Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sallata “Shopska” – Nr 1 në BE

БНР Новини
Foto: arkiv

E bardha, e gjelbra dhe e kuqja – ngjyrat e flamurit kombëtar bullgar janë gërshetuar në mënyrë unikale në kryeveprën e artit kulinar bullgar – sallata “Shopska”, e cila u bë hit në BE. Marka e rezervuar e kuzhinës bullgare është në krye të klasifikimit për gjellët kombëtare, organizuar nga Parlamenti Evropian në lidhje me zgjedhjet evropiane.

Gjellë për natën e zgjedhjeve

Në iniciativën “Shija e Evropës” sallata bullgare “Shopska” u bë Nr 1 në Kontinentin e Vjetër, pasi zëvendësoi madje pastat italiane, gaspaçon spanjolle, qoftet suedeze, peshkun britanik. Në vend të dytë është supa e ftohtë e Lituanisë, në vend të tretë janë japrakët rumunë me gjethe lakre. Konkurrenca vërtetë ishte shumë e madhe, sepse në faqen e Parlamentit Evropian ka receta të shijshme nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Gjella jonë kombëtare është më e preferuar nga evropianët për natën e zgjedhjeve, sepse ideja e Parlamentit Evropian është pikërisht e tillë – të organizojmë party, ta festojmë votën në tryezë me miqtë tanë. Mund themi guximshëm se sallata “Shopska” tashmë e fitoi votën evropiane.

Sekreti i triumfit

Sallata është një gërshetim i thjeshtë i shijeve të ndryshme prej perimesh të freskëta dhe djathi. Siç duket, kombinimi midis domateve, trangujve, specave dhe qepës së njomë, të prera hollë dhe të mbuluara me djathë të bardhë dhe majdanoz e bën sallatën kaq të shijshme jo vetëm për ne bullgarët, por edhe për të huajit. Sallata “Shopska” triumfon jashtë kufijve të Bullgarisë afro 60 vjet dhe shumë vende e kanë mësuar recetën nga ne, sepse në tryezën evropiane nuk ka një sallatë të tillë, me kaq shumë shije të ndryshme.

Nga Robert de Niro dhe Eltën Xhon e gjer te pikturat me bojëra vaji

Yjet e Hollivudit Robert de Niro, Harisën Ford, Kianu Rijvs, Antonio Banderas, Piërs Brosnën, Mila Jovoviç, Skarlet Johanson, Arnold Shvarceneger, Silvestër Staloun, të cilët kanë xhiruar filma te ne, e kanë zbuluar sallatën “Shopska” që prej shumë kohësh. Disa prej fansave të sallatës sonë janë Eltën Xhon, Xhorxh Majkël, Roxhër Uotërs nga Pink Flojd, “Aerosmit”, baisisti i Shakirës – Huan Ereros dhe një sërë muzikantësh të tjerë me famë botërore. Muzikantët e grupit “Skorpiëns”  gjithashtu mbetën të mahnitur nga emblema e kuzhinës bullgare. Nuk është e rastit se fjalët e para bullgare, të cilat i mësojnë të huajit, janë “shopska sallata”. Përveç se është protagonist lirik i këngëve bullgare, hiti kulinar frymëzoi edhe piktoren Valentina Çerneva për të krijuar një pikturë me bojëra vaji me sallatën tonë të famshme “Shopska”.

Prona intelektuale

Shumica e bullgarëve mendojnë se sallata “Shopska” është pjesë e krijimtarisë kulinare. Jo, ajo është kryevepra e një ekipi kuzhinierësh nga koha e socializmit. Gjatë vitit 1960 sallata e shijshme u bë simbol i lokaleve të “Ballkanturist” – koha kur Bullgaria e bë e njohur për mejhanet e saj. Qëllimi ishte për t’u bërë një përshtypje të mirë të huajve me shijet bullgare. Kështu lindi simbioza unikale midis specave të kuqe dhe domateve, trangullit të gjelbër dhe djathit të bardhë – ngjyrat e flamurit kombëtar bullgar. Në qoftë se shtojmë dhe rakinë e fortë bullgare, piktura bëhet edhe më e pasur. Ndoshta ka ardhur koha që vendi ynë ta patentojë kryeveprën e vet dhe të deklarojë pretenca për pronësi intelektuale. Sidomos tani, kur “Shija e Evropës” u bë sallata bullgare “Shopska”.

Për recetën më të preferuar në bashkësinë evropiane mund të votoni në faqen e Parlamentit Evropian në Facebook.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD