Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje “modeste” e ekonomisë dhe deficit buxhetor në kërcënim

Foto: dnevnik.bg

Kohën e fundit u paraqitën analizat për gjendjen aktuale të ekonomisë bullgare dhe parashikimet për zhvillimin e saj deri në fund të vitit. Të dhënat janë të disa institucioneve autoritative – Instituti Kombëtar i Statistikës, Banka Bullgare e Zhvillimit dhe Raiffeisenbank Bullgari. Meqenëse ekonomia bullgare është në varësi të madhe nga tregjet evropiane, duhet të përmenden shqetësimet e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar , znj. Kristin Lagard për vonesën dhe uljen e ekonomisë botërore deri në tre për qind.

Të gjithë analizatorët kanë nxjerrë në pah pasigurinë ekonomike e politike, kushtet jo të favorshme të biznesit dhe rezultatet e këqija ekonomike. Ndoshta rritja “modeste” e ekonomisë që u parashikua të jetë 1.8 për qind e PBB-së sivjet nuk do të arrihet dhe në rastin më të mirë do të shënohet rritje prej 1.6 për qindësh. Analizatorët pohojnë se nuk ka faktorë të cilët ta përshpejtojnë veprimtarinë ekonomike. Dhe po ashtu kujtojnë vështirësitë financiare të shtetit, deficitin buxhetor në rritje, mungesën e të ardhurave në arkën e shtetit, kufizimin e shpenzimeve publike dhe mungesën e investimeve të huaja. Pushteti do të detyrohet ta rishikojë buxhetin në drejtim “shtrëngim rripi” dhe të emetojë borxh të ri, mendojnë analizatorët.

Ekspertët e Bankës Bullgare të Zhvillimit kanë konstatuar se rrethanat e përkeqësimit të gjendjes bujqësore është shkaku i bllokimit të pagave në sektorin privat 12 muajt e fundit. Banka po ashtu ka parashikuar stanjacion të mëtejshëm në rritjen e pagave që sigurisht do të ndikojë negativisht mbi konsumin dhe përkatësisht mbi veprimtarinë ekonomike në përgjithësi.

Për sa u përket financave publike, ekonomistët kujtojnë se kriza rreth Bankës Korporative Tregtare, e cila është e mbyllur për shkak të mungesës së likuiditetit dhe është vënë nën mbikëqyrje speciale, ende nuk është zgjidhur. Kjo krizë kërcënon të gjithë sistemin bankar dhe financat publike. Sepse shuma e detyrimeve të bankës mendohet të jetë shumë e madhe dhe mbetet pikëpyetja si do të mbulohet kjo shumë. Në këtë lidhje ndoshta deficiti buxhetor, i cili tani u afron 500 milionë eurove, mund të rritet edhe më shumë dhe bile të tejkalojë nivelin e lejueshëm të BE-së i cili është 3 për qind e PBB-së. Këtu shtrohet sërish çështja e nevojës për rishikimin e buxhetit shtetëror të 2014-ës. Nga Raiffeisenbank Bullgari paralajmërojnë se deficiti buxhetor tashmë ka arritur 2.8 për qind.

Analizatorët diskutojnë dhe problemin shumë serioz për Evropën lidhur me papunësinë. Punësimi sezonial gjatë verës e uli nivelin e papunësisë deri nën 10 për qind, duke i afruar nivelit të Eurozonës. Mirëpo, kjo është dukuri episodike dhe në fakt nuk pritet të rimëkëmbet tregu i punës, vënë në dukje ekspertët, duke kujtuar se para sezonit veror papunësia në Bullgari shkonte mbi 12 për qind.

Probleme kemi edhe në fushën e energjetikës, e cila është me borxhe të mëdha. Fushën e shëndetësisë gjithashtu e kemi shumë problematike për shkak të mungesës së financave. Plus që Brukseli bllokoi financimin e disa projekteve evropiane në Bullgari dhe tani mbështetemi vetëm në buxhetin shtetëror për t’i realizuar ato.

Aktualisht në Bullgari funksionon qeveria teknike e cila, nënkuptohet, se kafuqi të kufizuara që zgjatin 2-3 muaj. Pra, mungon kushti më i rëndësishëm për t’u bërë reformat radikale – nuk ka pushtet stabil. Tani për tani përpjekjet e qeverisë teknike kanë të bëjnë me vendime të përkohshme lidhur me problemet më urgjente, por pa u marrë parasysh efekti i tyre afatgjatë mbi ekonominë e vendit. Një shembull i tillë është borxhi i radhës i brendshëm prej 150 milionë eurosh, me të cilin faktikisht arrihet niveli i lejueshëm i Evropës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD