Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi etno-rok “Gologan” dhe ilaçi i tij muzikor

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Gologan” është grupi bullgar për poezinë etno e rok. Tingëllon si një eksperiment ku janë të kombinuara dy arte. Të dy poetët Petër Çuhov dhe Ivan Hristov e kanë krijuar grupin para 10 vjetëve. Pas kësaj grupit janë bashkuar disa shokë të tyre. Megjithëse sot anëtarët e “Gologan”-it janë të ndryshëm se ata në fillim, grupi vazhdon të nxjerrë projekte të reja muzikore. Në fakt, “gologan” quhet një monedhë e vjetër prej bakri e vitit 1881.




Në studion e radios mysafirë erdhën Petër Çuhov, poet dhe muzikant, ndërsa Anxhela Rodel, e cila këndon dhe i bie mandolinës, është muzikologe etnografike dhe përkthyese e letërsisë artistike.

“Shfaqjet tona të para ishin performanca letrare – rrëfen muzikanti Çuhov. – Një vit më vonë, kur erdhi Anxhela, muzika u bë kryesorja në aktivitetet ku shkonim. Pastaj në “Gologan” u anëtarësuan muzikantët Ivan Vëlev (bas kitarë) dhe Grisha Manikatov (bateri). Sot poezinë e prezantojmë në mes të këngëve.”

Disa nga tekstet kanë lindur si poezi kështu që kjo lidhje nuk do të humbet – pohon Anxhela, duke sqaruar: “Më pëlqejnë folklori bullgar dhe roku amerikan. Për mendimin tim “Gologan” është bilanci i përkryer midis dy stileve. Këngët lindin në mënyrë spontane gjatë provave. Në kokë më vijnë melodi folklorike. Kur themeluam grupin para 10 vjetëve, atëherë shumica e grupeve ishin orientuar më tepër te xhazi, jo te roku. Mendoj se ky është tamam stili ynë.”

Muzikanti Petër Çuhov bashkëpunon me grupe ndërkombëtare të rokut. Si ndihet ai në shoqërinë e folklorit bullgar?

“Unë jam nga brezi që është rritur me folklorin e përpunuar. Mua s’më pëlqen aq shumë, sepse të gjitha këngët tingëllojnë njësoj. Por para se të njihesha me Anxhelën, kisha blerë CD me folklor autentik dhe në të vërtetë u kënaqa shumë.”

“Folklori autentik është burimi nga marrim idetë për këngët tona, thotë Anxhela. – Një pjesë prej tij e kam dëgjuar në fshatra dhe mendoj se këngët popullore pasqyrojnë muzikën tonë.”
Dymbëdhjetë incizimet e para të grupit “Gologan” nuk janë hedhur në CD. Tani muzikantët punojnë mbi projekte të reja. Besojmë se vitin tjetër grupi do të kënaqë fansat e vetë me një album të veçantë.
“Gologan” ishte mysafir i posaçëm në recitalin e koncertit përfundimtar të konkursit të radios “Pranvera e Artë – 2014”. Gjatë vjeshtës grupi mori pjesë në festivalin MANIfest, Rumani. “Ky aktivitet u organizua kundër nxjerrjes së gazit shist argjilor aty”, rrëfen muzikanti Petër Çuhov. Ndërkohë, Anxhela thotë se në festival ka pasur ashtu dhe shumë xhaz, rok e rege. Interesante është se derisa “Golgon” ka interpretuar këngët e kombinuara me rok dhe folklor, publiku është hedhur në valle. Pritet që përvjetori i 10-të i grupit të festohet në një klub kryeqytetas gjatë muajit nëntor.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar (shqiptohet АтазАр), Kris V (shqiptohet Kris Vi) dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD
Керана и космонавтите

"Kaq mundem"

Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..

botuar më 24-07-17 1.25.MD