Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkëlqesia e Tij Marco Conticelli: “Italia do ta kthejnë në rendin e ditës anëtarësinë e Bullgarisë në Shengen”

БНР Новини
Foto: BGNES

Anëtarësia e Bullgarisë në zonën Shengen po kthehet në rendin e ditës së Evropës. Këtë e konfirmoi për Radio Bullgarinë ambasadori i Italisë në Sofje, Shkëlqesia e tij Marco Conticelli. Nga 1 korrik i vitit 2014 Italia mori kryesinë e BE-së për 6 muajt e ardhshëm. Ambasadori italian prezantoi në Sofje prioritetet në programin një ditë para prezantimin të tij në Parlamentin Evropian në Bruksel. Në forum mori pjesë edhe ministri i jashtëm bullgar Kristian Vigenin.

Italia është ndër themeluesit e Bashkimit dhe kjo është kryesia e saj e dymbëdhjetë. Por ajo shënon një fillim të ri për shkak të ndërrimit të përbërjes së institucioneve evropiane pas zgjedhjeve për Parlament Evropian gjatë muajit maj të këtij viti. Të martën Parlamenti Evropian zgjodhi kryetar të vet socialistin gjerman Martin Shulc për afat prej 2,5 vjetësh, ndërsa më 16 korrik pritet që të miratohet Zahn Klod Junker nga Partia Popullore Evropiane si shef i Komisionit evropian gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky është shansi për start të ri të BE-së.

Marco Conticelli theksoi tre prioritete kryesore të kryesisë italiane: rritja ekonomike dhe punësim, mbrojtja e të drejtave të qytetarëve dhe rol më i fortë i BE-së në politikën globale. Sipas fjalëve të diplomatit problem është papunësia, sidomos ndër rininë, papunët janë mbi 26 milionë në Evropë. Përveç kësaj krizat politike janë para pragut të BE, nga Ukraina deri në Lidhjen e Mesme, para rrezikut është edhe siguria energjetike. Ai konfirmoi në përgjigje të pyetjes pozitën e qartë të Italisë për sa i përket gazsjellësit “Rryma jugore” si projekt strategjik për diversifikim vazhdon të mbështet dhe shpreson se do të bëhet fakt, por me respektimin e rregullave evropiane. Ka nevojë edhe nga politika e përbashkët për migracionin dhe për solidaritet më të madh përfshi edhe për hapa urgjente, është i bindur Marco Conticelli dhe kjo është shumë e rëndësishme sidomos për vende si Bullgaria dhe Italia, që janë kufi të jashtëm të BE-së.

Pyetjes së Radio Bullgarisë për pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen Shkëlqesia e Tij Marco Conticelli iu përgjigj:

“Jemi gati përsëri ta kthejmë temën e zgjerimit të zonës Shengen në lidhje me Bullgarinë dhe Rumaninë në rendin e ditës së Evropës, që të diskutohet qysh gjatë mbledhjes së parë të Këshillit të ministrave të drejtësisë dhe të rendit të brendshëm. Bullgaria dhe Rumania kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për anëtarësi në hapësirën e Shengenit qysh para 2 viteve, gjithnjë e kemi theksuar këtë. Por vendimi përfundimtar duhet të merret njëzëri. Akoma ka vende që deklarojnë se Bullgaria dhe Rumania duhet të arrijnë përparim më të madh në fushën “Drejtësi dhe rend të brendshëm”.Të dy vendet janë nën monitorimin e Komisionit Evropian qysh nga anëtarësimi i tyre në BE më 1 janar të vitit 2007. Jemi gati si kryesues të BE të punojmë me Bullgarinë dhe vendet e tjera anëtare që të arrihet zgjidhje që i kënaq të gjithë.”

Bullgaria dhe Italia janë pjesë të Evropës Jugore dhe kanë shumë interesa të përbashkëta edhe pse në përpjesëtime të ndryshme. Cilët janë prioritetet tona kyçe? Ja përgjigja e ministrit të jashtëm bullgar Kristian Vigenin:

“Njëri prej tyre është lidhur me migrimin dhe strehimin. Atje kemi interes serioz që të arrihet në zgjidhje më serioze dhe politikë të përbashkët të BE-së. Tema e dytë është rritja ekonomike, aftësia për konkurrencë, vende të reja pune – po kështu shumë e rëndësishme për ne. Por edhe mbi të gjitha çështjet e tjera të përvijuara nga ambasadori Marco Conticelli kemi çfarë të themi gjatë debateve. Varet shumë edhe nga kjo si do të punohet gjatë gjashtë muajve të ardhshme. Kjo kryesi italiane do të punojë me tre qeveri bullgare. Prandaj është me rëndësi që të ruhen ekipet e pjesëmarrjes në Bullgarisë në institucionet evropiane, siç bëri qeveria e tanishme, të ketë konsekuencë të qartë në veprimet e tyre. Gjatë këtij ndërrimi të shpeshtë të qeverive dhe të ministrave në vendin tonë, është logjike që të mos kemi mundësi të përfitojmë maksimalisht nga mundësitë para vendit dhe të parashtrohen idetë dhe interesat bullgare në kuadrin e debatit evropian. Këtu do të shtoja edhe temën për energjetikën. Siç duket ajo është kyçe për ne si edhe gazsjellësi “Rryma jugore”. Ai është në projektim, por mbështet nga Italia, që e kryeson BE. Shpresoj në mbështetjen e saj që më shpejtë të gjejmë kompromiset dhe zgjidhjet e nevojshme. Kështu që projekti të startojë ose të vazhdojë ndërtimi i tij në territorin e Bullgarisë. Por sipas rregullave evropiane kjo është shumë e qartë. Presim përgjigjen dhe unë jam optimist. Ne si qeveri i kemi paraqitur propozimet tona para Komisionit Evropian. Po presim përgjigjën dhe këtu shumë i rëndësishëm është roli i Italisë si vend i cili është i interesuar nga realizimi i këtij projekti.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD