Në një periudhë, kur kultura qëndron jashtë temave të përditshme, një konkurs me histori të pasur provokoi interesin e shoqërisë. Festivali për Këngëtarë të Rinj të Operës me emrin e basit të famshëm bullgar Boris Hristov u përfshi në kalendarin e shfaqjeve muzikore, me të cilat shënojmë përvjetorin e 100-të të lindjes së tij. Organizatorë ishin Fondacioni “Boris Hristov” dhe Opera e Sofjes, e cila iu siguroi skenë pjesëmarrësve të rinj nga Bullgaria, Rusia, Britania e Madhe dhe Bjellorusia.
Juria, me kryetare mexosopranoja dhe pedagoge vokale Aleksandrina Millçeva, nuk dha Çmimin e Madh e konkursit. Kjo për arsye, se tre nga këngëtarët, që dërguan incizimet e tyre për raundin e parë të konkursit, pas kësaj u diskualifikuan. Dy këngëtarët e tjerë arritën finalin dhe zunë vendet e para. Çmimin e parë dhe medaljen e artë iu jepen baritonit nga Rusia Konstantin Brzhinskij. Ai mbaroi Fakultetin Vokal të Konservatorit Shtetëror të Kazanit në vitin 2006. Pas kësaj vazhdoi studimet në Moskë në Qendrën e Këndimit Operistik Galina Vishnevska. Pran saj ka një teatër, në të cilin baritoni i ri rikrijoi rolet e para. Konstantin Brzhinskij nuk është për herë të parë në Bullgari. Ai u bë mbajtës i çmimit të dytë të Konkursit të X-të Ndërkombëtar “Shpresa dhe Talente, Mjeshtër 2005”. Pas baritonit rus u radhit bullgari Deljan Sllavov – bas.
“Gëzohem shumë, se Deljani u prezantua aq mirë – pohon kryetarja e jurisë Aleksandrina Millçeva. – Ai posedon një zë të mrekullueshëm dhe si këngëtar zhvillohet tepër mirë. Duhet vetëm të përsosë virtytet e tij muzikore. Jam optimiste, sepse ai është një këngëtar i ri, i cili mezi tani do të zhvillojë talentin e tij. Më preokupuan interpretimet e tij dhe jam shumë e lumtur, se dëgjova një zë të tillë bullgar. Mund të them, se disa prej pjesëmarrësve kanë potencial të pazhvilluar. Ata posedojnë zëra të mrekullueshëm dhe kanë teknikë të mirë. Edhe dy prej këngëtareve bullgare kanë virtytet e domosdoshme, por ato duhet të punojnë me këmbëngulje, që të shndërrojnë zërat e tyre në një instrument të përkryer. Ato nuk duhet t’iu shpresojnë vetëm forcës së zërit. Me rëndësi është interpretimi, për të cilin kërkohet një kulturë vokale. Për herë të parë raundi i tretë i konkursit ishte interpretim në shoqërim të orkestrës, nuk përbëhej në pjesëmarrje në një spektakël. Kjo u diktua nga probleme financiare. Megjithatë kjo është një mënyrë e mirë, e cila tregon kush ka virtytet e domosdoshme artistike dhe muzikore për skenën.”
Juria nuk dha çmimin e parë në konkurrimin e grave. Çmimin e dytë e mori sopranoja ruse Natalija Dmitrievskaja, ndërsa atë të tretë – bullgarja Nona Krëstinkova. Dekoratën për interpretim më të mirë të këngës bullgare e mori Ekaterina Kuprievskaja nga Bjellorusia, ndërsa për shoqërim më të mirë iu dorëzua pianistes Miglena Sllavova.
Fotografi: operasofia.bg
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..
Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..
Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..