Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Festivali Kombëtar i Folklorit “Një det ritmesh” në Ballçik

Çdo vit në qytetin e bukur bregdetar Ballçik organizohet Festivali Kombëtar i Folklorit “Një det ritmesh”. Sivjet mbahet edicioni i tij i katërt (19-21 shtator). Ky aktivitet organizohet nga Shoqata “Për Ballçikun” me ndihmën e madhe të bashkisë dhe nën kujdesin e kryetarit, z. Nikollaj Angellov. Qëllimi kryesor i festivalit është paraqitja e folklorit bullgar dhe e zanateve tradicionale. Festivali është me karakter konkursi dhe zhvillon aftësitë artistike te të rinjtë.

Më shumë rreth edicionit të sivjetshëm mësojmë nga drejtoresha artistike e festivalit, znj. Galina Gavraillova: “Sivjet pjesëmarrësit janë nga pothuajse 10 qarqe, përfshiu nga Qarku i Sofjes. Kandidatët janë 720. Zakonisht festivali është i ndarë në disa degë. Më e madhja ka të bëjë me folklorin autentik – valle, këngë, rite dhe kostume. Në këtë edicion interesant është kostumi 100 vjeçar me zbukurime të vjetra një shekull e gjysmë. Një degë tjetër e festivalit është ajo e folklorit të përpunuar dhe klubet e valleve popullore. Shpërblimi më i madh për të cilin garojnë pjesëmarrësit është statuja prej bronzi dhe para. Ndër çmimet speciale të jurisë janë ato për kolektivin më tërheqës, për pjesëmarrësin më të madh dhe përkatësisht për më të voglin, etj. Që nga edicioni i parë kryetarja e jurisë është Prof. Daniella Xheneva, drejtoreshe e ansamblit folklorik “Traki”, Plovdiv.”

Dita e fundit e festivalit, 21 shtator përkon me Ditën e Ballçikut. Në programin festiv çdo vit ngrihen flamujt, ka liturgji kishtare dhe Orkestra e Forcave Ushtarako-Detare jep një koncert.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografia është ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD