Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është mes vendeve kryesore të prejardhjes së viktimave të trafikut me qëllim eksploatim pune

БНР Новини
Foto: BGNES

Trafiku i njerëzve është industria e tretë kriminele në përpjesëtim botëror pas asaj të drogës dhe armëve. Fitimet prej saj janë 23 miliardë euro për vit, tregojnë të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. 21 milionë veta janë viktimat e punës me dhunë nëpër botë, kurse për Bashkimin Evropian ato janë 880 000. Pavarësish se kjo tingëllon vetëm si një statistikë të thatë, pas saj qëndrojnë fate reale njerëzore. Me qëllim të gjejnë mekanizma për kundërveprim efektiv të kësaj forme moderne të robërisë, në Sofje më 19 dhe 20 qershor u mblodhën përfaqësues të 32 organizatave joqeveritare prej 20 shteteve evropiane, të cilët punojnë në sferën e parandalimit të trafikut të njerëzve dhe përkrahjen e viktimave. Organizator i ngjarjes është organizata ndërkombëtare “La Strada International”, kurse mikpritës është “Asociacioni Animus” i cili është mes themeluesve.

Cila është situata në Bullgari?

“Trafiku i njerëzve me qëllim një eksploatim pune prek në veçanti vendet, në të cilat ka një papunësi të lartë, një varfërim serioz të popullsisë dhe përkatësisht një migracion të lartë pune – tha për Radio Bullgarinë, Nadja Kozhuharova nga “Asociacioni Animus”. – Bullgaria është një nga vendet, nga i cili ka një migracion më të madh të punës, më në veçanti drejt Evropës Perëndimore. Kjo automatikisht e bën një nga shtetet e rrezikshme të prejardhjes për trafikun e njerëzve me qëllim eksploatim pune. Është shumë e vështirë të flasim për numra konkrete. Në qoftë se themi se numri i viktimave për këtë vit ose për vitin e kaluar ka qenë 200-300 veta, duhet të dihet, se këto janë rastet e zbardhura. Shumica mbeten të pazbuluara. Bile vet njerëzit nuk identifikohen si viktima të trafikut dhe të faktit se shpërdorohet me të drejtat e tyre të punës.”

Një grup shumë i prekshëm të viktimave potenciale të trafikut mbetet popullsia rome, si dhe njerëzit pa arsim ose me një arsim të ulët. Në qoftë se eksploatimi seksual prek kryesisht gratë, ai i punës gllabëron përfaqësuesit e të dyja gjinive. Ndërtimi dhe bujqësia janë më shpesh sektorët, në të cilët burrat janë të shfrytëzuar më tepër. Kurse te gratë këto janë bujqësia dhe puna shtëpiake si kujdestare e fëmijëve ose njerëzve të sëmurë. Greqia, Spanja, Italia, Gjermania, Suedia dhe Çekia janë vendet në të cilat bullgarët më shpesh kthehen në “skllevër”.

“Vërejtjet tona tregojnë se, eksploatimi i punës është shumë më gjerë i shpërndarë si formë të shpërdorimit, sesa ai seksual dhe shumë më tepër njerëz bëhen viktimë – komenton zonja Kozhuharova. – Me qenë se aty në eksploatimin e punës nuk ka forma të tilla drastike të shpërdorimit, zakonisht ajo mbetet e pa vënë re. Shumë shqetësuese është po kështu se, njerëzit janë në një vështirësi të tillë ekonomike, se janë të aftë të durojnë një farë forme të eksploatimit, por prapë së prapi të kenë të ardhura, sesa të jetojnë në vendin e vet dhe të jenë pa asnjëfarë parash.”

Punë gjatë kushteve të rënda dhe një kohëzgjatje më të madhe të ditës së punës, një pagim më të ulët nga ai i premtuar, mungesë të figuracioneve, kushte fare mizërie të jetesës. Ky është realiteti i zakonshëm, me të cilin ndeshen viktimat. Trafiku i njerëzve nuk është vetëm kriminel ose një problem social, por dhe ekonomik. Puna e detyruar me dhunë rastis në territorin e biznesit privat, prandaj organizatat jo qeveritare do të kërkojnë partneritet me të për prevencë të kësaj dukurie negative. Nga kjo vuajnë vet kompanitë, me qenë se eksploatimi i punës çon deri në një konkurrencë të padrejtë, pakësimin e çmimit të punës, nënvleftëson imazhin e industrisë. “Ajo të cilën mund ta bëj biznesi, është të ndjek shumë më seriozisht të gjithë vargun e furnizuesve dhe të nënkontraktuesve, nëse ata i përdorin praktikat skllavëruese me qëllim pakësimin e shpenzimeve dhe shtimin e fitimit, që të mund të evitohet trafiku i njerëzve”, komenton Nadja Kozhuharova. Për mënyrën, në të cilën do të punojë “Asociacioni Animus” me biznesin tek ne, ajo tha: “Me qenë se ne jemi palë të prejardhjes, do të fillojmë punë me firmat ndërmjetëse, sepse ato përsëri janë një pjesë nga vargu. Një firmë e tillë në mënyrë të pavetëdijshme mund të dërgojë diku njerëz, të cilët të mund të shfrytëzohen, në qoftë se nuk ka saktësuar mirë organizatën, me të cilën lidh marrëveshje. Në vendet të një destinacioni do të punohet kryesisht me firma nga dega e ndërtimit, bujqësia dhe aty ku realizohet trafiku dhe eksploatimi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD