Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kthesë në të djathtë! Evropa zgjodhi konservatorizmin?

БНР Новини
Foto: BGNES

Zgjedhjet e kaluara për Parlamentin Evropian treguan një tendencë interesante si në BE, ashtu dhe në Bullgari. Bigëzimi, si të thuash, por jo nga pikëpamja psikiatrike, është i plotë – sidomos atje, ku zgjedhësit e paktë preferuan të votojnë për parti të vogla euroskeptike, me qëndrime nacionaliste. Në fakt mandatin në Bruksel e morën ata, të cilët deri përpara pak kohe ishin outsider.

“Bullgaria pa Censurë”, në një koalicion me VMRO, Bashkimin Popullor Agrar dhe “Gergjovden” i bënë romët kundër vetes dhe pas përfundimit të zgjedhjeve shefi i partisë së turqve bullgarë – Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, Ljutvi Mestan, e falënderoi Llukovitin për përkrahjen ndaj tyre. Faktikisht në Llukovit kurrë deri tani nuk ka pasur turq, por romë. Kështu qe ky fakt vetëm ripohon të vërtetën e thjeshtë se sa më shumë e përdorni nacionalizmin dhe mungesën e tolerancës etnike, keni shanse gjithnjë e më të mëdha për eurodeputetë. Në këtë mënyrë partia e vogël dhe e panjohur deri tani shkoi direkt në politikën e madhe të euromilionerëve (deputetëve) nga Brukseli. Këtë herë partia nacionaliste “Ataka” nuk arriti sukses. Për hir të së vërtetës situata në Krime dhe ngjarjet lidhur me “Rrymën Jugore” nuk ishin përdorur në mënyrën e drejtë nga asnjë parti politike. Thënë shkurtimisht partitë e mëdha GERB dhe Partia Socialiste Bullgare “humbën” (ulën përqindjet e veta), kurse formacionet e vogla fituan në sfondin e aktivitetit të ulët zgjedhor.

Mirëpo “Fronti Kombëtar” i Marine Le Penit nga Franca fitoi, sipas standardeve evropiane, rezultatin solid prej 24.4 për qind prej votave të zgjedhësve dhe e bëri këtë megjithë fishkëllimet e “multikulturalistëve”, duke dhënë intervista të pandërprera për shndërrimin e vendit në emiratin e radhës pranë Gadishullit Arab.

Marine Le Pen, Nigel Farage dhe Bernd Lucke nga “Alternativa për Gjermaninë”Ndoshta një vëmendje të posaçme meriton rezultati i “Partisë së Pavarësisë” të Britanisë së Madhe (UKIP), e cila është për pavarësinë maksimale nga Evropa dhe për tërheqjen nga BE-ja. Në Parlamentin Evropian përfaqësuesit e saj pretendojnë për 23 vende, që është me pesë më shumë nga Partia Konservatore dhe nga ajo Laburiste. Lideri i tyre Nigel Farage i caktoi rezultatet si “të pazakonshme” për tërë historinë britanike gjatë dekadës së fundit.

Konservatorët në Gjermani i fitojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian me 36 për qind. Vendi dërgon përfaqësues të 14 partive në Parlamentin Evropian. Ndër ta do të shpërndahen 96 mandate – më shumë nga mbarë Evropa, dhe ndër këto 96 mandate do të jetë edhe “Alternativa për Gjermaninë” – një parti e vogël euroskeptike, krijuar nga disa profesorë universitarë.

Përkrahësit e së djathtës festojnë edhe në pikat e tjera të Evropës. Bashkatdhetarët e Konçita Vurstit nga “Partia e Lirisë” e Austrisë nuk fituan “Eurovision-in politik”, por shtuan akoma dy vende pranë dy vendeve të tjera që kishin.

Në fakt Parlamenti Evropian nuk ndryshon shumë – socialistët, bashkë me liberalët, ende mbeten në majë. Kryesorja, që i bashkon fituesit, është konservatorizmi. Evropa u lodh nga ndryshmet, ajo do që të kthehet e kaluara, megjithëse ajo nuk ishte kaq e bukur. Dhe është krejt e natyrshme, si gjatë Depresionit të Parë të Madh, kur tregu i punës u ngushtua, nga BE-ja të dëbohen të huajit. Që të jem politikësh korrekt dua të shënoj akoma një gjë – për të njëjtin shkak gjatë Depresionit të Parë partitë nacionaliste kanë një popullaritet kaq të madh.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Radev: Është e paarsyeshme që qeveria të hezitojë për gjenocidin në Srebrenicë

Presidenti Rumen Radev e cilësoi si "të paarsyeshme" që qeveria bullgare të tregojë hezitim sa i përket qëndrimit të vendit tonë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. “Qëndrimi i Bullgarisë duhet të jetë shumë i qartë, duke afirmuar vlerat dhe..

botuar më 24-06-03 6.02.MD
Presidentja e re e Meksikës Claudia Sheinbaum

Presidentja e parë femër e Meksikës është me origjinë bullgare

Për herë të parë në historinë e Meksikës, një grua presidente, Claudia Sheinbaum, është në krye të vendit. "Për herë të parë në historinë 200-vjeçare të republikës, unë do të jem presidentja e parë femër e Meksikës," u tha mbështetësve të saj..

botuar më 24-06-03 3.52.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Reagime të stuhishme në Ballkan pas rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë Reagime të stuhishme në Ballkan shkaktoi rezoluta e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën 11 korriku u shpall Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të..

botuar më 24-05-31 2.47.MD