Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interpretues popullor - klarinetisti Dimitër Paskov

Foto: arkiv

Dimitër Paskov dallohet me një talent, me pastërti të ekzekutimit dhe stil, shumë i afërt deri tek muzika autentike popullore. Ai ka lindur gjatë vitit 1949 në fshatin Vrëbnica-rrethi i qytetit Shumen në Bullgarinë Verilindore. Një muzikant me trashëgimi. Ai e trashëgon dhuntinë e tij nga babai i tij dhe fillon të ekzekutojë në klarinetë që në moshën 13 vjeçe. Vallja e tij “Vërbishka rëçenica” i është kushtuar fshatit të tij të lindjes-një muzikë popullore shumë të njohur dhe të pëlqyer nga adhuruesit e muzikës popullore tek ne.

Jeta e Dimitër Paskovit i është kushtuar muzikës popullore. Në fund të viteve 60 ekzekuton në Ansamblin e ushtrive të Ndërtimit në Sofje. Aty gjatë vitit 1970 takon në koncert virtuozin e njohur në fizarmonikë Trajço Sinapov dhe të dy bëhen partnerë. Ekzekutojnë bashkërisht vite të tëra-muzika e tyre tingëllon nga eteri kombëtar, nga pllakat e gramafonit, realizojnë koncerte të shumta në pjesën më të madhe të vendeve evropiane.

Dimitër Paskov është i njohur dhe si trashëgimtar i klarinetistit Petko Radev-një muzikant i arsimuar, nga i cili mësohet dhe merr shembull. Pavarësisht se imponon interpretimin e aplikuar prej tij të muzikës popullore gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20, si klarinetist Paskov ka mundur të ndërtojë një pamje të vet personale. “Ekzekuton shumë pastër, me një tingëllim të mirë dhe një teknikë jo më të keqe nga Ivo Papazovi. Në ndryshim prej tij, nuk përdor kaq shpesh improvizimin” - fjalë këto të Petko Radevit. Muzika e tij është e vështirë dhe jo secili mund ta interpretojë. Por me mendimin e vet të qartë e të saktë për formën e “sakato ekzekutimin”, Dimitër Paskovi merr nofkën “Tigri”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Gllavçeva me një këngë të re për pyetjet pa përgjigje në dashuri - "Pse?"

Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..

botuar më 25-02-25 6.25.PD

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD