Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Levi bullgar de fakto është euro

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Një sërë qeverish bullgare ia kishin vënë vetes qëllimin që Bullgaria të anëtarësohet në Eurozonë. Synime të këtilla kishte në kohën kur Bashkimi Evropian ishte një treg stabil dhe euroja – valutë e qëndrueshme. Mirëpo, kriza prishi imazhin e Eurozonës dhe valuta evropiane filloi të humbte popullaritetin e vetë. Që të stabilizohet sistemi bankar dhe që Evropa të dalë nga recesioni, Banka Qendrore Evropiane është duke u përgatitur të shtypë para të reja. Por ky është sinjal i keq për stabilitetin e ekonomive evropiane, është po ashtu dritë e kuqe për ambicien e Bullgarisë të anëtarësohet në klubin e 18-vendeve ku valuta zyrtare është euroja. Tashmë euroja për Bullgarinë nuk konsiderohet ilaç për të gjitha të këqijat.

Valuta bullgare (lev) de fakto është euro, pra raportet janë të fiksuara që prej kohësh. Në këtë lidhje Bullgaria jo formalisht është pjesë e Eurozonës. Por realisht sistemi bankar bullgar nuk ka qasje te thesaret e Bankës Qendrore Evropiane, te interesat e ulëta dhe fondet “shpëtuese”. Pse po ndalemi te kjo temë pikërisht tani. Sepse Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian paraqitën një raport ku thuhet se Bullgaria ende nuk është gati të anëtarësohet në Eurozonë. Euroja do të bëhet valutë zyrtare në Lituani, derisa Bullgaria, Çekia, Kroacia, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Suedia do të presin raportin pas dy vjetëve. Ministria e Financave reagoi kategorikisht, se Bullgaria është gati për zëvendësimin e levit me euron, sepse u përgjigjet të gjitha kërkesave.

Çfarë përfiton Bullgaria nga anëtarësimi në Eurozonë? Këtë çështje e komenton makroekonomisti, Georgi Angellov.

“Plusi i parë për vendet të cilat anëtarësohen në Eurozonë është se kjo e fundit përbën një bashkim të suksesshëm ekonomik dhe valutor. Pra, euroja është valuta botërore dhe vendet të cilat e kanë miratuar si valutë e tyre zyrtare gëzojnë interesa më të ulëta, tregti dhe turizëm të lehtësuar dhe mirëqenie ekonomike. Këto përparësi në periudhën e krizës nuk ishin aq të dukshme, por pasi Evropa po dilet nga kriza dhe po rimëkëmb ekonominë e saj, përparësitë e lartpërmendura fillojnë të duken qartë. Për vendet e Baltikut, p.sh., euroja ka po ashtu dhe vlerë gjeopolitike. Ato kërkojnë anëtarësimin sa më të shpejtë në Evropë për t’ia garantuar vetes mosndikimin e Rusisë siç po ndodh në Ukrainë.”

Nëse hyjmë në Eurozonë, nuk do të jemi të sigurt a do t’i japim Greqisë, Portugalisë ose një vendi tjetër problematik kredi të reja. Ka pasiguri  për shkak të krizës në Evropë.

“Ky është argumenti i disa vendeve të Evropës Lindore – të presin disa vite për të llogaritur pasojat e krizës financiare e bankare në Evropë dhe pas kësaj të anëtarësohen në Eurozonë pa pasur nevojë për kreditim të Greqisë. Le të paramendojmë se si një vend i varfër siç është Bullgaria bile edhe më i suksesshëm si Polonia, do të mbështetë shtete më të mëdha e të pasura si Portugalia dhe Greqia. Tani për tani ky është negativi kryesor.”

Ka shumë skepticizëm te ne: kriza në Evropë do të na përmbysë, burokracia në BE do të shkatërrojë biznesin, vlera e euros po pakësohet.

“Optimizmin më të madh e patëm gjatë viteve 2008 e 2009 kur Bullgaria filloi të prekej nga kriza dhe euroja dukej se ishull shpëtimi. Pas kësaj gjërat ndryshuan. Eurozona u prek nga një krizë e madhe – Greqia, Portugalia, Irlanda. Spanja, Italia e disa vende të tjera përshihen këtu. Dhe vendet jashtë Eurozonës sikur ishin më stabile. Mirëpo, me përballimin e krizës euroja filloi të rifitonte popullaritetin e vet. Por kjo gjendje kërkon që Komisioni Evropian të jetë mjaft aktiv dhe të punojë në zgjidhjen e këtyre problemeve.”

Disa analizatorë janë të mendimit se bordi valutor tashmë e ka shteruar potencialin e vet.

“Bordi valutor na shpëtoi nga hiperinflacioni dhe po t’i shohim kërkesat të cilat nevojiten për anëtarësimin në Eurozonë do të mësojmë se falë bordit valutor ne i zbatojmë kërkesat e shtruara. Por ne gjithashtu duhet të zbatojmë dhe disa kritere joformale – të kemi institucione të qëndrueshme dhe të fitojmë besimin e partnerëve evropianë, gjë të cilën vitet e fundit po e humbasim. Aty do ta kemi problemin.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...

botuar më 24-05-26 7.10.PD