Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Struma këndon” në Nevestino

Foto: sabori.bg

Struma është duke kënduar dhe festuar, sepse në mes të gushtit në fshatin Nevestino të rrethit të Kjustendilit në Bullgarinë Perëndimore po zhvillohet festivali i emrit të lumit, i cili kalon përmes fshatit. Sivjet festimet filluan që më 15 gusht, kur është festa e bashkisë. Sipas kalendarit të krishterë kjo është Fjetja e Hyjlindëses Mëri. Emrin “Shën Mëria” e ka një kishë e Mesjetës së vonshme, e cila kishë është monument i kulturës dhe ndodhet afër fshatit Pastih të baskisë së Nevestinos. Tubimi do të shndërrohet në një takim muzikor, i cili do të grumbullojë grupet amatore dhe interpretuesit individualë nga të gjitha vendbanimet nëpër rrjedhën e lumit Struma. Ditët e festivalit folklorik janë 16 dhe 17 gushti.

“Ky është edicioni i nëntë me radhë i festivalit “Struma këndon” – tregon Antoaneta Georgieva, sekretare e bashkisë. – Në vitin 2006 bashkia e Nevestinos rimëkëmbi festivalin folklorik, pas një pauze të gjatë. Unë dhe kolegët e mi jemi duke punuar mbi këtë aktivitet me një entuziazëm të madh. Qëllimi ynë është që të ketë më shumë grupe amatorësh, të cilët të marrin pjesë në aktivitet. Ftojmë çdo një institucion, çdo një shkollë, dhe klub, ku zhvillohet folklori ynë për të qenë të pranishëm në “Struma këndon”. Sivjet do të ketë 1 500 pjesëmarrës, të cilët do të kenë shfaqje në vazhdim të dy ditëve. Festivali zhvillohet nën patronazhin e kryetarit të bashkisë inxhinieri Dimitër Stamenov. Skena e tij është në parkun e fshatit Nevestino, afër Urës mesjetare Kadin, të ndërtuar në vitin 1470. Sipas traditës do të marrin pjesë dy formacionet muzikore të fshatit: ansambli koreografik i fëmijëve pranë vatrës kulturore “Prosveta” (“Iluminizmi”) dhe grupi i këngëtareve. “Struma këndon” ka karakter konkursi. Dhe meqenëse në të marrin pjesë këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë, edhe në juri ka përfaqësues të çdo një prej këtyre sferave.”

Në festën “Struma këndon” mund të dëgjohen këngë dhe interpretime të tjera nga dy krahina folklorike – ajo e Shopëve dhe ajo e Pirinit. Çdo një grup, ose interpretues individual paraqitin nja dy këngë. Të ashtuquajturat “kolektive për zakonet popullore” gjithashtu mund të marrin pjesë, si dhe tregimtarët e legjendave popullore. Në këtë mënyrë ruhet tradita dhe folklori unikal bullgar. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD