Qeveria bullgare ka ndërmend të ndërtojë një gardhë përgjatë tërë kufirit tokësor të Bullgarisë me Turqinë. Këtë e tha për Radio Bullgarinë kryeministri teknik Georgi Bliznashki. “Ndërtimi i këtij impianti është një masë suplementare për kufizimin e rrymës së refugjatëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani drejt Evropës.
Vjet në kufirin shtetëror bullgar u arrestuan më se 11 mijë imigrantë ilegalë, prej tyre 99 për qind në kufirin tokësor me Turqinë. Tendenca është, që fluksi të shtohet, gjë që përbën një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit. Kjo theksohet në raportin special paraqitur në Mbledhjen Kombëtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Problemi është, se Bullgaria është shteti më i varfër në BE-në dhe në të njëjtën kohë është kufiri i jashtëm i bashkimit. Dhe nëse ata njerëz do të marrin statutin humanitar ose statutin e refugjatit, me gjithë dëshirën të shkojnë në Perëndim, sipas ligjeve evropiane duhet të mbeten në vendin tonë.
Bullgaria nuk ka ndërmend të ndërtojë mur mbrojtës, por një impiant i cili t’i pengojë imigrantëve të kalojnë ilegalisht kufirin. Këtë e deklaroi ministri teknik i punëve të brendshme Jordan Bakallov. Kjo do të ndihmojë, që ministria të realizojë ekonomi mjetesh. Sipas të dhënave afro 11.5 mijë policë bullgarë garantojnë sigurinë e kufirit. Ndërtimi i gardhës do të ndihmojë për zvogëlimin e numrit të nëpunësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme që janë me shërbim aty.
“Jam i mendimit, se gardha do të ndihmojë për zgjidhjen e problemit – theksoi ministri Bakallov. – Krahas kësaj policët, që tani sigurojnë kufirin do të kthehen në brendësinë e vendit nga ku kanë ardhur. Kështu në mënyrë krejt të re do të organizojmë punën e policisë në vendbanimet e ndryshme. E kam ngarkuar kryesekretarin me këtë punë dhe tashmë ai është duke përgatitur ndërtimin e një impianti të tillë me kontrollim të integruar video përgjatë këtij kufiri. Në këtë mënyrë më pak njerëz do të jenë të angazhuar me mbrojtjen e tij.”
Përsa i përket reagimit eventual negativ të Komisionit Evropian lidhur me vendimin për ndërtimin e një gardhe përgjatë kufirit midis Bullgarisë dhe Turqisë, kryesekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Svetllozar Llazarov tha: “Në radhë të parë duhet të theksojmë se bëhet fjalë për një impiant pengues, por jo për impiant mbrojtës ushtarak. Qëllimi është që të mos lejohet shkelja dhe kalimi i paligjshëm i kufirit, gjë që përbën një akt kriminal. Kufiri ynë ka mjaftë pika kontrolluese dhe ai që ka dëshirë të vijë si refugjatë, mund të vijë duke respektuar procedurat përkatëse. Përsa i përket domosdoshmërisë së ndërtimit të këtij impianti mund të them, se 2 milion leva (1 mln euro) për muaj kushton dërgimi i nëpunësve tanë me shërbim në kufirin. Sipas të dhënave zyrtare aktualisht në Turqi ka më se 1 milion emigrantë potencialë ilegal dhe itinerari i tyre kalon përmes Republikës së Bullgarisë. Shtetasit bullgarë në brendësinë e vendit janë të privuar nga prani policore, sepse ata janë me shërbim në kufirin. Për të ardhmen e shtetit duhet të merren vendime konkrete. Kështu që duhet të vendosim çfarë dëshirojmë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..