Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtarë në metronë – pse jo?

БНР Новини
6
Foto: Veneta Pavllova

Muajin, në të cilin shënojmë Festën e Shkrimit Sllav dhe të Arsimit dhe Kulturës Bullgare, dy stacione të metrosë së kryeqytetit – ai i Universitetit të Sofjes dhe ai i Stadiumit “Vasill Levski” janë territor të ekspozitës “Shkrimtarë përmes fotoobjektivit”. Duke hyrë në stacionet e metrosë udhëtarët mund të shikojnë fotografitë e mjeshtërve të njohur bullgarë të fjalës. Krahas kësaj ata mund të zbulojnë joshjen e kohës, kur në atelietë fotografët kërkuan rakurse dhe dritë speciale, që të prezantojnë sa më mirë njerëzit. Ose përpiqeshin të krijojnë një kompozim special fotografik të të gjithë bashkëpunëtorëve të revistës letrare “Zllatorog” – vitet 1920 – 1943. Themelues dhe redaktor i këtij botimi ishte kritiku i njohur Vlladimir Vasillev. Ndër autorët e revistës ishin emrat autorëve të tillë të mëdhenj si Jordan Jovkov, Emilijan Stanev, Elisaveta Bagrjana, Angell Karalijçev e shumë të tjerë. Duke parë ndonjë fotografi interesante në metronë, udhëtarët mund të vendosin të kërkojnë më shumë informacion për krijuesin ose për revistën, revistë kjo e cila ishte lidhur ngushtë me lulëzimin kulturor të Bullgarisë midis dy luftërave botërore.

Ekspozita u rregullua nën kujdestarinë e Bashkisë së Kryeqytetit. Fotografitë origjinale janë pronë të Muzeut Kombëtar të Letërsisë. Nismëtarë janë dy fondacionet “Sistemi Kombëtar Akademik i Bibliotekave dhe i Informacionit” dhe “Amerika për Bullgarinë”. Fotografitë u digjitalizuan me mjete të projektit ndërkombëtar Europeana Photography.

Снимка“Ideja e këtij projekti është të mblidhen fotografi me vlerë artistike nga 100 vitet e para të zhvillimit të këtij arti dhe më saktë – nga viti 1839 deri në vitin 1939 – thotë në një intervistë Ekaterina Dikova, menaxhere në Sistemin Kombëtar Akademik të Bibliotekave dhe të Informacionit. – Pjesëmarrja bullgare në këtë projekt është shumë e suksesshme. Tashmë u grumbulluan afro 16 mijë fotografi, megjithëqë kontrata ishte vetëm 15 mijë. Në projekt u përfshin 19 organizata nga 13 shtete evropiane. Kohët e fundit në Pizë të Italisë u hap ekspozita “E djeshmja jonë”, e cila është edhe me pjesëmarrjen bullgare. Jemi me shpresë, se ajo do të prezantohet ehe në Bullgari gjatë kësaj vjeshte.”

Arkivi bullgar përmban 16 mijë fotografi të prezantuara nga 15 institucione dhe nga tre koleksionues privatë. Temat janë të larmishme nga etnografia dhe arsimi deri te shoqatat civile dhe profesionale. Ka fotografi nga Lufta Ruso-Turke të viteve 1877 – 1878, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë deri te dy Luftërat Ballkanike – vitet 1912 dhe 1913, dhe Lufta e Parë Botërore. Prezantohen gjithashtu fotografi nga të cilat njihemi me ndryshimet në qytet dhe fshat. Ka peizazhe dhe portrete të personaliteteve të njohura: monarkë, politikanë, ushtarakë, krijues – deri te familje të zakonshme bullgare. Parashikohet, që fotografitë me pamjet e letrarëve bullgarë të eksponohen edhe në stacione të tjera të metrosë deri më 15 qershor.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Sistemi Kombëtar Akademik i Bibliotekave dhe i Informacionit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD