Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është e arritshme për bullgarët energjia e gjelbër?

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Kohët e fundit gjithnjë e më shumë flitet për dobitë nga energjia e gjelbër dhe dëmet nga ajo bërthamore. Kapaciteti ekologjik është një burim i pashtershëm i decentralizuar i energjisë. Në ndryshim nga centralet, të cilat punojnë me lëndë djegëse, burimet rivendosëse nuk ndajnë lëndë të dëmshme në atmosferë. Energjia e gjelbër ndihmon për ruajtjen e mjedisit rrethues, dhe në këtë mënyrë ndihmon dhe për brezat e ardhshme.

A është e domosdoshme për Bullgarinë një kapacitet të ri bërthamor si reaktor i shtatë të centralit elektrik atomik ekzistues “Kozlloduj”, ose bullgari është gati të përdor kryesisht energjinë e gjelbër? Këtyre pyetjeve ju përgjigjet Borisllav Sandov-bashkëkryetar i partisë “Të gjelbrit”. Dhe më konkretisht:

Cili është pikërisht çmimi i energjisë së gjelbër dhe cilat janë dobitë e saj kundrejt asaj bërthamore?

“Në parim kur flasim për “çmimin e energjisë së gjelbër” nga njëra anë ka vlerë , të imponuar nga shteti, që është për blerjen e energjisë, kurse nga ana tjetër-çmimi për konsumatorin përfundimtar, me fjalë të tjera të shpërndarë në mënyrë të padrejtë. Shkaku është në këtë se në fillim të bumit të madh për burime rivendosëse energjetike në bullgari, qenë ofruar çmime të larta blerëse për prodhimin e burimeve rivendosëse energjetike kryesisht për njerëzit e afërt, kurse kjo cenoi vet kompaninë elektrike kombëtare . Kurse pas kësaj kompania e Komisionit Shtetëror për rregullimin e energjisë dhe të ujit bëri një vlerë për një shtesë të gjelbër-të paqartë si formulë, sesi dhe çfarë mënyre formohet. Por jemi të bindur se, ajo nuk i përgjigjet shpenzimit të vërtetë të cilin e bën kompania elektrike kombëtare kundrejt blerjes së korrentit nga burimet rivendosëse energjetike nga prodhuesit. Ky është njëri çmim i energjisë së gjelbër. Ai nuk është i drejtë dhe është në cenim si të shoqërisë, ashtu dhe për konsumatorët”.

Të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike dhe të energjisë nga burimet rivendosësh energjetike e kanë të qartë se, çmimet e korrentit nga burimet rivendosëse energjetike tanimë janë më të lira kundrejt atij të disa centraleve me qymyrguri. Domethënë, mjaft larg në të kaluarën tanimë mbeten çmimet e larta, me të cilat lidhej prodhimi dhe konsumi i energjisë nga burimet rivendosëse energjetike. Vetëm për disa vjet teknologjitë , të cilat në fakt formojnë çmimin e burimeve rivendosëse energjetike, u pakësuan mjaft. Tani energjia nga burimet rivendosëse energjetike jep mundësi për një krahë pune më të shumtë në numër, shoqëri të pavarura energjetike, zgjerim të veprimtarisë së tregut dhe kuptohet, konsum të një energjie ekologjikisht të pastër. Në fakt çmimi i energjisë së “gjelbër” është falas, sepse të gjitha resurset natyrore/dielli, era e kështu me radhë/ përdoren pa paguar asnjë qindarkë nga xhepi tonë është i bindur ekologu.

A duhet vallë luhatjet e kohës të shqetësojnë ata të cilët dëshirojnë të vendosin një panel solar?

“Kjo se ka re nuk do të thotë se, nuk ka resurs për prodhim të energjisë nga dielli. Bullgaria është mjaft në jug dhe bile dhe çdo ditë të bjerr shi, prodhohet mjaft energji nga një sipërfaqe në çati, për kënaqjen e nevojave të një shtëpie për shembull”-sqaron Borisllav Sandov.

Një problem tjetër i cili i shqetëson njerëzit, të cilët kanë dëshirë të heqin dorë nga kapacitetet bërthamore janë sanksionet, të cilat i imponon shteti. A duhet që kjo të shqetësoj shoqërinë dhe ku është zgjidhja në ndihmë të ekonomisë bullgare?. Ja dhe këshillin e bashkëkryetarit të partisë “Të gjelbrit”:

“Shteti në vend që të imponojë sanksione dhe ndalime për aderim ose instalimin e kapaciteteve të tilla, duhet të bëjë një kompani informative, që të hap tregun për zhvillimin e këtij biznesi në të gjithë vendin. Biznes i cili bëhet prej njerëzve, të cilët jetojnë në këto pjesë të këtij vendi, duke krijuar zënie aty. Këto janë komponentët kyçe dhe nga pikëpamja sociale-ekonomike dhe nga pikëpamja ekologjike dhe energjetike. Sepse dhe vet sistemi do të jetë më stabil, ku ka një transport më të pakët të energjisë elektrike, por shfrytëzohet kryesisht aty ku prodhohet.”

Përgatiti në shqip: N. Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pikëpamjet e ekspertëve për politikën financiare të shtetit në pragun e një Kuvendi të ri dhe Projektbuxhetin 2025

Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..

botuar më 24-10-24 7.30.PD

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD