Kur do të ndihet dobia e projekteve evropiane, si këto të fundit do të ndryshojnë ditën tonë të përditshme dhe si ndikojnë mbi zhvillimin e rajonit përkatës? Këto pyetje i drejtojmë te inxhinieri Sevdalin Ognjanov, zv.kryetar i Bashkisë së Momçillgradit, e cila është e para në zbatimin e projekteve dhe programeve të BE-së.
“Bashkia e Momçillgradit është duke zbatuar shumë projekte të rëndësishme evropiane. Më i madhi ka të bëjë me rindërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe me ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujit. Ky projekt është në vlerë rreth 13 miliona euro. Tashmë është gati stacioni i pastrimit dhe rrjeti i furnizimit me ujë është ndërtuar pothuajse 80 për qind. Duhet të zëvendësojmë rrjet kanalizimin me gjatësi 15 kilometra, si dhe rrejt ujësjellësin me gjatësi 10 kilometra e 200 metra. Deri në fund të vitit projekti duhet të mbyllet.”
Për mendimin e zotit Sevdalin Ognjanov kjo është me shumë rëndësi, sepse tani humbjet e ujit në rrjetin urban janë më se 60 për qind. Me zëvendësimin e tubacionit të vjetër, do të kompensohet një pjesë e madhe e humbjeve. Bashkia e Momçillgradit ka fituar po ashtu projekt lidhur me mbrojtjen e mjedisit, i cili projekt është në vlerë rreth 300 mijë euro. Me këto mjete do të zëvendësohet rrjeti tjetër i furnizimit me ujë, i cili nuk përfshihet në projektin e madh të ujit. Pa dyshimtë, nisma më e popullarizuar në qytet është riparimi i spitalit “Mjeku Sergej Rostovcev”.
Ja se çfarë rrëfeu infermierja Bellgin Sadëkova: “Ky projekt është në vlerë rreth 400 mijë euro dhe financohet me paratë e fondit kombëtar. Tërësisht u ndërruan dritaret e spitalit, u ndërtua një sistemi i ri i ngrohjes me panele diellore, po ashtu spitalit i është bërë izolim i jashtëm kundër diellit.”
Projekt tjetër i madh përfshin rindërtimin e tërë bazës së sportit në Bashkinë e Momçillgradit. Ky projekt mbulon stadiumin “Rodopi”, ku do të ndërtohet fushë e re, dhoma për ndërrimin e rrobave, një sistem i ri i ndriçimit etj. Paralelisht ndërtohen dhe shtatë sheshe të reja sportive në Momçillgrad dhe në katër vendbanime përreth bashkisë. Për mendimin e zotit Sevdalin Ognjanov më parë aq shumë projekte brenda një viti nuk janë realizuar. Rindërtohet po ashtu infrastruktura e bashkisë. Projekti është në vlerë rreth 2 miliona e 800 mijë euro dhe mbulon rrugë bashkiake me gjatësi 24 kilometra. Ndër to ka një projekt me rëndësi ndërkombëtare. Zv.kryetari i Bashkisë së Momçillgradit sqaroi:
“Aktualisht zbatojmë një projekt të madh i cili është me prioritet për bashkinë tonë. Bëhet fjalë për ndërtimin e rrjetit rrugor Momçillgrad-Kërxhali-Makaza-Komotini, e cila rrugë është pjesë e rrjetit ndërevropian. Ky i fundit është me shumë rëndësi për ekonominë e qytetit. Përfshin ndërtimin e urës së re mbi lumin Vërbica, rindërtimin e mbikalimit hekurudhor dhe ndërtimin e pjesës rrugore me gjatësi 1 kilometër e 200 metra.”
Momçillgradi është i pari në zbatimin e projekteve lidhur me turizmin. Së bashku me bashkitë fqinje Kërxhali, Krumovgrad dhe Kirkovo është duke realizuar projekti “Rodopet Lindore – rizbuloni tokën e shenjtë të trakëve”. Sipas zotit Sevdalin Ognjanov, në Rodopet Lindore turistët bullgarë dhe ata të huaj mund të gjejnë natyrë të virgjër dhe mistere shumëshekullore. Përveç tempullit të njohur të trakëve në afërsi të fshatit Tatul, lidhur me Orfeun, aty ka shumë pika të tjera turistike me interes për vizituesit. Këto janë “Pylli prej guri”, tempulli “Harman kaja” dhe rezervati natyror i liqenit artificial “Studen kladenec”, ku rriten dre, kuaj të egër dhe bizonë.
Për zhvillimin e turizmit flet fakti se vitet e fundit janë ndërtuar shumë kmplekse turistike, hotele me pishina dhe qendra SPA. Me hapjen e pikës së kalimit “Makaza” vërehet shtimi i turistëve nga Rumania, Ukraina dhe Rusia. Një person nga Afrika e Jugut ka blerë shkollën në fshatin Letovnik dhe ka ndërtuar një hostel. Ndërtesa të tjera arsimore janë blerë nga disa anglezë me qëllim ndërtimin e hoteleve dhe shtëpive për mysafirë. Zv.kryetari i Bashkisë së Momçillgardit, z. Sevdalin Ognjanov është i bindur se pasi të mbyllen projektet e BE-së bashkia do të shndërrohet në një qytet të vërtetë evropian.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..