Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi i vogël dhe i mesëm – motori i rritjes së ekonomisë

БНР Новини
Foto: BTA

Aktualisht sektori më i qëndrueshëm në Bullgari është ai i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Megjithë krizën politike vitin e fundit, biznesi vazhdon të qëndrojë në pozitën e vet. Rritja e vogël e ekonomisë ka të bëjë kryesisht me sektorin tonë, pohon kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, znj. Eleonora Negullova.

Çfarë është bërë muajt e fundit në dobi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme?

“12 muajt e fundit qeveria e ka kthyer pjesën më të madhe të TVSH-së, që na kishte borxh – vë në dukje znj. Negullova. – Kabineti aktual, siç kabinet më parë, kishte ambicien të heqë qindra regjime të rregullatorit, të licencimit dhe të lejes. Mirëpo, vetëm disa prej tyre u hoqën.”

Cilët janë sektorët e biznesit të vogël dhe të mesëm që zhvillohen më së miri kohët e fundit?

“Ka tendenca të dukshme për rezultate të mira në disa sektorë. Në vend të parë është bujqësia dhe nëndegët e saj. Mirë po zhvillohet dhe industria e turizmit – thekson znj. Negullova. – Pse them turizmi? Sepse turizmi përfshin një sërë shërbimesh të cilat ndikojnë pozitivisht mbi ekonominë. Le të themi se po realizohet eksporti në vend për sa u përket turistëve të huaj. Rritet po ashtu dhe numri i turistëve bullgarë. Kështu që turizmi është sektor i cili në të ardhme do të japë rezultate të mira. Këta të fundit vlejnë edhe për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe për autsorsingun. Pra, kemi disa sektorë të qëndrueshëm të cilët janë bazë e ekonomisë bullgare dhe po të inkurajohen ata për kohë të gjatë, do të çonin në rezultate më të mira ekonomike vitet në vijim.”

Shoqata Kombëtare e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm shpreson shumë në absorbimin e mirë të fondeve evropiane, i cili absorbim aktualisht është prapambetur për shkak të krizës politike dhe administratës së ngadaltë.

Si do të ndikojë rritja e çmimit të energjisë elektrike mbi biznesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe mbi çmimin përfundimtar të produktit?

“Për ne tregu energjetik përbën problem shumë serioz, sepse ai nuk është liberalizuar dhe ne ende po gjendemi në kurthin e rregullimit administrativ të çmimit të energjisë elektrike – thotë znj. Negullova. – Çmimet e rritura të burimeve të transportimit të korrentit, të cilat u bënë e qarta kohët e fundit, sigurisht nuk do të jenë përfundimtare. Kështu që duke grumbulluar negativat për sa i përket rritjes së shpenzimeve, biznesi do të detyrohet t’i llogarisë ato në çmimin përfundimtar. Vitet e fundit ne s’patëm mundësi për të rritur çmimet duke marrë parasysh pakësimin e tregut të brendshëm dhe konsumin e kufizuar. Kësaj here biznesi nuk mund të evitojë çmimet më të larta të energjisë elektrike dhe mendoj se në fund të vjeshtës kjo do të ndihet në treg.”

Për mendimin e znj. Negullova ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kërkojnë çfarëdo mundësie për të optimizuar përdorimin e resursit njerëzor dhe për të përmirësuar aftësitë e veta për konkurrencë. “Shoqata regjistron interes të shtuar për kurset e saj lidhur me menaxhimin e rrezikut dhe me ndryshimin. Kjo do të thotë se gjithnjë e më shumë firma vlerësojnë rëndësinë e aftësive të lartpërmendura në kushtet aktuale të biznesit”, nënvizoi znj. Negullova.

Kjo e fundit është optimiste për zhvillimin e sektorit të biznesit të vogël dhe të mesëm. 12-18 muajt e fundit vërehet tendenca e pakësimit të numrit të firmave të falimentuara. Kjo tendencë e mirë mund të jetë bazë e rritjes ekonomike e cila rritje siguron vende të reja pune.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD