Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plotësoje historinë e lumenjve

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

“Plotësoje historinë e lumenjve” është motoja nën të cilën starton fushata, qëllimi i së cilës është që të alarmojë për problemet më të mëdha të lumenjve tonë dhe të propozojë një zgjidhje për to. Iniciator është Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës WWF. Ambiciet e mbrojtësve të natyrës janë po kështu të mund të provokojnë bullgarët të jenë më tepër të angazhuar dhe të tregojnë padurim drejt shkeljes së kësaj pasurie natyrore.

“Njerëzit vërejnë kryesisht ndotjen e lumenjve, por ka dhe shumë fusha problematike, të cilat janë me një efekt të pakthyeshëm. Është e mundur të spastrojmë lumenjtë, të përmirësojmë gjendjen e tyre kimike, por mbase ndaj këtij momenti do të humbasë larmia e tyre biologjike. Për këtë janë të nevojshme masa të ngutshme!”, alarmon Ljubomir Kostadinov, ekspert në programin “Ujëra” të WWF. Fushata fillon me hapjen e një peticioni për ruajtjen e ujërave, që do të paraqitet përpara institucioneve shtetërore. Secili që dëshiron, mund ta përkrah këtu.

“Ne startojmë një peticion, që të mund të angazhojmë maksimalisht shumë njerëz me këto probleme dhe që të përpiqemi t’i detyrojmë institucionet të jenë më aktive – pohon Ljubomir Kostadinov. – Tani po zhvillohet përpilimi i planeve për drejtimin e rrezikut nga përmbytjet dhe aktualizohen planet për menaxhimin e pellgjeve lumore. Kështu që, momenti nuk është i zgjedhur rastësisht. Qëllimi është që drejtoritë e Ministrisë së Mjedisit dhe të Ujërave të kenë instrumente, me të cilat të marrin masa, që të ndalohet shkatërrimi edhe më i madh i shtretërve të lumenjve. Lumi nuk është thjesht një ujë kullues. Ai është një sistem ekologjik i ndërlikuar i cili funksionon në mënyrë të lidhur në vazhdim të shumë kilometrave. Ky është një korridor biologjik, në të cilin këmbehet informatë, organizma, segmente. Po kështu rastisin dhe procese interesante dhe në trasetë rreth lumit, ku po kështu çdo gjë funksionon në mënyrë të lidhur dhe ne duhet në mënyrë komplekse ta drejtojmë.”

Çfarë ngjan me lumenjtë tek ne dhe cilat janë problemet më serioze?

“Në Evropë prej kohe janë të ndërtuara shumë stacione spastruese, njerëzit kanë një vetëdije shumë të lartë, se lumenjtë duhet të ruhen të pastra, por për shkak të ndërhyrjes antropogjeni pjesa më e madhe e lumenjve aty janë mjaft të modifikuar – sqaron eksperti. – Në Bullgari gjatë viteve 50 dhe 60 fillon një ndërtim masiv i digave, korrigjohen lumenjtë, drejtohen. Në vende të veçanta kjo ka bazën e vet, por në vende të tjera thjesht është kërkuar një shtim të tokave punuese. Mjerisht kjo tendencë vazhdon dhe sot. Duhet të kuptohet, se çdo një ndërprerje e lumit me barazh, bend, të çdo lloj infrastrukture të këtij lloji, pengon migracionin e llojeve, përkatësisht popullimi fragmentohet, bëhet më i prekshëm, kurse shpesh krejtësisht zhduket. Një problem i madh është derdhja minimale e ujit në lumenjtë. Shpesh rastis kështu që pasi derdhet uji lumi thahet dhe e kuptoni vet se jetë në të nuk ka më. Kjo rastis nëpër shumë lumenj bullgarë në rrjedhat e tyre të sipërme dhe aty fillojmë të humbasim lloje të ndryshme peshku. Një problem tjetër i shtuar mjaft gjatë viteve të fundit është fitimi i materialeve inerte prej lumenjve. Bumi i madh në ndërtim çoi deri në kërkimin e këtyre lëndëve dhe shumë lumenj qenë të prekur. Ujërat nëntokësore u pakësuan dhe kjo preku mundësitë për ujitjen e tokave bujqësore. Ky është një problem tjetër, të cilin vetëm bashkësitë vendase, të cilat janë ndeshur me të e llogarisin. Kur ka fitim të materialeve inerte, lumi turbullohet. Kjo po kështu e ndërpret korridorin e llojeve dhe përsëri arrihet deri në pakësimin e popullimit. Probleme të tjera, të cilat vazhdojnë të jenë po kështu aktuale, janë të lidhura me administrimin e bimëve rreth lumenjve. Në Bullgari në praktikë tanimë nuk kemi pyje të ruajtura mirë lumore. Edhe ato pak të mbeturat priten dhe sot. Ka mangësi në legjislacion dhe shpesh shpërdorohet duke u thënë popullsisë se, kujdesen për parandalimin e përmbytjeve, por priten kryesisht pemët e mëdha të vjetra, të cilat e mbrojnë bregun nga erozioni dhe kanë funksione mjaft të rëndësishme. Shkaku i vërtetë të priten është për shkak të materialit drusor, kurse shkurret dhe degët dhe gjethet lihen në shtratin e lumit, pavarësisht se po kështu krijojnë probleme për përmbytje.”

Gjatë periudhës së pranverës dhe verës pothuajse nuk mbeti vend në Bullgari i cili të mos të preket nga përmbytjet, të cilat na vërshuan dhe njerëzit vendas akoma nuk mund të ngrenë kokë. A duhet t’i zemërohemi vetëm natyrës ose fatkeqësia është fryt i papërgjegjësisë njerëzore?

“Ajo të cilën po e vërejmë si tendencë është një infrastrukturë e vjetërsuar, diga me përmasa jo të drejta dhe ura të shkatërruara shpesh kontribuojnë për përmbytjet – thotë Ljubomir Kostadinov. – Po kështu spastrimet e shtretërve të lumenjve nuk ndihmojnë për ndërprerjen e përmbytjeve sepse e transferojnë problemin në një vend tjetër. Zakonisht ndërhyrja njerëzore ka kontributin e vet të arrihet deri në përmbytjet. Më të paktën, pasi janë ndërtuar shtëpitë në fjalë dhe infrastruktura në afërsi të lumit, kjo do të thotë se, njeriu vet e ka kërkuar belanë ose se kur kjo është bërë nuk është menduar, se mund të arrihet deri në një situatë të tillë në të cilën mund të ketë reshje më intensive dhe kjo të mund të formojë valë më të mëdha të derdhjes. Duket se duhet të fillojmë të përshtatemi ndaj këtij realiteti të ri, të kërkojmë mundësi si digat tani ekzistuese të mund të korrigjohen, kështu që të mund të marrin valë më të larta të derdhjes. Përmbytjet të cilat kanë rastisur mbase njëherë në 50 vjet, mbase do të rastisin dhe në periudhë më të shkurtër, mbase në 20 vjet. Ne nuk mund t’i drejtojmë, por mundim të drejtojmë rrezikun, mund të kujdesemi kështu që të mos të ketë viktima dhe dëme për infrastrukturën përkatëse dhe banesat të jenë minimale.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD