Tanja Antonova, 14 vjeçare është nga Bullgaria, por mëson në Londër. Gjatë pushimeve verore e çuan bashke me disa bashkënxënës të saj te varrezat angleze dhe gjermane në Belgjikë. Commonwealth, organizata, e cila i bashkon kolonitë britanike, i ka vënë vetes qëllim për t’i njohur adoleshentët me Tyne Cot Cemetery dhe Langemark me rastin e përvjetorit të 100-të të Luftës së Parë Botërore. Detyra e fëmijëve është që të gjejnë të afërmit e tyre në varrezat ushtarake dhe të shkruajnë përshtypjet e tyre me temë: “Duke e kujtuar të kaluarën: World War I.”
Në esenë e vet ajo shkruan: “Deri përpara një jave kisha vetëm dituri kryesore për luftën, por kjo që mësova, më befasoi jashtëzakonisht shumë. Gjatë ditës së parë të ekskursionit ishim detyruar për të dëgjuar këngë ushtarake. Unë e do shumë hard rokun dhe ky ishte një eksperiment interesant për mua... Duke u kthyer nga varreza, e pamë me heshtje dhe lindi një pyetje, që ende nuk ka përgjigje: Si në një vend kaq të bukur janë varur mijëra ushtarë të pafajshëm?...
Zemërimi i Tanjës është i sinqertë, por ajo nuk mund të kuptojë atje, te varreza, se epidemia e pretendimeve kombëtare dhe territoriale para 100 vitesh e kanë shkatërruar Evropën. Sot në Evropën Lindore po vëzhgohen procese të tilla. Historia nuk i njeh përsëritjet, por disa analogji nuk mund të mos na bëjnë përshtypje.”
Gjatë 1914-ës Franca e kërkoi Elzasin dhe Lotaringjinë. Në Austro-Hungari kanë pretendime territoriale ndaj Serbisë, Malit të Zi, Rumanisë, Rusisë. Britania e Madhe i shikon me një dëshirë të madhe fushat e naftës në Turqi dhe do që ta shkatërrojë Gjermaninë, rivali i saj kryesor tregtar në kontinent. Italia ëndërron për zgjerimin e fuqisë së saj mbi Ballkan.
Rusia e kërkon Stambollin për botën ortodokse.
Atëherë kampion i pretendimeve territoriale është Gjermania. Ajo pretendon për trojet e Francës, Belgjikës, Ukrainës dhe republikave baltike.
Ndaj gushtit fatal të gjitha vendet kishin një qëndrim shumë luftarak, por shpërthimi i Evropës është vepër vetëm e një terroristi nga Sarajeva.
Kaluan 100 vjet nga atëherë. Përfundimi kryesor është se pas Luftës së Parë Botërore ndodhi masakra e dytë universale – më ambiciozja dhe më e përgjakshmja në historinë e njerëzimit. Pas saj Evropa, duke u mësuar nga ngjarjet, u përpoq për të krijuar kufij formalë kundër një kthese të tillë të ngjarjeve. Një prej garantëve institucionalë u bë Bashkimi Evropian, megjithëse garanci të tilla tashmë ekzistojnë pjesërisht – Këshilli i Helsinkit gjatë 1975-ës, i cili shpalli pacenueshmërinë e kufijve jashtë luftës.
Mirëpo kriza e Ukrainës e lëshoi shpirtin nga shishja. Sot juglindja e Ukrainës është në një luftë kaotike pa krahë të përvijuar – një luftë mafioze me “fundin e dytë”, një luftë, e cila pa dyshim do të provokojë një fluks të madh refugjatësh nga Ukraina. Evropianët duhet të kuptojnë se afër kufijve të tyre tashmë ka një shtet, i cili ndodhet në gjendjen e një kolapsi ekonomik dhe të një lufte civile, i cili pretendon për lehtësimin e regjimit me viza me BE-në.
Në Moldavi filloi regjistrimi i popullsisë, regjistrim ky që sponsorizohet nga Rumania, që të merret informacion i saktë se sa prej banorëve konsiderohen rumunë. Tashmë ka publikime në shtypin moldavian se për rumunët moldavianë do të ketë pushime falas në det.
Presidenti i Rumanisë Trajan Bësesku ka deklaruar jo një herë se e konsideron si prioritet në veprimtarinë e tij gjeopolitike aderimin e Moldavisë në Rumani. Ky “Projekt” nuk pritet me duartrokitje nga një pjesë e shtetasve të Moldavisë – gagauzët, bullgarët dhe banorët e pjesës veriore ruse të vendit.
Në vigjilje të përvjetorit të Luftës së Parë Botërore gjithçka është lidhur me mënyrën në të cilën do të krijohen kufijtë e rinj – në mënyrë paqësore, ose me dhunë. Gjermania u bashkua në mënyrë paqësore. Nga Çekosllovakia përsëri në mënyrë paqësore u krijuan dy shtete të reja – Skocia dhe Katalunia. Mirëpo në Ballkan lindjen e shteteve të reja gjithmonë e paraprijnë luftëra civile dhe etnike.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
*Pozita e autorit mund të mos përputhet me atë të medias
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..