Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investitorët e huaj presin stabilitet politik pas zgjedhjeve

БНР Новини

“Aurubis Bullgaria” është njëri nga investitorët më të mëdhenj në fushën e industrisë në vend. Që nga viti 2008 deri tani koncerni gjerman ka investuar 500 mln euro në modernizimin e ndërmarrjes së nxjerrjes së bakrit në Pirdop, Bullgari Perëndimore. “Aurubis” është prodhuesi më i madh i bakrit dhe i acidit sulfurik në Evropë dhe njëkohësisht lideri botëror i riciklimit të bakrit. Për Bullgarinë kompania gjermane është investitor dhe punëdhënës shumë i rëndësishëm, sidomos kur politikanët duhet të kujdesin pak a shumë për kushte më të mira ekonomike. “Zhvillimi i situatës politike në Bullgari është një çështje të cilën kompania ndjek me vëmendje”, thotë menaxheri i ri i “Aurubis Bullgarisë”, z. Tim Kurth.

“Për investitorët jo vetëm në Bullgari, por kudo në botë është e rëndësishme që të punojnë në situatë politikisht të qëndrueshme – vë në dukje z. Kurth – Duke qenë ndërmarrje e madhe industriale për ne është me rëndësi që të bashkëpunojmë me partnerë, përfshiu politikanë, të cilët janë të besueshëm. Me rëndësi është që të ndiqet një linjë e caktuar dhe të mos shkohet anash. Kjo mund të arrihet vetëm nëse situata politike në vend është stabile.”

Sipas fjalëve të menaxherit të “Aurubis Bullgarisë”, koncerni gjerman vazhdon të ketë vështirësi në zbatimin e projekteve, sepse procedurat administrative ende nuk janë të lehtësuara. “Mirë do të ishte që çmimi i energjisë elektrike të jetë e fiksuar dhe procedurat të jenë transparente”, përgjithësoi z. Kurth. Po të mendojmë Bullgaria është partner i rëndësishëm i “Aurubis”-it, i cili ka përfaqësi në Evropë dhe ShBA. Pse?

“Uzina në Pirdop është ndërmarrja e dytë për nga madhësia e nxjerrjes së bakrit pas asaj në Hamburg. Kjo do të thotë se projekti në Bullgari është tepër i rëndësishëm – sqaron z. Kurth. – Për sa u përket shpenzimeve për transport dhe logjistikë, për ne ka rëndësi strategjike që të investojmë në uzinën në Pirdop, sepse kemi qasje të lehtësuar te lëndët e para jo vetëm nga Bullgaria, por dhe nga i gjithë Ballkani, ndërsa përmes porteve të Detit të Zi kemi qasje te lëndët e para nga vendet e tjera.”

Njëra nga arsyet që kompania gjermane të vendoset në tregun bullgar gjatë 2008-ës sigurisht është tradita që kemi në nxjerrjen e bakrit në qytetet perëndimore Pirdop dhe Zllatica. Uzina e nxjerrjes së bakrit u themelua në periudhën e viteve 1955-1958 dhe që atëherë nuk ka pushuar së punuari. Personeli i mirë gjithashtu është i rëndësishëm për menaxherin e “Aurubis”-it.

Снимка“Disponojmë punonjës të përgatitur – mburret z. Kurth. – Po ashtu gjejmë partnerë shumë të mirë nga regjioni dhe mbarë Bullgaria. E kam fjalën për nënkontraktorët me të cilët bashkëpunojmë në realizimin e projekteve. Megjithatë ne jemi orientuar drejt së ardhmes dhe investojmë në trajnimin e të rinjve për nevojat e prodhimit tonë.”

Aplikimi i sistemit të dyfishtë profesional ishte prioritet për dy qeveritë e mëparshme bullgare. Ky është një sistem gjerman ku kombinohet trajnimi profesional me studimet qoftë të arsimit të mesëm, qoftë të arsimit të lartë. Aplikimi i sistemit gjerman është ide e Dhomës Bullgaro-Gjermane Industriale, e cila prej kohësh alarmonte se nuk ka profesionalistë në fushat e ndryshme. Sistemi i dyfishtë kërkon pjesëmarrjen si të gjimnazeve profesionale, ashtu dhe të ndërmarrjeve ku trajnuesit fitojnë njohuri në profesionet e dhëna. Projekti ende nuk është realizuar, por kompanitë e mëdha janë gati për të financuar sistemin e dyfishtë profesional. Vitin e ardhshëm shkollor “Aurubis Bullgaria” do të zhvillojë trajnimet e para.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: aurubis.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD
Kristalina Georgieva

FMN riemëroi Kristalina Georgieva si drejtoreshë menaxhuese

Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..

botuar më 24-04-13 12.54.MD

Komisioni Evropian do të zhvillojë fushata informuese për futjen e euros

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja e financave Ljudmilla Petkova, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis dhe Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni nënshkruan në Luksemburg një Marrëveshje Partneriteti..

botuar më 24-04-12 11.34.PD