Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti islamik dhe Bullgaria*

Halifi i vetëshpallur i “Shtetit Islamik” Abu Bakrall-Bagdadi
Foto: ЕPА/BGNES

Do ta them në mënyrë të drejtpërdrejtë-sado që nuk do të doja ti frikësoj lexuesit e këtyre disa radhëve-në Bullgari ka fansa serioz të “Shtetit Islamik”. Dhe këtë u a deklaroj vetëm pas “vështrimit” më të përciptë të sajteve në Internet. Animi është kaq i dukshëm, bile dhe aty, ku në mënyrë delikate janë paraqitur gjërat dhe duket fakti se diçka nuk është siç duhet.

Epoka e gjysmëhënës, e cila ka filluar gjatë viteve 90 në Ballkan diku në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Shqipëri, të mos të përmend dhe Kosovën-një shtet i ri mysliman mes përmes botës së krishterë, me sukses përjetoj ekspansionin islamik dhe vazhdon përpara përmes Irakut, që të arrijë sot deri në Siri. Dhe sulmi kundër botës së krishterë ecën nëpër të gjitha frontet. Si, midis të tjerave, ecën dhe kundër vendeve me një islam të matur. Qoftë kjo në shtete me regjim autoritar ose nga Azia Qendrore.

Përfaqësuesit e “Shtetit Islamik”nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë islamike, kurse veprimet e tyre përbëjnë thjesht një shfaqje të aksioneve përdhunuese dhe terroriste.

Fare nuk janë kotë klipet e paraqitura në Jou Tube të romëve në qytetin Pazarxhik, të cilët thërrasin “Allahu është i madh”. Dhe përsëri arrij deri aty, që ku u nisa-aktualisht “Shteti Islamik” është në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë. Sikurse, pa ndonjë rezistencë serioze nga autoritetet në Bullgari, u bë e mundshme vendosja e përkrahësve të organizatës terroriste dhe në territorin bullgar.

Në rrjetet sociale bullgare propagandohen simbolet xhihadiste të “Shtetit Islamik”. Gjatë javëve të fundit kjo dukuri, e cila nuk është asgjë tjetër përveçse një propagandë e hapur të xhihadit, dhunës dhe terrorizmit, po zgjerohet edhe me pjesëmarrjen e qytetarëve mysliman bullgar. Këta janë persona, të cilët përkrahin aplikimin e Islamit radikal. Në Fejsbuk deri vonë kishte një klip, në të cilin qartë shihej sesi qytetarë nga pakicat nga qyteti Pazarxhik zhvillojnë mbledhje, në të cilën drejtojnë apelet e veta luftarake në përkrahje të “Shtetit Islamik”.

Myslimanët si diasporë janë njerëz të dashur, mjaft kuptohet, të mos të jetojnë në shoqëri të mbyllura, ku e gjithë jeta e tyre është e përqendruar rreth xhamisë me imam radikal, i cili si një menaxher është i detyruar të mbaj vartësit dhe sponsorët potencial nën kontroll të vet. Të mundohet të krijojë kontakte të gjera me botën e jashtme, që do të thotë-vende ose grupazhe islamike ndaj të cilave është orientuar. Kurse kjo është edhe një burim tjetër i të ardhurave të përhershme për nëpunësin fetar.

Në Republikën e Kosovës janë shfaqur vetëvrasës-shahidi. Në bazë të njoftimeve të mjeteve ballkanike për informacion, Beogradi disponon një listë me të paktën 20 luftarakë shqiptar, të përgatitur posaçërisht për aksione vetëvrasëse të “Shtetit Islamik”, shkruan sajti rus topwar.ru, duke ju referuar një raporti të zbulimit ushtarak. Shënohet se “terroristë të grupazhit mbajnë lidhje të përhershme me aleatë të vet në Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni, të cilat kanë urdhëresë të përgatiten për aksione.”

“Shteti Islamik” nuk ka asnjëfarë problemesh të pajiset me armë, të marrë raketa, minahedhëse, armë kundër tankeve, jelek-mbrojtës, mjete për ndërlidhje nga Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Ukraina. Nuk shter dhe fluksi i “xhihadistëve luftarak”në “Shtetin Islamik” nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria. Më 1 shtator zbulimi kroat /Sigurnosno-obavjestajna agencija, COA/ cilësoi xhihadizmin , i cili ka lëshuar rrënjë në vendet nga Evropa Juglindore, një nga rreziqet më të mëdha për sigurinë e këtyre vendeve.

Në Greqi ka rreth 500 mijë myslimanë. Ilegal, të cilët kanë kapërcyer kufirin turk dhe kjo krijon një tension të madh në vendin i cili akoma nuk ka dalë nga kriza ekonomike. Qytetarët e Athinës protestuan aktivisht kundër provave të ndërtohet xhami në kryeqytetin grek.

Myslimanët nga Evropa Lindore janë kryesisht popullsi autoktone nga ato kohëra kur Ballkani dhe regjionet fqinje evropiane kanë hyrë në përbërjen e perandorisë Osmane. Në Hungari ata janë rreth 15 mijë... Në Rumani-mbi 50 000, në Slloveni-arrijnë 60 mijë...Në Serbi-400 mijë... Në Bullgari janë rreth milion /12% nga popullsia/ . Pjesa më e madhe prej tyre janë turq bullgar.

Kështu që, jo vetëm Izraeli ka problem me islamistët radikal. Pavarësisht se, duket se pikërisht pseudo -shteti islamik i lindur në udhëkryqin Siri dhe Irak, i cili gjatë verës së vitit 2014 qe i kryesuar nga halifi i vetëshpallur Abu Bakr all-Bagdadi, i detyroi sponsorët perëndimor dhe partnerë të radikalëve të rimendojnë situatën. Por a nuk është vonë, xhindi tashme ka dalë nga shishja dhe problemi tanimë konsiston në këtë – sesi ai mund të futet përsëri në shishe...

Përgatiti në shqip: Nаtaniela Vasileva

*Pozita e autorit mund të mos përputhet me atë të medias




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nga Sofja

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore përfundoi dhe nëse deklaratat dhe sjellja e tyre destruktive kthehet në veprime reale, kjo do të thotë ta shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit dhe largimit nga BE-ja,..

botuar më 24-05-17 4.50.MD

Njerëzit me pasaporta bullgare në Maqedoninë e Veriut votuan si për partinë në pushtet ashtu edhe për opozitën

Më 8 maj, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Para votimit, një nga publicistët kryesorë shqiptarë në vend i quajti bullgarët "jetimët" në fushatën zgjedhore, sepse..

botuar më 24-05-12 9.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Edi Rama kërkon një vend në Athinë për të takuar diasporën shqiptare Të gjitha partitë në Greqi kanë deklaruar se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është e padëshirueshme. Ai kërkon të takohet me diasporën shqiptare më 12..

botuar më 24-05-11 5.55.PD