Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjiri i Pomorisë dhe Malet Lindore Ballkan – një gamë e pasur e turizmit detar e SPA, e atmosferës rurale e natyrës jashtëzakonisht të bukur, dhe e udhëtimeve të gustatorit

БНР Новини
Foto: Rumjana Cvetkova

Ujëra të pastra si kristal, bregdet i pa fund, fenomene shkëmbore, shtigje ekologjike në mes të natyrës së virgjër, procedura SPA, zakone dhe tradita autentike, shije e verës dhe e gjellëve tradicionale. Këto janë vetëm pak nga mundësitë për pushime dhe argëtim që ofrojnë Gjiri i Pomorisë dhe Malet Lindore Ballkan ku përfshihen baskitë Pomorie, Ajtos dhe Ruen. Në tri plazhet e qytetit të Pomorisë mund të ushtrohen ski në ujë, xhet-ski, të bëhen shëtitje me barkë pedalo dhe fluturime me deltaplan. Vizituesit e plazheve po ashtu mund të shijojnë muzgjet e bukura të mbrëmjes dhe të bëjnë shëtitje me kroçera turistike. Kombinimi i detit, diellit, finjës dhe i baltës kuruese ia kanë fituar qytetit emrin e njërit nga vendpushimet më të shquara SPA. Pomorie është qendra më e madhe e rehabilitimit në Ballkan ku ofrohen procedura të ndryshme relaksuese. Në këmbët e Maleve Lindore Ballkan atraksionet nuk mungojnë. 

“Interesante për turistët e huaj janë traditat dhe zejet bullgare në fshatra, rrëfen znj. Sonja Enillova, kryetare e Asociacionit Turistik në Burgas. – Një atraksion është bërja e limonadës në fshatin Koziçino i cili fshat gjendet në kurrizin e Maleve Lindore Ballkan. Bërësit e limonadës aty e ushtrojnë këtë zeje duke punuar me një makinë të posaçme e cila është e vetmja ekzistuese për nga lloji i saj në vend dhe është 200 vjeçare. Turistët po ashtu mund të bëjnë shëtitje me karroca të cilat tërhiqen nga kalë ose gomar, të shohin se si punohet me lesh dhe të vizitojnë një mulli me erë. Të interesuarit mund të vizitojnë baxhon e Bashkisë së Ruenit ku të mësojnë se si përgatitet kosi dhe djathi, po ashtu të degustojnë nga këto produkte ekologjikisht të pastra. Këtu janë të ruajtura shumë nga traditat e vendasve, 80% prej të cilëve janë me prejardhje turke. Shumë interesante janë ritet që kryhen gjatë festave të ndryshme fetare kur në shtëpi gatuhen ëmbëlsira si bakllava dhe kadaif. Tërheqëse është po ashtu dhe “gara e pehlivanëve” e cila garë zhvillohet mes popullsisë turke. Fituesit të garës i shpërndahet një qengj i tërë.”


Në Bashkinë e Ajtosit ka shumë mundësi për turizëm ekstrem, zhytje në shpellë dhe fluturim me deltaplan. Në afërsi të fshatit Poroi gjendet e vetmja pistë me rërë e motoçiklizmit në Ballkan ku organizohen gara ndërkombëtare. Në qytetin e Ajtosit gjendet kompleksi etnografik “Genger” i cili kompleks vizitohet dendur nga turistët rusë dhe ata skandinavë. Fjala “genger” rrjedh nga gjuha arabe dhe do të thotë lloj gjembi. Ky i fundit arrin gjatësi 4 metrash dhe haset vetëm në shkëmbinjtë e Ajtosit. Në fakt “genger-i” mbron shkëmbinjtë nga erozioni.


“Në qendër të kompleksit etnografik gjendet shtëpia e cila pasqyron jetën e përditshme të zjarrit mesatarisht të pasur të shekujve XIX-të e XX-të, rrëfen ciceronia Tanja Angellova. – Kjo shtëpi ka ekzistuar në një fshat të afërt dhe është rikrijuar në kompleks. Në të shihen sende shtëpiake të renditura në mënyrë autentike, si dhe vegla bujqësore. Rreth e rrotull shtëpisë ka një bakërishte, një punishte poçarie dhe një punishte për shporta. Vizituesit mund të provojnë nga buka e përgatitur me dorë dhe vetë ata të mësojnë ta gatuajnë dhe ta pjekin atë. Në kompleksin etnografik disa gra punojnë dantella dhe qepin kostume popullore. Në punishten e poçarisë punojnë pasardhësit e familjes Orlovi e cila është më e vjetra e qytetit. Deltina punohet me dorë dhe me anë të rrotës së poçarit. Këtu është po ashtu dhe i vetmi bakërpunues në rajon. Në atelienë e tij turistët mund të punojnë suvenurë prej bakri apo prej kallaji.”


Në lokalin e kompleksit etnografik “Genger” turistët mund të pinë nga një filxhan kafeje me aromë të këndshme të përgatitur në rërë, dhe po ashtu të degustojnë reçel të bardhë. Në pijetoren e kompleksit gustatorët do të “ngopen” me ushqime të përgatitura në mënyrë ekologjike sipas recetës tradicionale bullgare. Në Gjirin e Pomorisë dhe Malet Lindore Ballkan ka disa bodrume verërash ku të interesuarit mund të njihen me procesin e prodhimit të këtij eliksiri dhe degustojnë lloje të ndryshme vere të cilat shiten po ashtu në tregjet ndërkombëtare. 

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Rumjana Cvetkova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD
Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..

botuar më 24-05-02 7.20.PD