Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Miliona leva të shmangura nga kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike

БНР Новини
Foto: BGNES

Në sektorin energjetik bullgar tensioni prapë është shumë i lartë. Pas debateve të shumta midis Brukselit dhe Sofjes për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” dhe kërcënimet, që Bullgaria  të mbetet pa gaz për shkak të krizës në Ukrainë, erdhi radha e energjisë elektrike. Kontrollimi i rregullatorit shtetëror energjetik konstatoi, se tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike tek ne brenda pesë viteve të fundit shmangën 818 milion leva, ose 420 milion euro, duke bërë 2690 shkelje. Bëhet fjalë për sigurimin e rrymës elektrike pa cilësi, për probleme me njehsorët elektrikë dhe për humbjet më të mëdha të vendosura në çmimet e energjisë elektrike.

Kompanitë hodhën poshtë akuzat, ndërsa BE-ja tha, se ka presion politik mbi kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike. Tri kompanitë – ÇEZ, EVN dhe “Energo-pro” janë kompani të huaja, të cilave iu drejtuan kërcënime për revokimin e licencave. Ato janë konstatimet e radhës të shkeljeve kryera nga kompanitë energjetike, për shkak të të cilëve rregullatori energjetik do t’u imponojë gjoba nga 54 milion leva, ose 28 milion euro, deri në 2.5 miliard leva, ose 1.3 miliard euro. Komisioni Shtetëror i Rregullimit Energjetik dhe Ujor akoma nuk ka vendosur për shfuqizimin e licencave të kompanive. Për më tepër, se ky raport doli një javë para zgjedhjeve evropiane, gjë që mund të provokojë një skandal serioz ndërkombëtar.

Akuzat kryesore janë, se tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike u rritën shpenzimet e tyre, ndërsa mjetet e kursyera u shfrytëzuan për qëllime administrative, si shërbime konsulente, kontrata të menaxhimit e kështu me radhë. Shpenzimet suplementare në përmasë 818 milion leva, ose 420 milion euro, nuk u evidentuan në llogaritë e kompanive, por u përfshin në çmimin e rrymës elektrike. Fitimi është i ulur, tatimi për shtetin gjithashtu.

Tri kompanitë sigurojnë, se vepruan sipas legjislacionit bullgar dhe se disa deklarata të rregullatorit krijojnë përshtypje të rreme në shoqëri. Sanksionet do të apelohen, sepse kontrollimet u bënë në mënyrë kaotike dhe me qëllim, komentojnë kompanitë, të cilat insistojnë për rishqyrtimin e rezultateve të revizionit.

Ambasadorë të gjashtë shteteve të BE-së paralajmëruan, se revokimi i licencave do të bëhet një sinjal negativ për investitorët. Diplomatët e parë të Austrisë, Çekisë, Danimarkës, Finlandës, Francës dhe Gjermanisë ngulën këmbë, që qeveria të mos ushtrojë presion politik mbi rregullatorin shtetëror energjetik, por të zgjidhë problemin në përputhje me ligjin. Kryesia greke e BE-së gjithashtu u përfshi në mbrojtjen e kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike tek ne. Kjo është një sinjal, se problemet ndiqen nga afër nga BE-ja. Në mbrojtje të kompanive elektrike u përfshi edhe komisionari evropian i energjetikës Gjunter Jotinger, i cili komentoi, se vendimet e Komisionit Shtetëror të Rregullimit Energjetik dhe Ujor duhet t’u përgjigjen shkeljeve dhe të jenë motivuar. Ai dyshoi në pavarësinë e komisionit pas disa deklaratave politike për heqjen e licencave të kompanive të shpërndarjes së energjisë elektrike. Komisioni Evropian është gati të ndërmarrë masat e domosdoshme për respektimin e ligjeve në bashki. Dhe ky është një sinjal për hapjen e procedurave të radhës penale kundër Bullgarisë. Mezi tani do të shikojmë si do të zgjidhet problemi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mungesa e drejtimit dhe prioriteteve të qarta politike fuqizon administratën

"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..

botuar më 24-07-11 7.30.PD

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD