Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tani për tani në Bullgari nuk ka rrezik nga infektime me virusin Ebola

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Pasi virusi i sëmundjes vdekjeprurëse Ebola kaloi kufijtë e Guinesë dhe cenoi popullsinë e Liberisë, Sera Leones dhe Nigerisë, ai u drejtua drejt Evropës. Sipas të dhënave të Institutit mbi Sëmundjet Infektuese dhe Parazitet në Sofje deri më 9 gusht nga përgjithësisht mbi 18000 rastet e regjistruara nëpër botë, nga të cilat nga 1000 njerëz, tanimë ka 1 të infektuar nga virusi dhe në Evropë. 14 veta në Serbi dhe 1 në Turqi po kështu janë nën karantinë deri në dalje të rezultateve përfundimtare, për shkak të qëndrimit të tyre në Afrikën Perëndimore.

Deri në këtë moment në Bullgari nuk ka të dhëna për depërtimin e virusit të rrezikshëm, pavarësisht nga frikësimet nga infektimi rreth avionit nigerian, i cili po rregullohet në territorin tonë:

“Nuk ka një rrezik të tillë, sepse burimi i vetëm i infektimit është individi i infektuar, i cili e ka zhvilluar sëmundjen – sqaron konsulenti kombëtar mbi virusologjinë, prof. Pavell Teoharov. – Sëmundja mund të transmetohet gjatë një kontakti tepër të afërt me njeriu e sëmurë. Vet; avioni do të pastrohet dhe do të dekontaminohet në mënyrë të përshtatshme.”

Cilat janë rreziqet për Bullgarinë dhe a ka një rrezik real  nga shpërndarja e virusit tek ne?

“Në Aeroportin e Sofjes ka një termokamerë – tregon prof. Teohanov. – Një rrezik më të madh, në qoftë se një i tillë ekziston, përbëjnë vendet me fluturime direkt, në qoftë se flasim për një transportim në ajër nga pacientët e infektuar. Për ndryshe, sa u përket refugjatëve, të cilët kalojnë në mënyrë ilegale territorin bullgar nga Afrika perëndimore, rruga e tyre drejt Bullgarisë është më e gjatë nga periudha e inkubacionit. Ata lëvizin më këmbë ose me ndonjë transport lokal në vet Afrikën. E dinë sesa rrugë duhet të kalojnë dhe përmes Turqisë, që të mund të arrijnë deri në Bullgari. Prandaj kjo është një mënyrë jashtëzakonisht pak e mundshme të transportimit të infeksionit. Garanci 100% vështirë mund të jepen, por rreziqe tepër të dukshme nuk ka. Njerëzit në Bullgari nuk ka sesi të infektohen, sepse mënyra e infektimit nuk supozon një shpërndarje në masë të këtij infeksioni jashtë regjionit të prekur. Në vetë Afrikën sëmundja shpërndahet për shkak të sistemit të keq shëndetësor. Sjelljet e popullsisë vendase po kështu favorizojnë shpërndarjen e sëmundjes në bazë të rrugës kontakte. Prandaj pa një kontakt të drejtpërdrejtë nuk ka sesi të rastis një shpërndarje në masë jashtë kontinentit afrikan. Ata që po udhëtojnë deri në vendet e prekura duket të kenë vëmendje dhe të mos komunikojnë me persona të infektuar.”

Shërimi i të sëmurëve është jashtëzakonisht i vështirë, me qenë se ekziston një rrezik real nga infektimi i vet shëruesve. Deri në këtë moment vaksinë kundër virusit nuk ka, por në rajonet epidemike përdoret ilaçi eksperimental ZMarr, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e miratoi kohët e fundit, sqaroi profesori Teoharov:

“Bëhet fjalë për një preparat për shërim. Ai është në një etapë të tillë, saqë është shumë e vështirë të flitet për efikasitetin e tij. E dimë se, mortaliteti nga sëmundja nuk është 100%, prandaj vështirë mund të përcaktohen dy grupe kontrolli prej njerëzve, të cilët kanë aplikuar ose jo preparatin. Akoma do të zhvillohen studime të thelluara suplementare, që të mundet me siguri të themi se ilaçi është efektiv. Kurse sa i përket vaksinës – ajo na mbron nga sëmundja, kurse këtu po flasim për një trajtim të individëve të infektuar.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD
Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD
Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD