Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një injeksion financiar për Arkën Shëndetësore a do të shpëtojë sistemin e shëndetësisë në Bullgari?

БНР Новини
Foto: BGNES

Pas pazarllëqeve publike dhe të fshehta që u zgjatën po thuajse një muaj, pas vargut të kthesave befasuese dhe sensacionale në skenën politike dhe parlamentare, në ditën dhe orën e fundit të punës të këtij parlamenti, para shpërndarjes së tij, erdhi vendimi për rritjen e buxhetin për këtë vit të Arkës Kombëtare të Shëndetësisë, e cila financon shërbimet shëndetësore të të gjithë pacientëve bullgarë. Institucioni financiar mori me 50 mln euro më pak nga shuma që kërkonte për funksionimin e tij normal deri në fund të vitit. Në fakt, ai mori përafërsisht 100 mln euro.

A janë shumë ose pak mund të kuptohet, nëse do të rikujtojmë, se shpenzimet për akrën për këtë vit janë 1,4 mlrd euro. Ekspertët janë të mendimit, se injeksioni financiar prej buxhetit të shtetit nuk do të zgjidhë asnjërin prej problemeve kronike dhe shumëvjeçare të sistemit të shëndetësisë në Bullgari, sistem i cili po hyn në krizë gjithnjë më të thellë dhe përkeqëson shërbimet e veta për pacientët. Por vëzhguesit theksojnë, se kjo shumë është një mundësi, e cila do t’i sigurojë sistemit të ruajë nivelin e tanishëm, në sfondin e krizës permanente politike, të institucioneve shtetërore dhe publike që nuk punojnë, të zgjedhjeve evropiane dhe parlamentare dhe të tre qeverive brenda një viti.

Është e drejtë, se sigurimi social dhe shëndetësor po thuaj kudo në botë vuan nga mungesa e mjeteve dhe kjo nuk i detyrohet mungesës së vullnetit për sigurimin e financave të nevojshme. Në fakt nevojat e njerëzve në këtë drejtim rriten vazhdimisht. Popullsia kudo jeton më gjatë, dmth merr pension për një kohë më të gjatë. Jetëgjatësia do të thotë dhe më shumë shërbime mjekësore dhe më të shtrenjta. Prandaj edhe buxhetet për shëndetësinë dhe për pensionet kudo në botë vazhdimisht rriten dhe vazhdimisht nuk mjaftojnë. Nga kjo pikëpamje Bullgaria nuk bën përjashtim, vetëm konfirmon rregullën e përgjithshme. Faji bullgar, në qoftë se mund ta përdorim këtë term, në rastin konkret konsiston në këtë, qe vendi arriti shumë shpejtë dhe në mënyre dinamike të reformojë dhe të adaptojë sistemet e veta sociale dhe shëndetësore, kështu qe në vendin më të varfër të BE të moshuarit dhe të sëmurët të jetojnë në kushte të pranueshme. Këto reforma janë të dhimbshme, vështirë pranohen nga njerëzit, nga herë mund të shkaktojnë tensione sociale dhe politike, por janë të paevitueshme. Kështu qe asfare injeksione financiare nuk janë në gjendje të eliminojnë defektet kronike në këto sisteme, ato luajnë rolin e anestezisë, e cila pakëson përkohësisht dhimbjen, por nuk kuron vet sëmundjen. Nga ky këndvështrim, rritja e buxhetit të Arkës Kombëtare të Shëndetësisë në Bullgari, të miratuar nga parlamenti bullgar, është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Problemet e vërteta duhet të zgjidhen nga qeveritarët e rinj, që do të vijnë në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme gjatë muajit tetor të këtij viti.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD