Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ritmin e verës

БНР Новини
Foto: BGNES
Me “Një në mendje” – këngë, në interpretim të Milena Filevës së bukur dhe tepër joshëse u zhytëm në ritmin e verës 2014. Singëlli i saj i dytë vetjak është dinamik, me hip-hop bijt. Ai ka dhe video të vet. Në të këngëtarja vallëzon gjatë gjithë kohës, krahas me profesionalistët nga “The Centar”. Kjo nuk çudit asnjë, sepse Mihaella tregoi ndjenjën e vet ndaj këtij arti në shoun televizive të vallëzimit. Dhe fitoi adhurimin e sinqertë të publikut. Një markë e ruajtur është buzëqeshja e saj, kurse me qëndrimin e vet pozitiv ndaj botës dhe me talentin e vet tërheq me çdo një vit të kaluar adhurues të rinj. Këngëtarja pohon se, e ka një në mendje dhe kjo është e lidhur me punën e saj mbi albumin debutues.

Në mënyrë krejtësisht spontane lind një kompozicion i ri, që ju prezantojmë në interpretim të Llazar Kisjovit. Për punën mbi të, ai tregon:

“Kënga është një kolaboracion me dj serb Kid Vajbs. Bashkë bëmë muzikën. Aranzhimi është krejtësisht i tij, kurse teksti – i imi. Ajo është në gjuhën angleze dhe quhet “Falling”. Njohja jonë u bë fare rastësisht në rrjetin social. Ai kishte dëgjuar këngë të mia, dhe tha se e pëlqen zërin tim. Pas kësaj më dërgoi këtë aranzhim, i cili më pëlqeu dhe kështu, pa u njohur, duke komunikuar në internet e përfunduam këngën. Unë e prezantoj në Bullgari, kurse ai – në Serbi. Gëzohem se ka jehona pozitive në mediat aty. Videon e incizuam në afërsi të Sofjes, dj Kid Vibes nuk merr pjesë në të. Kam partnere shoqen time – Izabel. Videoja është bardh e zi, e spastruar dhe tepër melankolike, në ton me këngën. Shpresoj të pëlqehet nga publiku.”

Vazhdojmë me një këngë me tingëllim klubi. Ajo është e grupit origjinal “Teabo”, që në gjuhën e majeve do të thotë “fryma tënde, aroma tënde”. Dj Borisllav Bojaxhiev-Borçe (muzikë, aranzhim, perkusione), Teodora Oreshanska-Tea (vokal) dhe Venci Trifonov (klarinetë, gajde, fyell, duduk, saksofon) – ky është grupi. Mblidhen së bashku si “Teabo” në ishullin Ibisa, në një bar vendas, në të cilin interpretojnë muzikën e vet. Pas kthimit të vet në Bullgari, të tre vazhdojnë të punojnë. Në këngën Maria përzihen motivet e flamengos me pop bijt. Muzika është e “Taebos”, teksti spanjoll – i Alekas Linares nga “Mango Duente”, kurse tekstin bullgar e shkruan Daniella Kuzmanova.

“Ditë të zjarrta, valë të ftohta, ditë të lumtura”, këtë e këndon Divna në “Çfarë u bë kaq”. Këngëtarja merr pjesë në një turne verore, kurse në fund të tij prezantoi kompozicionin e parë në bazë të muzikës së vet. “Trak i freskët, një video me shumë stil”, në këtë frymë janë komentet e fansave të saj në rrjetet sociale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD