Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përmbytjet morën viktimat e para në Bullgari

БНР Новини
Foto: BTA

Afro një muaj pas përmbytjeve katastrofale në vendet fqinje Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë, reshjet e dendura të shiut këtë pranverë morën viktimat e para në Bullgari. Lagja “Asparuhovo” e qytetit bregdetar Varna u përmbyt nga një valë e një metër uji dhe balte. Qeveria e shpalli 23 qershorin ditë zie për të paktën 12 viktimat. Në Varna që sot u shpall ditë zie. “Vala e ujit pushtoi njerëzit të cilët qëndronin në stacionin e autobusit në “Asparuhovo”, thotë një dëshmitar. Vala e fortë e ujit ka pushtuar po ashtu dhe dhjetëra automjete dhe ka përmbytur shumë shtëpi dhe bodrumet e pallateve në lagje. Nga mëngjesi në gjendje emergjente janë dhe bashkitë Dobriç, Drjanovo, Veliko Tërnovo, ku shumë vendbanime janë prekur nga reshjet e dendura të shiut. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë gjatë natës së kaluar më shumë reshje shiu kanë rënë në bregdetin verior. Sasia më e madhe e shirave u konstatua në Shabla – mbi 120 litra në metër katror, që e tejkalon dy herë normën mujore të shirave në këtë rajon. Në Dobriç dhe Kaliakra sasitë janë 107 litra në metër katror. Në Varna – 74 litra në metër katror. Njerëzit janë pothuajse të pafuqishëm në raste fatkeqësish natyrore. Gjithsesi mund të merren disa masa parandaluese.

Për t’u përmendur është fakti se në rastin tonë në lagjen “Asparuhovo” sasia e reshjeve të shiut ka qenë relativisht më e ulëta – 35 litra në metër katror që do të thotë se bie në normën e lejueshme mujore. Zona ujëmbledhëse e të ashtuquajturit kanal perëndimor të kullimit, të quajtur nga vendasit “përroska”, i cili kanal kalon përmes rrugës më të prekur “Gorna studena” shtrihet në 4.5 kilometra katrorë. Brenda një ore te reshjet e konstatuara prej 35 litrave në metër katror përmes kësaj zone kanë rënë rreth 140 mln litra uji të cilët ishin shumë tepër për kapacitetin e kanalit, shpjegon eksperti Oleg Kolev nga Varna. Kjo do të thotë se kanali i kullimit nuk është ndërtuar sipas kapacitetit të duhur për këto ndryshime të klimës. Situata duket akoma më e komplikuar për shkak të faktit se prerja e paligjshme e pyjeve ka zbardhur shumë shpatin sipër “përroskës” e cila përroskë kohë të gjatë nuk është pastruar.

Kanalet e papastruara të kullimit janë problem i madh në shumë vendbanime të Bullgarisë dhe shpesh bëhen shkak për përmbytje. Faktor tjetër negativ është dhe urbanizimi në masë i cili vështirëson kollumin e ujit në zonat e gjelbra. Së paku mund të ndërtohet një sistem modern i paralajmërimit në rast përmbytjesh.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev: Sistemi politik në Bullgari është i sëmurë rëndë

Kreu i shtetit Rumen Radev tha se të premten në mëngjes do ta shpallë vendimin e tij se kur do të dorëzojë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Sipas Radevit, sistemi politik në Bullgari është i sëmurë rëndë dhe "rruga për ta rikthyer atë është..

botuar më 24-07-18 6.14.MD
Ministri Ivajllo Ivanov, foto: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Të dëmtuarit nga zjarret do të përfitojnë një herë ndihmë shtetërore për dëmet

Agjencia e Asistencës Sociale krijoi shumë shpejt një organizatë për të ofruar mbështetje për familjet e dëmtuara nga zjarret në vend, njoftoi qendra për shtyp e agjencisë. Punonjësit social pranojnë aplikime në vend për ndihmë një herë për të..

botuar më 24-07-18 2.59.MD

Verëbërësit bullgarë dhe të huaj prezantojnë mbi 350 verëra dhe pije alkoolike në Burgas

Qendra Ndërkombëtare e Kongreseve në Burgas mirëpret mbi 40 prodhues bullgare dhe të huaj të verës për edicionin e dymbëdhjetë të festivalit “Vera dhe pijet alkoolike Fest Burgas”. Eventi do të zhvillohet në tre ditë, nga data 19 deri më 21 korrik,..

botuar më 24-07-18 2.12.MD