Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anastas Petrov – patriku i baletit bullgar

Më 1 shtator përpara 115 vjetëve lind patriku i baletit bullgar Anastas Petrov. Pothuajse të gjithë rrugën e tij jetike ai ia përkushton zhvillimit të këtij arti të bukur. Arsimin e vet e fillon kur ka qenë 23 vjeç – një fakt i cili është precedent në historinë e baletit. Nën drejtimin e Evgjenia Eduardovës në Berlin ai shumë shpejt përparon dhe është i pranuar në Staatsoper. Pak më vonë kthehet në Bullgari dhe gjatë vitit 1927 është i emëruar si solist në baletin e Operës së Sofjes. Nuk vonon dhe ideja e tij të paraqesë përpara publikut vendas një nga majat e bukurisë në repertorin e baletit.

Në një intervistë, të dhënë në moshën pak të madhe, Anastas Petrovi kujtohet:

“Baleti i parë vetjak, i realizuar në Bullgari, ishte “Kopelija” nga Leo Delib. E vura një vit më vonë pasi fillova punë. Për shkak të mungesës së një grupi stabil, për disa nga rolet qenë të angazhuar korist nga opera, aktorë, dhe unë qesh në rolin e Francit. Jehonat ishin shumë interesante. Për publikun gjinia ishte një gjë fare e re dhe nuk e dinin sesi ta ndërmarrin këtë art, tek i cili as këndohet, as flitet. Pjesa më e madhe e mjeshtërve të parë bullgarë të baletit ishin adhurues, por mund t’i përshëndes, sepse vallëzuan me shumë ndjenjë. Qëllimi im bazë ishte krijimi i një shkolle të baletit. Si fillim themelova një shkollë personale. I kryeja të gjitha veprimtarit në shkollë: pedagog, mjeshtër baleti, solist, repetitor. Që në mëngjes deri në mbrëmje, derisa u hap shkolla e baletit, ku pranova të punoj. Kishte dhe një periudhë, kur numri i nxënësve në shkollë ka qenë 120 veta. Të gjitha sukseset e mija vijnë në sajë të dashurisë për artin e baletit. Unë vura në skenë baletin e parë prej një kompozitori bullgar “Kuçedra dhe Jana” nga Hristo Manollovi. E shpërndaja kohën time midis operës dhe shkollës, por kjo më kushtoj shumë.”

Pavarësisht nga mosha e vet e avancuar dhe gjendja e keqësuar shëndetësore, Anastas Petrovi pothuajse deri në fund të rrugës së vet krijuese vazhdon të merret me nxënësit e vet nga shkolla e baletit. Mes nxënësve të tij janë Lili Beron, Asen Manollov, Ljuba Kollçakova e shumë të tjerë, të cilët janë afirmuar si emra të mëdhenj në baletin bullgar. Në një intervistë të ruajtur në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare, ish prima Krasimira Kolldamova ndan kujtimet e veta për themeluesin e baletit bullgar:

“Gjithmonë kam ëndërruar të jem më e mira. Atëherë kjo ëndërr, e cila ekziston tek çdo një artist i ri, qe e përkrahur nga një personalitet i madh – krijuesi i baletit bullgar Anastas Petrov. Ai ishte drejtor, kurse ne qemë 5 vajza, të parat të cilat kishim përfunduar shkollën e baletit në teatër. Nuk kalonte asnjë ditë, pa më pyetur: “A të pëlqen ndonjë rol? Po të jetë kështu, menjëherë fillo ta studiosh, mund ta interpretosh një ditë!”. Në mendimet dhe ëndrrat e tij ai krijonte vazhdimisht një qëllim, na shtynte të zhvillohemi më tej. Rolin e parë në baletin “Zhizel” e bëra me të. Ai u zgjaste dorë jo vetëm prima-balerinave, por dhe balerinave të vogla, që të mund të kenë mundësi të paraqiten”

Për nder të Anastas Petrovit që nga viti 1982 në qytetin e tij të lindjes Dobriç është themeluar konkurs për interpretues të rinj të baletit, i cili mban emrin e tij. Gjatë kësaj vere u zhvillua edicioni i tij i XVI-të.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Krasimir Stançev

Prof. Krasimir Stançev: Gjuha mund të përdoret për çfarëdo qëllimesh - nga më paqësorët deri te shpallja e luftës

"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..

botuar më 24-07-13 11.10.PD

Nderojmë patriarkun e letërsisë bullgare, Ivan Vazov

Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..

botuar më 24-07-09 5.45.PD

Shkencëtarët dhe gjuhëtarët kujtuan në Caribrod histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi

Forumi shkencor ndërkombëtar "Urat kulturore: histori të bullgarëve të rëndësishëm në Serbi" u mbajt në fund të qershorit në gjimnazin "Shën Kirill dhe Metodij" në Caribrod. Ngjarja u realizua me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit dhe..

botuar më 24-07-04 7.30.PD