Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ana a mbrapshtë e kauzës humanitare “Refugjatët”

Foto: arkiv

Pas raportit të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme për rrezikun e fluksit të ri të refugjatëve gjatë verës drejt Bullgarisë, vendit më të varfër të BE-së, dhe raportit të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare këtë javë, tema e nxehte e refugjatëve përsëri është në qendër të vëmendjes. Sipas raportit vjetor të hetimit financiar, gjatë vitit 2013 janë konstatuar transaksione të dyshimta financiare për rreth 1.6 mlrd drejt vendit tonë. E reja është se këtë herë ato nuk kanë të bëjnë me krimet e lidhura me buxhetin, si larja e parave të pista nëpërmjet firmave në zonat offshore, por me refugjatët me status humanitar te ne dhe madje me rrjetet terroriste. Kështu me rritjen e numrit të refugjatëve, përveç riskut nga kriza humanitare, pa qenë një vend fqinj i konfliktit, po rritet dhe risku nga sulmi terrorist. Le të rikujtojmë se vendi ynë tashmë u bë viktimë e terroristëve më 18 korrik 2012 afër Burgasit.

Drejt imigrantëve sirianë, iranian dhe afganistanas në Bullgari me status humanitar tashmë janë transferuar në një periudhë mjete nga vende të ndryshme për një marrës, konstatoi raporti. I tillë është rasti në fund të 2013-ës. Atëherë vetëm në kuadrin e një muaji një burrë dhe një grua kanë marrë mbi 180 transferime nga zyra të ndryshme të sistemeve për transferime të shpejta financiare nga 15 shtete. Mirëpo këto sisteme përdoren gjithnjë e më shumë nga persona nga listat kufizuese të BE-së dhe nga shërbimi i sanksioneve i SHBA-së OFAC. Transferimet e konstatuara financiare drejt refugjatëve janë një gjë e re në skemat e larjes së parave të pista dhe të financimit të veprimtarive terroriste dhe pas zbulimeve të operacioneve financiare të “Al Kajdës” ato nuk duhet nënvlerësuar. Akoma më tepër se bëhet fjalë për sistemin tradicional arab të pagimeve “havala” (“transaksion” nga arabishtja). Në kuadrin e këtij sistemi dërguesi i mjeteve financiare lidhet me një ndërmjetës dhe ia jep atij shumën, që duhet të transferohet drejt shtetit përkatës, si dhe kodin përkatës. Marrësi, i cili gjithashtu është ndërmjetës, ua jep mjeteve adresatit të vërtetë të parave, pasi ai i fundit e kërkon atë dhe kërkon nga ai kodin në fjalë. Besimi midis pjesëmarrësve në skemë mbështetet kryesisht te marrëdhëniet e mira fisnore dhe afariste. Mirëpo në rastet e transaksioneve financiare në Bullgari mungon një lidhje e tillë fisnore, ose afariste dhe ky është një fakt shumë kureshtar. Pikërisht për marrjen e parave me prejardhje të paqartë Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare i konsideron refugjatët një grup të ri risku, megjithëse vetë ata, sidomos sirianët, deklarojnë se janë të varfër dhe prandaj nuk mund të marrin pjesë në skema të tilla. Mirëpo, është fakt gjithashtu se skema përdoret edhe nga terroristët, të cilët gjithnjë e më shpesh përdorin maskën e refugjatëve. Skema të tilla janë konstatuar në Kinë, Filipine, Indi, Tajlandë. Vetëm për vitin 2013 shërbimet bullgare kanë marrë nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare gjithsej 536 sinjale për operacione të dyshimta. Mirëpo vetëm 12 prej tyre, sipas  fjalëve të ekspertit Tihomir Bezllov, janë dërguar në prokurori, kurse ato të ndaluara janë edhe më pak. Asnjë i huaj deri tani nuk ka humbur statusin e vet me kërkesë të shërbimeve. Kurse tema do të bëhet gjithnjë e më e nxehtë, siç shihet nga analiza e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Матео Пиантедози

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..

botuar më 24-09-21 7.05.PD

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD