Zëri i 52 zileve prej bakri dhe 7 gajdeve do të përhapet në vendbanimin piktoresk Pçelina të Bullgarisë Veriperëndimore. Valltarë nga 130 grupe folklorike nga mbarë Bullgaria do të grumbullohen aty. Mysafirët do të kthehen mbrapa në kohë kur Bullgaria ka qenë nën zgjedhje osmane, duke ndjekur ritin e dasmës nga filmi “Koha e ndarjes”. E gjitha kjo do të ndodhë nga data 5 korrik deri më 6 korrik kur afër qytetit Razgrad do të mbahet Tubimi Kombëtar “Ludogorie”. Sivjet është edicioni i tij i tretë. Ideja për këtë aktivitet i përket valltarit Valentin Dimov dhe kolegëve të tij të cilët ia kanë vënë vetes qëllimin të ruajnë traditat bullgare për brezin e ri.
“Ky tubim është i kohës, traditave dhe folklorit – thotë z. Valentin Dimov. – Në dy edicionet e para mysafirët mësuan më shumë rreth riteve të dasmës te bullgarët. Sivjet do të rikrijojmë dasmën e filmit “Koha e ndarjes” dhe mysafirët do të “zhyten” në atmosferën e asaj kohe, do të dëgjojnë zërin e gajdeve dhe zileve dhe do të ndjejnë shijen e qengjit të pjekur.”
Dasma do të xhirohet nga Televizioni Kombëtar Bullgar. Gjatë aktivitetit do të bëhet provë për rekord – tryezën më të gjatë dasmore në Ballkan. Në tubim do të interpretojnë disa nga këngëtarët tanë më të njohur popullorë dhe do të prezantohen më se 20 artzanate. Mes aktiviteteve të tjera do të ketë shëtitje me fajton, garë kalërimi dhe qitje me hark. Fëmijët do të garojnë në aktivitetin e pikturimit “Vendlindja ime”. Ia vlen të vizitohet Tubimi Kombëtar “Ludogorie”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Tradita ortodokse bullgare përcakton që në ditët e festave të mëdha të krishtera të bëhet një dhurim vullnetar, i quajtur gjithashtu kurban. Në thelb, kjo është shpërndarja e ushqimit ndërmjet të krishterëve, ushqim që ka një qëllim të veçantë lutjeje...
Edicioni i tretë i festës së samardallës do të zhvillohet më 3 maj në sheshin qendror të qytetit Nova Zagora. Bima aromatike, karakteristike për Bullgarinë Juglindore, përdoret si erëz dhe mblidhet në kulmin e lulëzimit gjatë muajit maj, kur përmbajtja..
Në fund të shekullit XIX, piktori dhe folkloristi çek Ludvík Kuba ndërmerr një udhëtim në trojet tona për të studiuar trashëgiminë bullgare të këngëve. Pasi regjistron meloditë e dëgjuara, ai i kushton një vëllim të tërë Bullgarisë në serinë e tij..