Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një për të gjithë dhe të gjithë për një!

БНР Новини
Foto: arkiv

Në fillim të muajit gusht, muret e shkëputura të liqeneve artificiale shkaktuan përmbytje në qytetin Mizia. Dëmet nga përmbytja janë me vlerë ca milionë levë. Jo vetëm shtëpitë e shkëputura nga ujë zgjojnë frikë dhe tmerr te banorët e qytetit veriperëndimor, por dhe dimri i cili po afron. Përpara se të vijë e ftohta, familjet duhet të dërgojnë fëmijët në shkollë.

Shyqyr që godina e Gjimnazit Profesional mbi Teknologjitë Kimike “Vasill Levski” është me një kat të dytë të thatë. Godina e katit të parë, në të cilën ka klasa të shumta dhe ky gjendet mensa e shkollës, është nën ujë. Prandaj zilja e parë e shkollës do të bjerë më 15 shtator, por fëmijët do t’i vazhdojnë mësimet e tyre në katër klasa në katin e dytë të godinës, si dhe në bibliotekë, e cila po kështu do të përshtatet për veprimtari mësimore.

Që t’u ndihmojnë nxënësve të kenë një vit normal shkollor, fëmijët nga Gjimnazi Privat Profesional “Bankier” në qytetin Sofje, organizojnë iniciativë, të quajtur “Lule” për fëmijët e Mizies”. Ideja është që në vend të tufës së luleve për mësuesit e tyre më 15 shtator fëmijët të dhurojnë këto para në ndihmë të nxënësve nga Mizia. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, Nikolina Nenova, drejtoresh dhe themeluese e Gjimnazit Privat Profesional “Bankier” në qytetin Sofje tregon sesi është shfaqur ideja: “Me iniciativë të fëmijëve dhe të kolektivit të pedagogëve vendosëm për në 15 shtator dhe për 20 vjetorin e shkollës t’u drejtojmë apel të gjithëve të ndihmojnë. Më 6 tetor, atëherë kur do të festojmë jubileun në Teatrin e Rinisë “Nikollaj Binev”, do të vendosim kuti për mjetet. Në to që të gjithë të cilët kanë vendosur të na përshëndesin me lule, t’i lëshojnë paratë e planifikuara për këtë qëllim, që të ndihmojmë njerëzit në vuajtje.”

Por përse ekonomistët e rinj nga kryeqyteti kanë zgjedhur pikërisht gjimnazin profesional, dhe jo ndonjë shkollë tjetër nga qyteti Mizia?

“Në Mizia ka shkolla fillore, por në Gjimnazin Profesional mbi Teknologjitë Kimike “Vasill Levski” studiohet ekonomi. Ne jemi një shkollë ekonomike dhe mund t’u jemi të dobishëm me libra, me letërsi metodike dhe taktike”, tregon akoma drejtoresha, Nikolina Nenova.

Iniciativa “Lule” për fëmijët në Mizia” zhvillon dhe cilësitë morale te fëmijët. Nuk ka një mënyrë më të mirë për përvetësimin e mirësive të krishtere nga aplikimi i tyre në praktikë! Shkolla e kryeqytetit çdo vit bën aksione bamirëse për festat e mëdha si Krishtlindjet dhe Pashkët.

“Sivjet jo vetëm më 15 shtator por dhe në festën e shkollës do të mblidhen dhurime. Të gjithë vitin shkollor, përfshi Krishtlindjen dhe Pashkën, ia përkushtojmë gjimnazit në qytetin Mizia. Për ditën e Iluministëve (1 nëntor) po kështu do të organizojmë diçka – shpjegon Nikolina Nenova. – Kam bërë apel ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të përkrahin iniciativën. Kushti i vetëm është që asgjë të mos të kaloj përmes gjimnazit tonë “Bankier”! Kam dhënë llogarinë bankare shkollës në Mizia, kështu që secili i cili do të ndihmojë, mund t’i dërgojë mjetet direkt aty. Mendoj dhe emocionohem se çfarë do të rastis, në qoftë se kjo kthehet në një iniciativë kombëtare. Mendoj se njerëzit nga i gjithë vendi do ta përkrahin. Kështu shkollat do të marrin akoma shumë, shumë mjete.”

Banuesit e qytetit të dëmtuar kanë nevojë jo vetëm për para. Gjërat e dorës së parë po kështu u mungojnë. Secili i cili ka dëshirë të dërgojë rroba, këpucë, batanije, orendi shtëpiake, karrige, tavolina dhe ushqime, por nuk ka mundësi të shkoj në Mizie, mund ta shpjerë dhurimin në degën më të afërt të Kryqit të Kuq Bullgar dhe që aty do ta transportojnë deri tek nevojtarët. Pavarësisht se iniciativa, e bërë nga fëmijët për fëmijët të duket si një pikë në det, me rëndësi është se njerëzit do të marrin ndihmë. Le të ndihmojmë, sepse e dini shprehinë “një për të gjithë dhe të gjithë për një”!

LLOGARIA DHURUESE e Gjimnazit Profesional mbi Teknologjitë Kimike “Vasill Levski” në qytetin Mizie është:

IBAN: BG09BUIB98883136705000

BIC: BUIBBGSF

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD