Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pula e artë me zogjtë e artë” – simbolika folklorike e zogut, pulës dhe gjelit

БНР Новини
Foto: BTA
Cila është gjella tradicionale për Ditën e Shën Pjetrit? Çfarë do të thotë të kesh ngrënë këmbë pule? Dhe kur këndojnë gjelat e parë?

“Pula luan një rol mjaft të rëndësishëm në jetën e fshatarit tonë, si në lidhje me ekonominë e tij ashtu dhe në besim dhe në ritet e tij – tregon etnografi i njohur bullgar Dimitër Marinov. – Ai i cili ka pula, mund gjithmonë të dalë faqebardhë, kur i vjen miku në shtëpi: menjëherë kapet dhe theret pula, gatuhet dhe tavolina është gati.” Sipas traditës njeriu të sëmurë po kështu i shpihet pulë e quajtur ponuda – e pjekur ose e zier e tërë dhe e lyer me gjalpë.

Përfytyrimi i njohur e përcakton pulën si budallaqe dhe një zog shumë të zhurmët. Që aty vjen dhe besimi se, ai që ha tru pule, budallepset edhe më tepër dhe kujtesa e tij dobësohet. Për një njeri i cili nuk mund të mbaj sekrete, thuhet se ka ngrënë këmbë pule. Takohet dhe fjala e urtë:” Ka bërë pula vezën dhe ka kakarisur të gjithë mëhallën” – kjo thuhet për njeri i cili lavdërohet së tepërmi.

Pavarësisht se në krishterim pula është konsideruar si jo e pastër dhe të mos të përurohet në kishë, në besimin popullor ajo është me nder të madh. Mendohet se, në çdo një banesë njerëzore, qoftë shtëpi, kolibe ose oborr, duhet të ketë pula me gjel. Një nga mallkimet më të rënda kundrejt ndonjërit është “Mbi shtëpinë tënde asnjëherë të mos të këndoj gjeli”, që do të thotë se, shtëpia ka mbetur si e braktisur dhe në të nuk ka jetë. Kurse në ritet për shëndet sëmundjet dhe syri i keq dëbohen në “pyjet e largëta e të braktisura”, ku “nuk këndon gjeli, dhe nuk leh qeni dhe nuk kalon parmenda” – me fjalë të tjera në botën e përtejme, ku mungojnë shenjat e pranisë njerëzore.

Pamja e pulës lidhet dhe me sferën qiellore. Emërtimi popullor i yjeve të grumbulluara Plejadi është pula me zogjtë, kurse në gjëegjëzat muaji dhe yjet përdoren si Pula e artë me zogjtë e artë. Shumë thënie mitologjike zbulohen dhe në përfytyrimet për lidhjen e pulës me kohën, për shembull në gjëegjëzën “Një pulë ka 12 zog” (viti me 12 muajt) ose: “Një pulë e zezë mbledh zogjtë, e bardha i shpërndanë” (nata, dita dhe yjet). Në tekstin e një kënge të vjetër për fëmijët thuhet se koha është pulë, kurse yjet janë vezët, e bëra prej saj.

Gjeli është një simbol i diellit, sepse kënga e tij paralajmëron lindjen e diellit. Orët pas mesnate quhen kohë e gjelit dhe maten me këngën e gjelave: në kohën e gjelave të parë (rreth orës 1), gjelat e dytë (rreth orës tre) dhe gjelat e tretë (aty rreth orës pesë). Me zërin e vet tingëllues gjeli ka aftësinë të dëbojë qeniet prej demoni. Vampirët, djajtë dhe shtojzovallet e humbasin forcën e vet dhe fshihen, fill pasi dëgjojnë zërin e gjelit. Prandaj në kohën e gjelave të parë njeriu mund të dalë i pa shqetësuar nga shtëpia dhe të niset për në rrugë. Në disa rajone në mëngjes vajzat venë në flokë një pupël nga bishti i gjelit – në mënyrë që t’i mbrojë nga syri i keq, nga takimet e këqija dhe magjitë.

Gjeli lidhet po kështu dhe me idenë për begatinë dhe fillimin e burrit, prandaj merr pjesë në ritet dasmore si simbol i burrit të ri i sapo martuar.

Në fjalimin popullor emërtimi “zog” është një emërtim përmbledhës për të gjithë zogjtë, kurse pjesërisht – për të voglin e pulës. Kjo përdoret për një njeri të dashur: nëna e quan zog ose zogëz fëmijën e vet, vajza ose burri – të dashurin e vet. Duke përshkruar dashurinë e Ivos dhe të Ralicës në poemën e vet të njohur, Penço Sllavejkovi i kushton një vëmendje këtij detaji: “I thërriste ai “zogu im”, duke mos e hequr vështrimin prej saj, si një gjë të vet të shtrenjtë dhe tepër të bukur. Pamja është e pranishme dhe në një sërë fraza si për shembull “mban një zemër pule” – për njeri i cili trembet shumë, “muskuj pule” – për njeri të dobët dhe i cili nuk mund të mbrohet, “qumësht zogu” – për një tavolinë shumë të pasur, në të cilën ka çdo gjë, bile dhe të pamundshmen.

Tregohen historia për magjistrica, të cilat kanë pasur një zog të pazakonshëm memniçe. E kanë ngrohur vetë, duke e marrë vezën e parë Ditën e së Enjtes së Madhe dhe e kanë mbajtur nënë sqetull lakuriq, derisa të lind. Zogu magjepsës ka fluturuar menjëherë dhe ka mundur t’i sjellë pronares së vet çdo lloj fitimesh – para, flori, zbukurime. Me këngën e vet të shkëlqyer ai ka magjepsur që të gjithë përreth dhe ata kanë rënë pa ndjenja – prandaj natën njerëzit kanë mbyllur veshët, që të mos e dëgjojnë ose kanë shtënë me pushkë ta dëbojnë.

I njohur është zogu i Shën Pjetrit, i cili flijohet për nder të Shën Pjetrit për festën e tij më 29 qershor. E pjekur e tërë ose e përgatitur si kurban, me të fillon ngrënia pas kreshmës së Shën Pjetrit dhe që aty vjen dhe thënia “Si derr në periudhën e Krishtlindjes, si qengj në ditët e Shën Gjergjit dhe si zog në ditët e Shën Pjetrit.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD