Më shumë se 20 kompani bullgare të sektorit ushqimor dhe të verës si edhe prodhues të kozmetikës, vajrave eterike dhe elektronikës prezantojnë mallrat e veta në ekspozitën e mallrave nga Evropa qendrore dhe lindore në qytetin kinez Ninbo. Sipas ministrit të ekonomisë Dragomir Stojnev eksporti bullgar për Kinën është rritur me 20% gjatë muajve të fundit. Ministri i tregtisë i Kinës Gao Huçn konfirmoi se Bullgaria vazhdon të jetë partner strategjik i Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore. Çfarë janë interesat e Bullgarisë dhe të republikës aziatike me kusht se kinezët mendojnë në mënyrë globale. Koment mbi këtë temë i Ivo Todorovit kryetar i Asociacionit të Eksportuesve Bullgarë.
Në të vërtetë eksporti në Kinë është rritur gjatë muajve të fundit?
“Le të shohim një tendencë të qëndrueshme në marrëdhëniet bullgaro – kineze me rritje të qëndrueshme së paku për një periudhë trevjeçare që të mund të themi se kjo po ndodh. Aktualisht është e tepër euforia.”
Si biznesi përballon konkurrencën e egër atje?
“Biznesi bullgar shpreson në aftësinë e vet për konkurrencë. Pak a shumë ai po bëhet pjesë e biznesit global dhe është krejtësisht normale që të kërkojë tregje të reja. Akoma më shumë se tregje kryesore për biznesin bullgar si Ukraina dhe Turqia tashmë nuk punojnë. Kështu që biznesi po kërkon që të zëvendësojë këto tregje.”
Çfarë mallra eksportojmë?
“Tani për tani nuk ka ndonjë degë ose sektor për të cilin mund të themi se është përqendruar mirë në tregun kinez. Prandaj unë nuk po nxitojë me prognozën për një farë hovi të marrëdhënieve ekonomike midis Bullgarisë dhe Kinës. Eksportojmë mallra të industrisë ushqimore. Po bëjmë prova që të ekspertojmë edhe mallra investuese. Aktualisht jemi në periudhën e vendosjes së mallrave bullgare në tregun kinez.”
Janë të mëdha ambiciet e Kinës të investojë në Evropën Qendrore dhe Lindore si edhe në Bullgari. Ka linja kreditimi për 10 miliardë dollarë për regjionin.
“Kina dëshiron të shoh çfarë mundësi për investime ka në vendin tonë, sepse Bullgaria është interesante si derë drejt BE. Banka kineze “Eksim” disponon kredi serioze për investime. Aktualisht po shqyrtohen mundësitë për investime. Interesi i Kinës nuk është aq për import të mallrave bullgare se sa për investime në kuadrin e BE.”
Lëshimi i mallrave bullgare në tregun kinez mund të jetë një gjest ndaj nesh, që të ketë mundësi që investitorët kinezë të pozicionohen në Bullgari ose në regjion. Sepse “Prodhuar në BE” hap tregjet botërore, ndërsa “Prodhuar në Kinë” has kufizime.
“Pa tjetër, po ne nuk duhet të frikësohemi nga kjo. Sepse investimet direkte të huaja në Bullgar kanë tendencë të qëndrueshme gjatë tre viteve të fundit. Kështu që tërheqja e më shumë investimeve në Bullgari është mirë për vendin. Ndërsa Kina është investitor serioz. Biznesi kinez tashmë bëri hapat e parë me disa investime që tashmë po punojnë. Unë jam i mendimit se zgjerimi i investimeve kineze në Bulgari do të vazhdojë.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..