpara dhe njëkohësish bëhen më të lira për bankat të cilat nuk interesohen për resurs të ri financiar sepse janë mjaft likuide. Ekspertët janë të mendimit se po të rrihet ekonomia përsëri do të kërkohet kreditimi dhe bankat duhet të jenë më atraktive për sa i përket interesit dhe të tërheqin resurs të ri financiar.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..