Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivajllo Kallfin: “Bullgaria është e interesuar të përfshihet në Mbikëqyrjen Bankare Evropiane”

Ivajllo Kallfin: “Bullgaria ka interes të përfshihet në Mbikëqyrjen Bankare Evropiane”
Foto: BGNES

Më 22 korrik drejtori i Bankës Popullore Bullgare Ivan Iskrov shpalli në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit Popullor, se është gati të japë dorëheqje, nëse Parlamenti do të vendosë, se para shpërndarjes më 6 gusht do të diskutojë zgjedhjen e drejtorit të ri të bankës. Motivi i tij kryesor është mospajtimi, që Banka Popullore Bullgare dhe drejtori i saj të shfrytëzohen për qëllime politike nëpërmjet akuzave sistematike dhe të papranueshme lidhura me falimentimin e Bankës Korporative Tregtare. Ivan Iskrovi saktëson, se sipas Ligjit të Bankës Popullore Bullgare pas depozitimit të dorëheqjes së drejtorit, autorizimet e tij hiqen pas tre muajve, pavarësisht nga fakti, a është zgjedhur drejtor i ri, apo jo. “Moszgjidhja e drejtorit do të jetë mënyra më e shpejtë e futjes së kaosit në punën e këtij institucioni, i cili është me rëndësi aq të madhe për stabilitetin financiar të vendit”, shtoi ai. Duke marrë parasysh, se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen më 5 tetor. Ja përse caktimi i drejtorit të ri të Bankës Popullore Bullgare do të jetë i vështirësuar. Për këtë arsye Ivan Iskrovi akoma nuk ka depozituar dorëheqjen.

Letra në fjalë jep arsye të kujtojmë vendimin e forcave kryesore politike gjatë konsultimeve urgjente te presidenti për përfshirjen e Bullgarisë në Mekanizmin Unik Bankar të BE-së. “Bullgaria ka interes për pjesëmarrjen në Mbikëqyrjen Bankare Evropiane”, deklaron në një intervistë për Radio Bullgarinë ish deputeti evropian Ivajllo Kallfin. Duke iu mbështetur njohuritë e tij akademike të çështjes bankare ai pohon: “Duhet të saktësojmë, se ky vendim nuk është i ri. Para dy vitesh, kur u krijua Mbikëqyrja Bankare Evropiane u shtrua çështja për pjesëmarrjen e vendeve. Atëherë Bullgaria me gjithë luhatjet deklaroi, se ka ndërmend të përfshihet në të. U habita kur zbulova, se deri tashti nuk u bë asgjë. Mbikëqyrja Bankare Evropiane do të fillojë punë vitin e ardhshëm. Në të fillimisht do të hyjnë bankat më të mëdha në Evropë, të cilat janë përafërsisht 300. Mirëpo, ndër to nuk ka banka bullgare. Gradualisht sistemi do të zhvillohet dhe do të përfshijë edhe bankat qendrore. Kështu që menaxhimi i bankave do të jetë më i organizuar. Ndërkohë u krijua edhe një institucion në Evropë – Organi Bankar Evropian, i cili shkëmben informacion mbi metodologjinë e mbikëqyrjes bankare. Bullgaria merr pjesë në të dhe prandaj ajo duhet të kërkojë më aktivisht ndihmën e tij.”

Banka Qendrore Evropiane, e cila do të kontrollojë bankat në sistemin bankar evropian, do të jetë e detyruar të mbikëqyrë bankat e BE-së. Sipas dëshirës në mbikëqyrjen mund të hyjnë edhe vende anëtare të BE-së, që janë jashtë zonës evropiane, siç Bullgaria. A ka mundësi që përgjegjësia të hollohet?

“Në radhë të parë përgjegjësia nuk mund të hiqet dhe në radhë të dytë Banka Qendrore Evropiane nuk do të zëvendësojë plotësisht funksionet e mbikëqyrjes kombëtare bankare – shpjegon z. Kallfin. – Banka Popullore Bullgare do të ruajë funksionet e kontrollimit. Kontrolli i bankës qendrore bullgare do të punojë në sistemin e kontrollimit evropian. Kështu që Banka Qendrore Evropiane nuk do të mbajë tërë përgjegjësinë. Banka Popullore Bullgare do të ruajë përgjegjësitë e mbikëqyrjes. Tani ajo mban përgjegjësinë për dobësitë, që dolën në pah rreth Bankës Korporative Tregtare.

Nëse vendi do të hyjë në Mbikëqyrjen Bankare Evropiane, bankat bullgare mund të përfshihen në të. Banka Qendrore Evropiane bashkëpunon me bankat më të mëdha në Evropë, sepse ato rrezikojnë seriozisht mbarë sistemin bankar. Bankat bullgare nuk janë ndër ato. Bëhet fjalë për rrezik sistematik në mbarë tregun evropian, por jo në vendet e veçanta. Parashikohen procedura, që një bankë vullnetarisht të përfshihet në sistemin e mbikëqyrjes. Kjo do të jetë në interes të bankave bullgare. Mendoj, se do të kalojë shumë kohë përderisa do të rikthehet besimi te funksionimi i mbikëqyrjes bankare në Bullgari. Një bankë, e cila do të dëshirojë të vërtetojë para partnerëve dhe klientëve, se është e qëndrueshme, duhet të jetë e certifikuar nga Banka Qendrore Evropiane.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD