Efikasiteti energjetik është rezerva e madhe e ekonomisë bullgare. Rreth këtij qëndrimi u bashkuan kryeministri Pllamen Oresharski dhe komisionarja evropiane për veprimet gjatë ndryshimit të klimës, Koni Hederog. Kjo e fundit bëri vizitë njëditore në Bullgari dhe theksi i diskutimeve u vë mbi objektivat më të larta lidhur me klimën 15 vitet në vijim. Këto objektiva janë shtruara në strategjinë energjetike dhe parashikojnë deri në vitin 2030 që vendet anëtare të pakësojnë emisionet e gazeve serrë me 40 për qind. Kjo është një sfidë e vërtetë për Bullgarinë.
“Në parim, ne e përkrahim idenë e pakësimit të emisioneve të gazeve serrë dhe të përmirësimit të të gjithë parametrave ekologjikë – vuri në dukje kryeministri Oresharski. – Ndërkohë jemi pak skeptikë për sa u përket objektiveve të fundit. Mendojmë se ato mund të mos jenë aq ambicioze. Por ne do të vazhdojmë të marrim pjesë aktive në diskutimet lidhur me këtë temë. Objektivat klimatike duhet të balancohen me objektivat e rritjes ekonomike, të mos ndikojnë negativisht mbi aftësitë për konkurrencë të vendeve evropiane në përgjithësi. Jemi dakord me komisonaren evropiane se efikasiteti energjetik është rezerva e madhe e ekonomisë bullgare. Ne do të vazhdojmë të punojnë në përmirësimin e parametrave të efikasitetit energjetik – një tregues sipas të cilit Bullgaria ndjeshëm mbetet prapa.”
“Për energjetikën e Bullgarisë ka shumë sfida” – theksoi komisionarja evropiane Koni Hederog. Sipas fjalëve të saj Komisioni Evropian përpiqet të kombinojë objektivat e veta ambicioze lidhur me ndryshimet e klimës, me rritjen e efikasitetit energjetik dhe me konkurrueshmërinë e vendeve të BE-së.
“Ndryshimet e klimës përbëjnë rrezik serioz. Ja pse duhet të përkushtohemi në klimën, pavarësinë dhe sigurinë energjetike dhe njëkohësisht të kontribuojmë në rritjen e ekonomisë, në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në konkurrueshmërinë – nënvizoi znj. Koni Hederog. – Efikasiteti energjetik është me prioritet dhe njëkohësisht mekanizëm shumë i rëndësishëm i BE-së. Në ditë Evropa dërgon 1 mlrd euro jashtë territorit të saj. Kështu paguhet për importin e lëndëve djegëse fosile. Çdo ditë transferohen 300 mln euro nga Evropa drejt Rusisë për këto lëndë. Është më mirë që të rrisim efikasitetin energjetik dhe të punojmë në dobi të politikës energjetike të Evropës dhe të investojmë këto të holla në Evropë.”
Diskutimet rreth strategjisë energjetike deri në vitin 2030 zhvillohen në sfondin e shqetësimit se politika afatgjate e Evropës në këtë fushë kërcënon ekonomitë e vendeve të BE-së. Që të arrijnë objektivat e larta për pakësimin e emisioneve të gazeve serrë, vendet anëtare derdhen miliarda euro në lëndët alternative të lëndëve djegëse fosile. Bile këtë e bëjnë në kohë krize. Komisioni Evropian parashikon që deri në vitin 2050 emisionet të pakësohen me 90 për qind në krahasim me vitin 1990. Efikasiteti energjetik është prioritet kyç në politikën e re energjetike të BE-së dhe të Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..