Për periudhën programore të Bashkimit Evropian nga hyrja e Bullgarisë në bashkësi gjatë vitit 2007 deri në muajin prill të këtij viti, Brukseli realisht i ka dërguar vendit mbi 6,850 miliardë euro subvencione nga përgjithësisht 9,370 miliardë eurot e ndara për vendin. A është shumë ose pak kjo? Le të themi fillimisht se për anëtarësinë e vet në klubin e të pasurve, siç e quajnë shpesh Bashkimin Evropian, çdo një vend paguan diçka si kuotë anëtarësimi. Për Bullgarinë kjo kuotë vjetore del në rreth 400 milionë euro, ose 2,4 miliardë për 6 vjetët e periudhës programore 2007-2013, me fjalë të tjera vendi është një beneficiente neto me thjesht 4,450 miliardë euro. Ka pasur vite, kur të ardhurat në buxhetin vjetor shtetëror kanë qenë më pak.
Pas hyrjes së vendit në Bashkimin Evropian, nga dy fondet bazë të bashkësisë-të kohezionit dhe të atij strukturor, për Bullgarinë qenë të përcaktuar mjete në përmasë të përgjithësisht 6,674 miliardë euro, të shpërndara në 7 programe të ndryshme operative. Çdo një prej tyre qe e paracaktuar të ndihmojë zhvillimin e një sfere të caktuar sociale ose ekonomike, e llogaritur si shumë të rëndësishme dhe nevojtare prej reformim dhe afrim me nivelin, e arritur nga vendet e tjera nga Bashkimi Evropian. Kështu për shembull, mbi programin operativ Transport për Bullgarinë qenë parashikuar subvencione në përmasë të 1.624 miliardë euro, mbi programin Aftësi konkurruese-afro 1 miliardë euro e kështu me radhë. Përveç këtyre 7 programeve, Bullgaria mund të shfrytëzohej nga një financim evropian dhe në kuadrin e programit për zhvillimin e rajoneve fshatare dhe programi operativ për zhvillimin e peshkimit në një vlerë të përgjithshme prej 2,7 miliardë euro. Mbi këto dy programe suplementare Bullgaria ka mundur ti siguroj vetes një financim evropian në një vlerë të përgjithshme pak mbi 2 miliardë euro nga data 1 janar të vitit 2007 deri tani.
Në sajë të një saktësimi, të ofruar nga qeveria, si dhe të ndihmës së ekspertëve, bëhet e qartë se, përgjithësisht deri në këtë moment Bullgaria ka mundur realisht të përgjithësoi rreth 6,850 miliardë euro, me fjalë të tjera 73% nga të gjitha mjetet e parashikuara për të evropiane në kuadrin e periudhës së përfunduar programore. Kjo do të thotë se autoritetet bullgare kanë punuar mirë gjatë këtyre 6 vjetëve, por jo gjithmonë kanë mundur ti paraqesin Komisionit Evropian projekte mjaft bindëse për financim. Analiza e vëmendshme tregon se, mbi programin për transport kanë mbetur të pashfrytëzuar rreth 500 milionë euro, mbi programin për mjedisin rrethues janë paguar mezi rreth gjysma nga mjetet e parashikuara e këtu me radhë. Duket se mungesa e përvojës dhe të një kapaciteti administrativ nga ana e administratave kompetente bullgare e kanë thënë fjalën e vet.
Inkurajues është fakti se, me grumbullimin e përvojës dhe të mjeshtërive, të vlerësuar nga Brukseli, institucionet bullgare gjatë disa muajve të fundit kanë përshpejtuar mjaft dhe kanë përmirësuar përvetësimin e mjeteve evropiane. Dhe realisht një vëllim serioz është arritur gjatë certifikimit të shpenzimeve përpara komisionit Evropian. Më 31 mars 2013 shpenzimet e certifikuara kanë dalë në 34,5%, kurse vetëm 1 vit më vonë kjo përqindje rritet pothuajse dyfish dhe arrin 53,6%. Përparimi u njoh dhe nga Komisioni Evropian, i cili përveç kësaj rikujtoi se, ka akoma 3 vjet për përvetësimin e mjeteve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..