Me iniciativë të Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari dhe të Asociacionit Bullgar të Agjencive Profesionale të Përkthimeve në parkun “Zaimov” në Sofje do të shënohen solemnisht dy festa të rëndësishme dhe të lidhura njëra tjetrën: Dita Evropiane e Gjuhëve – 26 shtatori dhe Dita Ndërkombëtare e Përkthyesit – 30 shtatori. Sot në botë flitet në mbi 200 gjuhë. 24 prej tyre janë zyrtare në BE. Siç thotë me shaka Umberto Eko, “Përkthimi është gjuha e Evropës”.
Përkthimi është ura midis popujve dhe kulturave, përmes së cilës na çon përkthyesi në botën e përbashkët evropiane dhe botërore. Ajo është mënyra që të ruhemi dhe të pasurojmë shpirtërisht identitetin tonë kombëtar, thotë në një intervistë për Radio Bullgarinë Cecka Radeva nga Këshilli Drejtues i Asociacionit Bullgar të Agjencive Profesionale të Përkthimeve, anëtare e Bordit të Bashkësisë Evropiane të Përkthyesve dhe themeluese e një agjencie për përkthim. Me rastin e festës së vet profesionale Asociacioni organizon një debat me temë: “Të jesh përkthyes – mundësi dhe sfida”.
“Për ne – njerëzit me këtë profesion, gjuha është jo vetëm puna jonë, ajo është diçka e shenjtë, një gjë që ne e respektojmë dhe e vlerësojmë shumë – pohon Cecka Radeva. – Profesioni “përkthyes” u zhvillua shumë gjatë viteve. Ai u bë gjithnjë e më teknologjik, mundësitë janë gjithnjë e më shumë. Në Evropën e Bashkuar flitet në shumë gjuhë dhe njerëzit nuk mund të merren vesh në qoftë se flasin në gjuhë të ndryshme. Do të citoj Vili Brand (1913-1992) – kancelarin e Republikës Federative të Gjermanisë (1968-1974) dhe mbajtësin e Çmimit të Nobelit për Paqe 1971. Ai thonte: “Në qoftë se unë blej diçka prej teje, ti duhet të flasësh në gjuhën time. Por në qoftë se unë të shes ty diçka – unë jam i detyruar të flas në gjuhën tënde.”
Çfarë duhet të bëj përkthyesi, që t’u përgjigjet kërkesave të botës moderne?
“Përveç se duhet të zotëroj shumë mirë gjuhën e vet amtare, që është kushti i parë dhe më i rëndësishëm, ai duhet të dijë shumë mirë edhe gjuhën e huaj – është e mendimit znj. Radeva. – Por edhe të ketë kulturën e domosdoshme për gjuhën, në të cilën përkthen, të ketë përvojën terminologjike, të mund të përkthejë jo vetëm fjalët, por edhe kuptimin e gjuhës, pasurinë e saj.”
Në sa gjuhë ka përkthyes në Bullgari?
“Asociacioni Bullgar i Agjencive Profesionale të Përkthimeve dhe Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” zhvilluam një studim para pak kohe për tregun e përkthimit në Bullgari – tregon znj. Radeva. – Përveç agjencive të përkthimeve, të cilat aktualisht janë mbi 1000, kemi dhe përkthyes të lirë, që janë shumë të mirë. Praktikisht në tregun tonë janë paraqitur pothuaj të gjitha gjuhët evropiane dhe botërore. Por kërkimi i përkthimit është kryesisht nga dhe në gjuhët evropiane dhe është lidhur me aderimin tonë në BE dhe me faktin se tashmë jemi anëtarë të BE-së, si dhe me përkthimin e legjislacionit dhe me shumë akte administrative të BE-së. Ato përkthehen vazhdimisht. Nuk desha të lërë mënjanë letërsinë artistike, e cila paraqet kulturën dhe pasurinë e një populli. Përkthyesit janë pikërisht ata, të cilët e vendosin urën midis kulturave të ndryshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë,..