Më 14 shtator shënojmë Lartësimin e Mbarëbotëror të Kryqit të Shenjtë e të Nderuar të Zotit, kurse mes popullit është më i njohur si Krëstovden ose Dita e Kryqit.
Kryqi përfshihen në arkitekturë, në zbukurimin e kishave dhe merr pjesë në ritet bazë të krishtere. Gjatë pagëzimit fëmija merr nga pagëzuesi një medaljon me formën e kryqit – shenjë për përkatësinë e tij ndaj krishterimit. Në të kaluarën në disa pjesë të vendit ka ekzistuar tradita të bëhet një tatuazh në formë kryqi në ballin e vajzave, për të mos i rrëmbyer nga myslimanët.
Një rëndësi të veçantë për të krishterin ka kryerja e shenjës së kryqit. Sipas mësuesve të krishterimit, ky është simboli më i shkurtër i besimit, pa fjalë dhe i pranueshëm për të gjithë. Sipas traditës, njeriu bën kryq në hyrje në kishë, përpara se të ulet në tavolinë dhe të pi verë, përpara se të niset në rrugë dhe të fillojë punë. Mendohet se shenja e kryqit dëbon çdo lloj demonësh dhe të këqija, prandaj gjatë takimit me shtojzovallet, dhe vurkollakët është më mirë të bësh kryq. Kryqi mbahet si amulet për të mbrojtur nga magjitë, nga mossukseset dhe takimet e këqija, përdoret dhe në mjekësinë popullore. Syri i keq shërohet, duke i dhënë njeriut ujë, në të cilin përpara kësaj është futur kryqi. Kundër frikësimit në qafë mbahet një kryq i sjellë nga Varri i Shenjtë, i lidhur me një pe të kuqe, kurse kundër dështimeve një farkëtar lakuriq bën një kryq prej parave të argjendta, të mbledhur nga shtatë shtëpi, të cilin gruaja me barrë e mban deri në ditën e lindjes.
Me festën Krëstovden dhe nderimin e Kryqit të Shenjtë lidhet dhe njëri prej vendeve më të njohura të shenjta tek ne gjatë viteve të fundit – Krëstova gora në Rodopet e Mesme. Besohet se, në këtë vend mali ka formën e kryqit, kurse diku në themel të tij ruhet një pjesë nga Kryqi i Shenjtë. Gërmimet e gjetura aty tregojnë se, në këtë vend ka pasur një manastir të vjetër, të shkatërruar mbase gjatë kohës së sundimit osman. Gjatë viteve 30 të shekullit të XX-të në këtë vend mbërrin vëllai Jordanço – një besimtar, i njohur me mënyrën e tij të thjeshtë dhe modeste të jetesës dhe me aftësitë e tij për të shtënë fall. Përmes një shikimi në formë ëndrre atij i vjen mesazhi se vendi është i shenjtë, sepse ruan një pjesë nga kryqi, në të cilin ka qenë i gozhduar Krishti. Sipas tregimit të njeriut të shenjtë, në kohën e kaluar pjesa nga kryqi ka rënë në duart e sulltanit turk dhe i ka sjellë shumë fitore ushtrive të tij dhe një madhështi dhe fuqi tërë perandorisë. Por, mbreti rus ndërkohë ka mësuar për shenjtërinë dhe ka dërguar njerëz të cilët me mençuri e kanë marrë. Kur ka kuptuar për atë që ka rastisur, nëna e sulltanit, e cila ka qenë e krishterë, menjëherë i ka treguar se çfarë gjëje të vlefshme ka humbur dhe ai menjëherë ka dërguar një potere t’i arrij rusët. Por ata kanë devijuar nga rruga e vet dhe kanë rënë në manastirin e Krëstova gorasë, ku e kanë lënë në mbrojtje reliktin. Shumë shpejt pas ngjarjes manastiri ka qenë i grabitur nga sunduesit, kurse murgjit – të vrarë. Përpara kësaj ata kanë mundur të fshehin kryqin në një vend të shenjtë, ku ruhet dhe sot dhe pret që të vij koha, kur do të shfaqet përpara besimtarëve.
Kjo legjendë transmetohet gojë më gojë dhe tërheq shumë besimtarë drejt vendit të shenjtë. Gjatë periudhës së socializmit prania deri në këtë vend ka qenë e ndaluar dhe besimtarët kanë ardhur fshehurazi të përkulen në vendin e shenjtë dhe të kërkojnë ndihmën e Zotit. Sipas traditës ata flenë aty natën duke u gdhirë dita e shtunë, por numri i tyre është shumë i madh në Krëstovden. Të shumtë janë tregimet për lutje të realizuara, për shërim, ëndrra çudibërëse.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..