Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si një qytet bullgar e shpëton spitalin e vet

Foto: BGNES

Bashkia Momçillgrad në Bullgarinë Jugore, afër kufirit tonë me Greqinë, ka vendosur të përdorë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të saj jo për diçka tjetër, por që të vazhdojë funksionimi i spitalit vendor. Ai shërben rreth 50 mijë veta në qytet dhe në regjion. Problemi i madh lidhur me mungesën e kuadrove, problem ky që faktikisht u përket edhe regjioneve të tjera të vendit, ndoshta do të zgjidhet në saje të iniciativës së drejtorisë së bashkisë, e cila ka qëllim përkrahjen financiare të të rinjve, të cilët studiojnë në degën e mjekësisë. Në përgjigje të kësaj mjekët e rinj do të kenë detyrën për të punuar në spitalin vendor pas mbarimit të arsimit të tyre.

Tani, në spitalin e Momçillgradit janë duke punuar 18 mjekë. Ky numër është i pamjaftueshëm, që të shërbehet mirë popullsia, thotë kryetari i bashkisë Akif Akif. “Ideja për financimin e studentëve, që mësojnë për mjekë, lindi në një mbledhje të këshillit të bashkisë. Për këtë qëllim do të investojmë nja 50 mijë euro në vit nga të ardhurat tona – nga tatimi i godinave, patentat etj.” Përparësi do të kenë të rinjtë, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në qytet dhe duan të banojnë në të.

Kryetari i bashkisë, z. Akif Akif. Foto: BGNES“Kushti i vetëm ndaj tyre është që ata të punojnë në spitalin vendor minimum 5 vite pas diplomimit dhe specializimit të tyre. Ideja jonë u përshëndet nga drejtoria e spitalit, i cili është i gatshëm për të siguruar një pagë të mirë dhe pagim suplementar për arritjet më të larta personale. Për studentët nga qytetet e tjera, ose nga bashkitë e tjera do të sigurojmë edhe banesa. Pritet dhe zhvillimi i disa takimesh me prindër dhe me studentë, të cilët kanë dëshirë të punojnë dhe të jetojnë në Momçillgrad. Kjo është tërë ideja.”

Është më mirë të kesh mjek, sesa të asfaltosh 100 metra, është i mendimit kryetari i bashkisë Akif Akif. Me këta studentë do të nënshkruhet një kontratë si njëfarë garancie se ata vërtetë do të kthehen në spitalin e qytetit. “Në qoftë se këtë vit ka vetëm tre studentë, të cilët do të financohen nga ne, nën formën e bursave dhe shpenzimeve për taksat semestrale, shuma kuptohet, do të jetë më e vogël se 100 mijë leva (rreth 50 mijë euro). Vitin tjetër ata, që dëshirojnë ndihmën tonë, mund të jenë më shumë, por ne do të sigurojmë 100 mijë leva për shkak të mungesës së madhe të kuadrove në spitalin tonë.” Në fshatrat, që ndodhen larg qendrës mjekësore, nuk ka se ku të bëhen manipulimet më të thjeshta, nuk ka se kush të bëjë një injeksion.

Merita e drejtorisë së tanishme të bashkisë së Momçillgradit është shpëtimi i spitalit nëpërmjet marrjes së një kredie, e cila ka paguar një pjesë të madhe të borxheve të tij. Ndërkaq, në saje të një projekti tërë godina u meremetua. Kjo u bë fakt edhe në saje të një fushate bamirësish ndër banorët e qytetit dhe regjionit. Edhe këtu, si në mbarë vendin, vëzhgohen disa procese negative, që janë fakt tashmë më se 20 vjet – bëhet fjalë për papunësinë dhe emigrimin e njerëzve jashtë vendit. Shumë banorë të bashkisë janë duke punuar në Evropë – në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Angli. Për fat të keq të paktën 30 për qind e kurbetçinjve tashmë tërheqin edhe të afërmit e tyre jashtë. Kështu rajoni vazhdon të zbrazet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD