Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ditë të muzikës në shtëpinë e Ballabanit 2014”

БНР Новини

Festivali “Ditë të muzikës në shtëpinë e Ballabanit” është një ngjarje muzikore, të cilën e ndjekim me interes në shfaqjet e pranverore dhe vjeshtore. Nga një forum i zhvilluar në kuadrin e koncerteve të dhomës në shtëpinë e njohur të Ballabanovit në Plovdivin e vjetër, sot ai e mbledh publikun në skena të ndryshme në qytet.

Hollësira rreth festivalit të 5 mësojmë nga Milla Pavllova, drejtore artistike e saj: “Botimi tonë pranveror përkon me një datë të shënuar -18 maji. Në të, përpara 100 vjetëve në Plovdiv, ka lindur basi i madh dhe i njohur bullgar Boris Hristov-i dashur dhe i nderuar nëpër të gjithë botën. Prandaj ekipi i festivalit vendosi që pikërisht në këtë ditë të hapet festivali me koncert të quajtur “100 zëra bullgar këndojnë për Boris Hristovin”. Ai është me pjesëmarrjen e 4 grupeve të shkëlqyera korale: 2 të djemve nga Plovdivi dhe nga Sofja, kori i dhomës “Vasill Arnaudov” dhe korri i burrave në emër të Stefka Bllagoevës. Në skenë do të mblidhen më shumë se 100 zëra, të cilën në fund do të këndojnë bashkërisht. Koncerti tjetër është në shtëpinë e Ballabanit-“zemra” e festivalit tonë. Më 20 mars në “Magjinë e virtuozitetit” do të prezantojmë violinistin bullgar Mario Hosen, i cili jeton dhe punon në Austri. Ai qe solist dhe dirigjent i Camerata “Orphica”, me pjesëmarrjen e posaçme të pianistes Milena Mollova. Këtë koncert do ta gërshetojmë me ekspozitën “Dimitër Kirov dhe muzika”. Piktori i madh i Plovdivit ka qenë i lindur pikërisht në këtë ditë. Përveç kësaj, ai ka pikturuar Mario Hosen e vogël, portreti është një pjesë nga ekspozita. Ajo do të vendoset në vet hapësirën e koncerteve në shtëpinë e Ballabanit. Mendoj se lidhja midis muzikës dhe artit të pikturimit do të jetë e drejtpërdrejtë dhe ndikuese.”

Në programin “Ditë të muzikës në shtëpinë e Ballabanit” është i përfshirë dhe një koncert-udhëtim mbrapa në kohë drejt burimeve të para të tingullit. Posaçërisht për të në Bullgari vjen zvicerani Eduard Deskur i cili i bie borisë. Një nga interpretuesit më të mirë e të njohur të instrumentit të vjetër-buri natyrale, ai ka marrë pjesë në incizime bashkë me mexosopranon Çeçilija Bartoli. Ka qenë në një skenë me emra të njohur botërisht në fushën e muzikës barok. Në çdo një botim të këtij festivali ka dhe shfaqje nga cikli, i cili prezanton muzikant-partnerë dhe në skenë dhe në jetë. Një veprimtari aktive koncertesh kanë bullgarja Denica Van Pellt/piano/ dhe Majkëll Van Pellt/saksofon/ . Ata do të paraqesin tek ne programin e vet “Duete dashurie”. Ja dhe një aksent tjetër nga botimi pranveror i festivalit që e mësojmë nga Milla Pavllova:

Më 1 qershor do të ketë një koncert të madh për fëmijët, i dyti pas të vjetshmit, i dominuar për projekt i vitit 2013. U është kushtuar fëmijëve të cilët e duan muzikën dhe është me pjesëmarrjen e grupeve të shkëlqyera të rinisë. Orkestra “Yjet në marshim” nga qyteti Zllatica-të cilët ekzekutojnë dhe kanë një grup prej mazhoreteve janë shumë atraktiv. Krahas me ta do të paraqiten dhe ansambli i perkusionit “Aksent” nga qyteti Pleven dhe Filarmonia “Pioner” nga Sofja. Në program do të dëgjojmë dhe orkestrën e Plovdivit “Dobrin Petkov” me dirigjent Pllamen Përvanov. Solist do të jenë koncertmjeshtër të grupeve prijëse në Bullgari. Mes tyre është dhe më e vogla Sofija Prodanova. Nxënësja e talentuar nga shkolla muzikore e Plovdivit është mbajtëse e dekoratës së Parë nga konkursi në emër të Dobrin Petkovit. Koncerti është në stadiumin e njogur romak në Filipopoll, të ndërtuar në fillim të shekullit të 2. Në lashtësi në të, krahas me garat sportive, janë zhvilluar dhe shfaqje muzikore, poetike dhe artistike. Prandaj mendoj se, vendi është jashtëzakonisht i përshtatshëm për këtë koncert, në të cilin muzikantët e rinj janë në garë midis tyre. Dhe për ta dhe për publikun ky do të jetë një përjetim i shkëlqyer”.

Në programin e festivalit është dhe Jordan Kamxhallov. Dirigjenti kryesor i operës dhe të filarmonisë në Hajdellberg-Gjermani, ai është i njohur , i dashur dhe i respektuar në atdheun e vet. Sivjet do ta shikojmë në krye të orkestrës simfonike të operës së Plovdivit. Solist do të jenë laureatët e fondacionit, i cili mban emrin e tij: Vasilena Serafimova, perkusi , Elica Deseva-piano dhe Penka Petkova violonçel.

Festivali i Plovdivit në shtëpinë e Ballabanit do të paraqesë në një koncert dhome violinisten me famë botërore Milla Gjeorgjieva dhe pianistin, nxënës i Plovdivit Evgjeni Gençev, i cili mëson dhe zhvillon koncerte në Angli. Shfaqja finale është më 21 qershor dhe është me pjesëmarrjen e Vangjell Tangërov-solo klarinetist i grupeve në Teksas-Shtetet e Bashkuara. Ai dhe violinisti Rumen Cvetkov do të zhvillojnë klasa të mjeshtërisë falas për muzikantët e rinj në kuadrin e festivalit.

Përgatiti në shqip Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD