Gjatë sezonit të ardhshëm turistik qyteti i lashtë “Akua kalide Termopolis” afër Burgasit (ujërat termo-minerale të Burgasit) do të shndërrohet në një vend shumë tërheqës si për bullgarët, ashtu dhe për të huajt. Një çati e padukshme do të mbulojë gjurmët e ujërave të lashta minerale, të njohura që nga koha e perandorëve.
Dikur, në shek. I para erës së re trakët e kanë shfrytëzuar “Akua kalide Termopolis” si tempulli i shenjtë i tri nimfave. Banjat e para janë ndërtuar në mes të shek. I nga perandorët romakë. Qyteti ka vazhduar të lulëzonte edhe në kohën e Bizantit. Që t’i mbronte ujërat minerale nga sulmet e barbarëve, perandori Justinian I (527-565) e ka rrethuar Akua kaliden me një mur guri, sepse që atëherë dihej për vetitë kuruese të ujit atje.
Në rezervatin arkeologjik na shpie Doc. Dimço Momçillov: “Gërmimet në këtë kompleks filluan mezi në vitin 2008. Zbulimi më i madh ishte kur e gjetëm veten në mes të gjurmëve të një banje bizantine. Rreth e rrotull kësaj të fundit gjetëm një qytet të madh me sipërfaqe prej 10 kilometrave katrorë. Deri në shekujt V-VI të erës së re ky ka qenë një stacion rruge, derisa qyteti i lashtë romak ka ekzistuar që nga shekulli i II-të. Pas kësaj vendbanimin e kanë vënë në flakë fiset gote dhe gjatë shekullit të IV-të banjat ishin rindërtuar. Për këtë dëshmon arkitektura e periudhës së hershme të Bizantit. Gërmimet nxorën në pah disa depo të posaçme, pjesë të kishave, si dhe një fortesë 40 metrash, të ndërtuar gjatë shekullit të IV-të nga perandori Justinian. Qyteti është vizituar kryesisht nga njerëzit të cilët kërkonin shërim, por ndërkohë shpeshherë është sulmuar.”
Fati i qytetit antik me ujërat e nxehta minerale ka ndryshuar gjatë shekujve të ndryshme. Shumë dëme i kanë shkaktuar kryqëzatat e 1204-ës, kur perandori latin Henri II ka urdhëruar që të digjej qyteti pasi vëllai i tij Balduin Flandërski është marrë në robëri nga cari bullgar Kalojan. Në vitin 1562 në Akua kalide Termopolis ka mbërritur sulltani Sulejmani II. Në shenjë mirënjohjeje për kurën ai është urdhëruar që në vend të banjave të asgjësuara të ndërtohen banja të reja. Sot banja e sulltanit ose siç e quajnë vendasit “banja turke” është plotësisht e restauruar. Është veshur me mermer dhe me qeramikën karakteristike për stilin oriental. Ideja është që banja, e cila daton që nga shekulli i XVII-të, të shndërrohet në një pikë turistike të ujërave minerale dhe procedurave kuruese.
Bashkia e Burgasit ka ide të qartë se si të ekspozohen të gjitha artefaktet nga Akua Kalide, vë në dukje Doc. Momçillov: “Gjatë vitit të kaluar përcaktuam parametrat e banjave rreth burimeve minerale, ka gjurmë të ndryshme arkitekturale dhe struktura të shtrira mbi 4-5 dynymë. Ideja është që banja turke dhe gjurmët romake e bizantine të bashkohen në një kompleks arkeologjik dhe qyteti të shndërrohet në një pikë në të vërtetë turistike.”
Ky projekt ambicioz përfshin po ashtu dhe muze ku do të ekspozohen të gjitha artefaktet të gërmuara në Akua Kalide. Pra, këto janë monedha prej ari, instrumente mjekësore dhe pajisje për banjë. Në banjën turke do të ketë si pishinë me ujë të ngrohtë, ashtu dhe pishinë me ujë të ftohtë, plus vende të posaçme destinuar masazheve me anë të barnave.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Bashkia e Burgasit
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..