Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e qartë se nuk do të dalë nga kriza

Kryeministri teknik Bliznashki
Foto: BGNES

Përveç shirave të rrëmbyeshëm, në vendin tonë u derdhën edhe lajme të këqija. Shumë të errëta janë parashikimet për jetën e përditshme të bullgarit të zakonshëm gjatë disa muajve në vijim.

Siç tashmë u përhap informacion në disa gazeta, disa ditë para zgjedhjeve të pritura parlamentare para afatit qeveria teknike e Bliznashkit ka përgatitur aktualizimin e buxhetit 2014 në një drejtim më negativ. Fakti se kabineti merret edhe me këtë çështje do të thotë se ai ka parandier rezultate të pafavorshme në zhvillimin e ekonomisë bullgare dhe duhet të mbetemi menjëherë te frëngjia dhe jo të pritet qeveria e rregullt pas zgjedhjeve. Sipas publikimeve, në aktualizim është parashikuar një deficit prej 4.5 për qind në vend të 1.8 përqindjeve të parashikuara deri tani. Specialistët konstatojnë se në këtë situatë gjatë disa muajve të fundit të vitit shteti nuk do të mund të disponojë rreth 3.5 mlrd leva. Nga ana tjetër Brukseli do të shpallë se Bullgaria nuk i respekton kriteret e Maastrihtit për një deficit për jo më shumë se 3 për qind.

Në këtë sfond është tepër e çuditshme sjellja e qeverisë teknike, e cila vazhdon të japë para, sikurse shteti prosperon. Herën e fundit u dhanë para për mbi 100 mln leva si subvencione të jashtëzakonshme për disa ministri. Në qoftë se shtojmë edhe pagimin paraprak të disa projekteve të vonuara evropiane, si dhe të pothuaj një mln levave suplementare për shpenzimet e ministrisë, gjatë periudhës së shkurtër të punës së saj qeveria e Bliznashkit ka dhënë mbi 850 mln leva.

Një nuancë tjetër e krizës është rritja e pritur e çmimit të rrymës elektrike për konsumatorët me rreth 10 për qind. Shefja e Komisionit Shtetëror për Rregullimin e Energjetikës dhe Ujit Svetlla Todorova vuri në dukje se kjo rritje është minimumi sanitar. Ka të ngjarë që pas Vitit të Ri do të ketë rritje suplementare të çmimit të rrymës elektrike. Edhe nxënësit e klasës së parë e dinë se çdo një rritje e energjisë, pavarësisht për cilën energji bëhet fjalë, çon në rritje të të gjitha çmimeve të tjera, përfshi këtu dhe çmimin e bukës.

Mbi të gjitha erdhi dhe rreziku nga kriza e gazit në Bullgari. Vendi shpreson pothuaj vetëm te gazi rus, i cili kalon përmes Ukrainës. Në qoftë se Moska e ndërpres furnizimin në rast keqësimi të marrëdhënieve me Kievin, Sofja mund të shpresojë te rezerva të kufizuara për rreth 1 muaj dhe të importi nga Greqia, por me çmime mjaftë më të larta.

Një sërë vendesh-anëtare të BE-së de facto dolën para shumë kohe nga kriza financiare dhe ekonomike botërore, e cila filloi para disa vitesh. Bullgaria nuk është ndër këto vende. Ajo është e qartë se nuk do të dalë së shpejti nga kriza. Kurse shtrëngimi i rripit gradualisht shndërrohet në një konstante në jetën e përditshme të bullgarit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD