Bullgaria dhe Rumania janë në fund të klasifikimit në BE për nga shlyerja e detyrimeve të tyre. Këtë e tregojnë të dhënat e studimit të përvitshëm të EROS GRUP “Praktikat për pagesat në Evropë” për vitin 2014, zhvilluar në 12 vendet anëtare. Shkaku kryesor për këtë është kriza, por duhet të ndryshohen edhe zakonet dhe sjellja e biznesit dhe klientëve për pagesat, është njeri prej konkluzioneve.
Në Gjermani, Francë dhe Spanjë p.sh. klientët paguajnë relativisht me kohë faturat e tyre, ndërsa në Bullgari, Rumani, Sllovaki dhe Greqi, po kështu edhe në Britaninë e Madhe, kreditorët duhet të kenë më shumë durim ndaj paguesve jo të rregullt, thotë Rajna Mitkova, shefe e Asociacionit të Firmave Kolektore (mbledhëse e detyrimeve të mbetura) ne vendin tonë gjatë prezantimit të të dhënave. Sipas mendimit të saj, për nga indeksi “Disiplinë financiare” Bullgaria është më keq në tregti, pas kësaj në sektorin “shërbime”.
“Sivjet kompanitë bullgare janë kampionë për nga pagesat e vonuara, bashkë me Rumaninë – thotë ajo. – Në praktikë prej të gjitha faturave për detyrime në vendin tonë vetëm 70% shlyhen me kohë, 25 % janë pagesat e vonuara, ndërsa 5% – konsiderohen si të pashlyeshme. Analogjike është situata edhe në Rumaninë. Në polin e kundërt si një shembull i mirë është Gjermania. Atje faturat dhe detyrimet e shlyera me kohe përbëjnë 83 %, ato të vonuara – 16%, ndërsa ato që nuk do të shlyhen kurrë – rreth 2%. Një shembull tjetër i mirë është Franca, ku 80% janë detyrimet që paguhen me kohë. Në tërësi në Evropën Perëndimore vihet re një pagimi më me kohë i detyrimeve se sa në Evropën Lindore.”
Për shumicën e firmave bullgare shkaqet kryesore për pagimin jo të rregullt të borxheve janë mungesa e parave në dorë dhe pagesat e vonuara nga klientët, dhe kjo kthehet në një rreth vicioz. Për personat fizikë shkaqet janë papunësia (35%) dhe vonim me paramendim i pagesave (31%), shton zonja Mitkova. Sipas fjalëve të saj, kompanitë bullgare janë ndër të parat në Evropën Lindore edhe për nga afatet më të shkurtra për shlyerjen e pagesave të shtyra, që kërkohen nga kreditorët, me tendencë që të bëhen edhe më të shkurtra. Për nga ky treguesi jemi në vendin e dytë pas Polonisë në rajon. Afate më të gjata klientëve të tyre në vendin tonë ofrojnë firmat në fushën e industrisë (40 ditë), ndërsa më të shkurtra – në tregti (34 ditë) dhe shërbimet (37 ditë). Por për mbledhjen më efektive të detyrimeve është me rëndësi se si ato grumbullohen gjithnjë e më shumë nga firmat private kolektore – tha Rajna Mitkova. Sipas saj, nëse problemi u shpjegohet klientëve dhe bashkë kërkohen shkaqet dhe zgjidhjet, klientët do të jenë më të prirë të paguajnë.
“Për fat të keq ende na lidhin me figurat e “djemve” me xhupat prej lëkure – kujtoi ajo “metodat” e mbledhjes me dhunë të borxheve në vitet 90 të shekullit të kaluar. Parat mblidhen normalisht siç është në gjithë botën prej vitesh. Në ditët e para të vonesës me një mesazh në telefonin celular i kujtohet borxhliut, se ka detyrim të pashlyer. Nëse nuk ka efekt, vjen telefonatë për të konstatuar çfarë janë shkaqet për mos pagesën. Nga herë dëgjohemi 3-4 herë, dërgojmë edhe letra. Pas vonesës 3 mujore vizitojmë klientin në vend, në punë ose në shtëpi. Nëse edhe kjo përfundon pa rezultat, zakonisht kreditorët, kryesisht financiarë, fillojnë përndjekje gjyqësore. Këto janë hapat e zakonshëm ligjorë. Është me rëndësi qëndrimi i firmës-mbledhëse të detyrimeve ndaj klientit. Insistojmë qëndrimi të jetë me respekt dhe i sjellshëm. Praktika tregon, se njerëzit janë të gatshëm të shlyejnë detyrimet kur qëndrimi ndaj tyre është i mirë.”
Çfarë është përqindja e arritjes së suksesit?
“Praktika tregon, se ai është i ndryshëm në sektorët e ndryshëm – pohon znj. Mitkova. – Në industrinë financiare, p.sh., që në disa muajit e parë të vonesës , mblidhen 100% prej detyrimeve, duke përdorur metodat me mesazhe telefonike, telefonata, letra. Sa më i vjetër është një detyrim, aq më shumë bien përqindjet e suksesit. Telekomet zakonisht përdorin shërbime të jashtme pas vonesës 3 mujore në pagimin e detyrimeve. Mund të them, se rreth 30% prej detyrimeve në këtë sektorë shlyhen brenda disa muajve.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..