Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Misioni Bullgaria – rreth botës” – një aventurë dhe ëndërr e realizuar!

БНР Новини
Pavell Dojçev, Daço Daçev dhe Gavrill Gjurov
Foto: Dejana Borisova

Gjatë kësaj vjeshte 3 entuziastë do të nisen në një udhëtim rreth botës, por në ujë! Marshimi do të bëhet realitet në sajë të fondacionit “Bullgaria rreth botës”. Qëllimi i udhëtimit është të mund të popullarizohet Bullgaria, bile në skajet më të largëta të planetit. Të huajt do të mësojnë se ku pikërisht gjendet vendi ynë, çfarë histori ka, çfarë njerëzish jemi. Që të mund të bëhet kjo, një ekuipazh në një moshë të përgjithshme prej 210 vjetëve do të niset në vjeshtë në një luftë me valët e detit.

Trimat, të cilët marrin pjesë në “Misionin Bullgaria – rreth botës” janë Pavell Dojçev, Gavrill Gjurov dhe kapiteni Daço Daçev, i cili ka kaluar tre herë Atlantikun, jeton në Carevo dhe ka qenë drejtor i portit vendas. Kurse Pavell Dojçev është noter, dublues në role rrezikuese, skenarist... Jeton në fshatin Fazanovo buzë detit dhe aty organizon art dhe film festivale. Gavrill Gjurov-Gicata po kështu është dublues, palombar, dhe operator nën ujë... Dhe ai si të tjerët ka zgjedhur jetën në fshat, por në ndryshim prej tyre, nuk jeton buzë detit, por në fshatin malor Karpaçevo.

“Vet lundrimi nuk është një vet-qëllim, nuk është me rëndësi vetëm të themi “Po, ne e kaluam këtë distancë!” – thotë Pavell. – Për mua është me rëndësi derisa lundrojmë të takohemi me njerëz, të tregojmë për shtetin tonë, për folklorin, për arkeologjinë, për vendin tonë modern dhe të bukur. Ëndrra jonë tjetër është që e gjithë kjo, e cila po rastis, të transmetohet onllajn, duke përdorur mjete moderne për komunikim deri në Bullgari.”

СнимкаPjesëmarrja e teknologjive është me rëndësi me qenë se me ndihmën e tyre “Misioni Bullgaria” do të kthehet në diçka si një realiti arsimuese për fëmijët në rritje. Por, si një udhëtim në mijëra kilometra nga shtëpia do t’i arsimojë njerëzit tek ne dhe më në veçanti adoleshentët? Kuptohet se me ndihmën e internetit! Në qoftë se çdo gjë zhvillohet në drejtimin e drejt më 15 shtator 2014, kur pritet që udhëtimi të fillojë, do të startojë dhe shou-programi, i cili do të tregojë itinerarin e jahtes. Në këtë mënyrë secili do të dijë se kur dhe ku do të hedh spirancë varka dhe të bëj një studim për destinacionin e largët në fjalë. Por pavarësisht nëse ka shfrytëzuar internetin apo jo, internet konsumatori bullgar do të kuptojë çdo gjë për qytetin aty për aty dhe përmes reportazheve të përgatitura posaçërisht. Tani për tani 17 shtete i presin 3 entuziastët. Mes tyre janë–Argjentina, Zelanda e Re, Brazili, Kina, Meksika. Një pjesëmarrëse si medie është dhe Radioja Кombëtare Bullgare. Në rubrikat e veta të ndryshme, Radioja Kombëtare do të paraqesë aventurën e ekuipazhit atraktiv. Vazhdimësia e “Misionit Bullgaria–rreth botës” do të jetë rreth dy vjet. Ekuipazhi nuk ndjek data të caktuara, kështu që shpejtësia e aventurës me varkë do të varet nga kapriçjot e natyrës.

Si pikërisht do të prezantohet Bullgaria përpara botës?

“Do të mbajmë suvenire, flamuj, bluza – tregon Pavell Dojçev. – Aty ku do të kemi takime me bashkësi bullgare ata do të na presin bashkë me banuesit vendas. Do të ndalojmë në portet përkatëse. E dini se njerëzit nëpër botë janë kureshtar! Do të bëjmë dhe prezantime dhe festime të vogla, në të cilat do të tregojmë për Bullgarinë, për udhëtimin tonë, aty ku mundet do të zhvillojmë një lidhje të gjallë dhe të drejtpërdrejtë me atdheun!”

Kurse atraksioni i specializuar, i cili është i përgatitur për të huajt është e ashtuquajtura “raki për fillestar”. Ajo përveç 50 gradë, do të ketë dhe një variant më të dobët prej 25 gradë. Gradacioni i ulët është për të gjithë të cilët nuk janë të mësuar me shijet e zjarrta ballkanike.

Një nga idetë e ekspeditës është të mund të popullarizohet sporti me varka. Tek ne shumë pak sportistë i përkushtohen atij, sepse është një nismë e cila kushton mjaft. Që të mund të fitojë një popullaritet më të madh, njerëzit nga fondacioni “Bullgaria rreth botës”, duan të krijojnë disa qendra nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi, ku fëmijët dhe të gjithë të moshuarit, krejtësisht falas të mund të arsimohen gjatë verës prej instruktorëve. Kështu vogëlushët do të mund të fitojnë një përgatitje fillestare për këtë sport atraktiv. Tu urojmë sukses pjesëmarrësve në ekspeditën e largët!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD