Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni veror i Festivalit “Brazzobrazzie”

БНР Новини
Grupi BrazzViliDJ
Foto: arkiv personal

“Brazzobrazzie” tanimë u kthye në një festival tradicional për muzikën e xhazit. Nga data 24 deri më 26 korrik në qytetin e Varnës do të hapet edicioni i tij veror. Në plazhin në qytetin detar do të ekzekutojnë braz formacionet më të mira bullgare. Ngjarja muzikore do të jetë e larmishme për nga ana e gjinisë, të përmbushur me groovy, xhaz dhe funk. Organizohet nga “Braz Asociacioni”, i cili mbledh interpretuesit më të mirë të cilët ekzekutojnë në instrumente të frymëmarrjes. Festivali është në përkrahje të kandidaturës së Varnës për Kryeqytet Evropian të Kulturës për vitin 2019.

Programi i “Brazzobrazzies” përfshin gjashtë koncerte, nga dy çdo natë. Vili Stojanov – frontmeni i “BrazzViliDJ” dhe njëri nga organizatorët e ngjarjes muzikore tregon: “Do të dëgjojmë grupe me një markë të ruajtur për forumin tonë, e pikërisht këto në të cilat kanë braz instrumente. Unë jam shumë i lumtur se, koha është e mirë dhe se jemi në “Mentoll Beach Bar” në plazhin qendror të Varnës. Ky vend po afirmohet si i shkëlqyer për interpretime të muzikës live. Hapim më 24 korrik me dy banda të reja, të cilat kanë zënë vendin e vet në skenën vendëse – “Funky Miracle” dhe “Southwick”. Ditën tjetër edicioni veror i “Brazzobrazzies” vazhdon me Roots Rocket Band. Për mua ky është reggea formacioni më i mirë bullgar. Orkestra ime e frymëmarrjes “BrazzViliDJ” po kështu do të paraqitet më 25 korrik. Përfundojmë më 26 korrik me ritme të zjarrta ballkanike, në sajë të muzikantëve të rinj nga orkestra rome “Karandilla Xhuniër”. Ata kohët e fundit u kthyen nga një turne të suksesshme në Slloveni, Austri, Gjermani dhe Holandë. Bashkë me udhëheqësin e tyre Angjell Tiçaliev kanë përgatitur program, në të cilin asnjë pjesë nga trupi nuk mund të rezistojë. Përfundojmë me grupin i cili na ka frymëzuar me funk dhe fusion muzikën e vet “Akaga”.

Përveç koncerteve, të përfshira në programin treditor të “Brazzobrazzies” verore, muzikantët nga “BrazzViliDJ” do të incizojnë dhe video ndaj këngës së vet më të re, të titulluar “Të dua”. Ata i ftojnë fansat e muzikës së vet, si dhe të gjithë veruesit të cilët vallëzojnë, të dëfrejnë bashkërisht në procesin e xhirimit. Plazhi, deti dhe dielli do të kthehen në një dekor të natyrshëm të videos.

Grupi AkagaDjemtë nga “Funky Miracle” po kështu incizojnë një video verore dhe po punojnë mbi albumin e vet debutues. Për pjesëmarrjen e vet në edicionin veror të “Brazzobrazzies” kanë përgatitur një set të ri me më shumë këngë. Kurse në fillim të vitit muzikantët nga “Southwick” botuan një projekt të madh dhe shumë të suksesshëm “J Dilla Tribute”.

Gjatë verës së kaluar “Brazzobrazzie” kishin skenën e vet më vete për braz muzikë në festivalin “Spirit of Burgas”. Për 3 ditë banda të ndryshme me një braz tingëllim shpirtëror fituan zemrat e publikut të shumtë. Tani në edicionin e katërt të “Brazzobrazzies” në Varnë, nuk do të ketë interpretues të huaj. Organizatorët ruajnë të drejtën e vet të ftojnë muzikant interesant nga Evropa dhe ShBA për edicionin dimëror.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bogdana Karadoçeva

Në Ditën e Sofjes – me dashuri ndaj saj

Më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..

botuar më 24-09-17 6.10.PD

Ditën e parë të shkollës po kërkojmë "Ku mbeti fëmijëria"

Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..

botuar më 24-09-16 8.10.PD

Stacioni Hekurudhor në Plovdiv bëhet skena për një koncert kurioz

Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..

botuar më 24-09-13 8.25.PD