Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përmbytje? Sa thjeshtë!

БНР Новини
Foto: BGNES

(Si të mos mbytemi gjatë pushimeve)

Në qoftë se pylli është prerë dhe bie shi për një kohë të gjatë – kjo do të thotë se ka përmbytje. Stina e pushimeve në Bullgari sapo filloi dhe tashmë ka dhjetë viktima të shirave të rrëmbyeshëm. Natyra goditi së pari Varnën, ku për shkak të përmbytjeve të mëdha vdiqën më shumë njerëz. Përmbytjet asgjësuan dhjetëra makina nëpër rrugë.

Ato u shkaktuan dëme të paktën 200 shtëpive në qytetin e dëmtuar Varna, shkruan “Dailymail”.

Në qytetin bregdetar, i cili u bë skenë e shkatërrimeve më të këqija u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Shumë shoferë u gjendën në një situatë shumë të ndërlikuar dhe kishin nevojë për ndihmë, pasi një valë e madhe ujore asgjësoi veturat e tyre. Qindra banorë mbetën pa rrymë elektrike si rrjedhim i fatkeqësisë.

Shiu pushoi, por rreziku nga përmbytja mbeti.

Përmbytjet nuk janë të rralla në botë. Kjo është një prej katastrofave më të shpeshta, që ndodhet kudo, pa rrethin polar, dhe duhet të dini se çfarë të bëni, po të gjendeni në një situatë të tillë, sidomos gjatë një përmbytjeje të tillë si ajo në Bullgari.

Këto përmbytje janë shumë të rrezikshme, sepse zhvillohen qetë dhe në një mënyrë të padukshme. Valët e rrezikshme mund të lëvizin dhjetëra kilometra larg nesh. Duke qenë larg shtratit të lumit , ju nuk do të dëgjoni as zhurmën e ujit, as erën. Dhe papritmas nga të gjitha anët do të derdhet ujë. Është shumë vështirë të merrni vendim në cilin drejtim të ecni.

Në qoftë se ndodheni në rrugë, dilni menjëherë. Mjafton që uji të arrijë gjysmë metër dhe vetura juaj të fillojë së lundruari, pas së cilës ajo fillon të zhytet diku atje – në thellësi. Të dalësh nga një automjet, që po zhytet, është një gjë shumë e ndërlikuar. Pasi dilni, vishuni me një xhaketë sinjalizuese, do të keni nevojë për të. Vishuni me rroba më të ngrohta dhe merrni me ju atë që mund t’ju shpëtojë. Sendet e tjera mund t’i vendosni prapa në portbagazhin e veturës, mbylleni atë dhe largohuni. Do ta gjejnë veturën dhe është me rëndësi që atje të mos jetë trupi juaj.

Gjatë vitit 2010 pothuaj tërë Evropa ishte në ujë. Çekia, Polonia, Gjermania, Franca – këto shtete pësuan goditjen e madhe të stuhisë. Shoqëria ishte e pakënaqur nga mospërgatitja e autoriteteve kundër këtij kataklizmi natyror, megjithëse ajo duhej të kishte pretendime ndaj tyre shumë kohë para kësaj. Përmbytje kaq të mëdha nuk ndodhin kaq shpesh. Në shumicën e rasteve – një herë në dhjetë vjet. Cili do të investojë sot në projektin e tërheqjes së ujit në rast përmbytjeje, projekt ky që do të realizohet gjatë vitit 2024?

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhja bullgare për fjalën e vitit 2024 është Shengen

"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..

botuar më 25-01-20 11.29.PD
Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD
Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD