Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kopshti rreth kishës “Shën Kirill dhe Metodij dhe pesë dishepujt e tij”

БНР Новини
Foto: www.svsedmochislenitsi.com

Kopshti rreth kishës “Shën Kirill dhe Metodij dhe pesë dishepujt e tij” mbledh në një vend historinë dhe ditën e sotme të Sofjes. Në pasditen e vonë hap dyert e kishës së shenjtë dhe në heshtjen drejt oltarit dëgjoj vetëm hapat e mia. Përpara Çlirimit godina ka qenë një shtëpi lutëse muhamedane. Është quajtur akoma xhamia e Zezë, sepse minarja e saj ka qenë prej graniti të zi. Është e ndërtuar me porosi të sulltanit Sjulejman i Parë, nga arkitekti i perandorisë Koxha Sinan, bullgar i cili ka pranuar fenë myslimane nga fshati Shiroka llëka.

Tregimi i kishtares Ivanka Didova më kthen në të kaluarën:

“Dikur ka qenë kishë, bile manastir. Pas kësaj në të njëjtin vend është ndërtuar xhamia, të cilët e quajnë Xhamia e Zezë. Pas Çlirimit është propozuar që ajo të kthehet në një kishë ortodokse.”

Pas Çlirimit nga sundimi osman, burrë shteti i madh bullgar Petko Karavellov jep idenë që në vend që të ndërtohet një kishë e re, vet xhamia e Zezë të riparohet. Nevoja prej kishë në këtë pjesë të qytetit lind nga fakti sepse në vendin e turqve të shpërngulur kanë filluar të vijnë njerëz nga i gjithë vendi dhe kështu është formuar një lagje e tyre e re, të quajtur mëhalla e Aligjit. Ideja e Karavellovit vështirë çan rrugë. Por pas mjaft peripecive në fund të fundit imponohet. I tij është dhe propozimi për emrin e kishës së re. Gjatë vitit 1897 Këshilli i Ministrave vendos që “Xhamia e Zezë” të ri transformohet në kishë dhe ajo ti përkushtohet për nder të krijuesve të shkrimit sllav-vëllezërit Kirill dhe Metodij dhe nxënësit e tyre Kliment dhe Naum nga Ohri-çudibërës, Sava, Gorazd dhe Angjellarij. Tregimi i kishtares vazhdon: “Njerëzit hyjnë në kishë, që të mund të ikin nga e përditshmja, të luten, të mund të ndiejnë besimin”.

“Kohët e fundit po ve re se vijnë shumë njerëz të rinj, interesohen , duan të mësojnë diçka të vlefshme për fenë, sepse ka shumë mangësi në edukim, por kuptohet kjo varet nga çdo njëri të veçantë.”

I zhytur në gjelbërim kopshti rreth kishës “Shën Kirill dhe Metodij dhe pesë dishepujt e tij” është një nga vendet më të qeta në zemrën e qytetit të madh.

“Ky është një nga vendet e mia të preferuara, më pëlqen shumë të vij këtu, kisha më pëlqen, me qenë se më jep një përmbushje suplementare dhe mendoj se në këtë mënyrë ndihem në harmoni me vetveten. Të paktën unë e ndiej kështu..

“Në këtë kopsht ka skaje nga më të ndryshmit-për fëmijë, për futboll ka dhe vend ku njeriu mund të qeraset. Këtu është vend për pensionistët, për qentë , aty mbrapa për fëmijët e vegjël, në përgjithësi, secili ka vendin e vet në kopsht. Unë jam nga Sofja. Gjyshi im ka ardhur këtu 11 vjeç nga qyteti Trën. Kështu që mund të thuhet se jam një kryeqytetase.”

Kambana e kishës sikur numëron kalimin e kohës dhe historinë. Tingëllimi i saj shënon të 500 vjetët e robërisë turke, pas kësaj triumfin e Lirisë, shpalljen e Principatës së Re Bullgaria dhe Bashkimin. Godina shekullore mbledh zërat dhe lutjet e brezave të tërë të bullgarëve. Kurse rreth varrit të Petko Karavellovit luajnë fëmijët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Elizabeth Bleiker nga Zvicra: Bullgaria duhet të mbetet autentike për të intriguar turistët evropianë

Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..

botuar më 25-01-06 7.30.PD

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD